Nga Furkani

Stigmatizimi i muslimaneve ne shoqeri dhe margjinalizimi i tyre nuk eshte produkt shqiptar aspak por nje shqetesim sot global me ate se vete muslimanet nuk po prodhojne nje ide globale ose nje version tjeter te rregullit boteror. Muslimanet sot nuk po thone ose nuk kane cfare t’i ofrojne botes dicka me te mire, ose me sakte nuk dine te proklamojne vlerat e tyre, per te cilat bota po kujtohet ti rivleresoje ne nje situate krizash te forta sociale dhe ekonomike (shume vende sot po shikojne idene e perfshirjes se parimeve te Islamic banking ne sistemet e tyre financiare).

Mos harrojme qe procesi i globalizmit nuk eshte thjesht nje koncept i bazuar ne marketing dhe thyerjve te kufijve ekonomike, por mbi te gjitha eshte mbase faza perfundimtare e universializimit te kulturave me tipare hegjemoniste. Sot teorite post-moderniste kritikojne pikerisht faktin se modernizimi ia atribuon civilizimit te tij cdo gje pozitive duke krijuar hegjemonine apo marken e me te mirit ne treg. Nderkohe njohja, zhvillimi dhe kultura nuk kane nje pike zero apo kufij, por nje rrjedhshmeri nga nje civilizim ne tjeterin.

Megjithate sipas Tariq Ramadan muslimanet duhet vete te rishikojne formen dhe rikonceptojne metodat e analizimit te problemeve bashkohore duke ruajtur kufijte dhe respektuar kushtet e jurisprudences islame. Ne librin e tij ‘Radical Reform: Islamic Ethics and Liberation’ ai flet se kalibri akademik i muslimaneve ne kohera ka arritur te prodhoje metodologji shume te efektshme ne kete drejtim dhe per kete arsye ai jep shume shembuj ne kete drejtim.

Ramadan hedh shume ide ne lidhje me ate se si gjerat mund te ndryshojne duke filluar qe nga metodologjia e analizes se problemeve e deri tek format baze te etikes se sjelljes publike. Ai hedh pikerisht idene se ne komitetet e shuras apo fetva te dijetare, te cilat lidhen me probleme specifike, sot duhet te perfshihen edhe intelektuale ose tekniciente. Ramadan shpjegon se se pari islame nuk eshte vetem dija e shkrimeve te shenjta dhe etiketimi i dijes me islame apo jo islame duhet marre me rezerve. Pikerisht ai sqaron se nuk ka shkence qe nuk e perfshin Islami dhe per kete qellim studiues te fushave te ndryshem si ligji, sociologjia, psikologjia, etj, duhen respektuar ose pranuar ne keto komitete te fetvase dhe ne ymet pak a shume me te njejtin status. Do vleresuar ai si ‘islame’ edhe kontributi i muslimaneve ne fusha jo teologjike. Pra nje ndarje e shkencave fetare nga ato afetare ne thelb nuk eshte ne konformitet me parimet e teorise islame per jeten. Islami eshte nje menyre e te kuptuarit dhe te jetuarit te jetes sipas teorise Kuranore dhe praktikes profetike te Profetit te fundit Muhamed. Si e tille ajo nuk u vleresua kurre si e ndare nga shkenca, arti, kultura, por u vleresua si pjese thelbesore dhe gjeneruese e cdo aspekti pozitiv jetesor.

Ky lloj segregimi i tipit laik ‘shteti duhet vecuar nga kisha’ apo dijes fetare me ate jo fetare sipas Ramadanit ka sjelle pasoja qe shoqeria islame po i vuan sot ne lidhje me dhenien e zgjidhjeve sa me origjinale ‘islame’ te problemeve qe ka shoqeria ne pergjithesi dhe muslimanet ne vecanti. Nga ana tjeter ky lloj konservimi i metodologjise datuar ne shekuj me pare eshte kthyer tani ne nje konformizem global tek muslimanet. Nga ana tjeter Ramadan shkon edhe me thelle duke goditur edhe keqkuptimin ne lidhje me rregullat dhe sjellen publike sipas etikes islame.

Ramadan cileson nder te tjera se muslimanet me industrine e re hallall thjesht kane ruajtur formen, por thelbesisht jane po kontigjent i tregut global, i cili ne esence ka shume probleme me elemente te moralit islam. Psh produketet e mishit si pulat apo gjedhet rriten teresisht ne kundershtim me etiken islame, por vetem se sepse zbatohen thenia e fjales bismilah ato jane te lejueshme per tu konsumuar (hallall). Sipas Ramadanit, cdo etiketim i nje mishi hallall vetem pse rregullat zbatohen ne forme, – nderkohe qe nuk zbatohet esenca e tyre, sic eshte menyra e ushqimit apo dhe trajtimi/rritja e kafshes sipas normave islame, – nuk eshte gje tjeter vetem se nje produkt i konsumizmit dhe ku muslimanet kane deshtuar te prodhojne nje alternative. Jo vetem kaq, por ata po viktimiziohen nga konsorciume te medha te tregtimit te mishit te cilet ne thelb nuk i shqeteson aspak etika, por thjesh fitimi. Etiketimi pra si hallall i produkteve apo sherbimeve pikerisht vetem se zbatojne disa rregulla formale rrezikon te neperkembe kuptimin dhe motivin e vertete qe ka pasur Isami. Ligjshmeria islame ka ne qender mirqenien e njeriut duke mbajtur ne balance shpirtin dhe materien. Nje rendesi te vecante ze edhe ruajtja e mjedisit per te cilen muslimanet kane cfare ti thone botes. Jeta profetike sipas Ramadanit ka shembuj te panumert ilustrues. Nje prishje e ketij rregulli, qofte dhe duke zbatuar aspektin formal, nuk e arrin qellimin e vertete te parimeve per te cilet jane dizenjuar keto ligje dhe rregulla. Pra me pak fjale edhe vete muslimanet kane rene viktime apo kane luajtur nje rol ne stigmatizimin e tyre.

Debati i ngritur mjaft ashper nga Ramadani mund te gjej kuptim edhe per stigmat apo problemet qe shoqerojne muslimanet shqiptare. Ajo cfare ndodh me Shqiperine nuk eshte as me shume as me pak nje kopje e problemeve te muslimaneve ne shtete si Italia apo Franca, vetem se ketu problemet duken edhe me keq. Fakti qe jemi autotkone, por megjithate perballemi me steriotipin e disa tribuve te ardhura nga lindja, sic perpiqen ta paraqesin ekstremistet e djathte ne Europe sot Islamin apo muslimanet eshte katastrofale. Pra muslimanet jane ne nje pozicion difensiv pa alternative, kjo per shume arsye, ku nder kryesoret mund te permendet mungesa e lidershipit, elites dhe risurseve ekonomike. Por ajo qe eshte me e rendesishme eshte mungesa e nje alternative serioze dhe e suksesshme per shoqerine. Mos harrojme se shqiptaret nuk mund te bejne shpikje, por as edhe eksperimente.

Sot eshte e veshtire te piketosh nje institucion ne boten arabe nga ku te pretendosh te nxjerresh, jo vetem teologe, por as nj lidership fetar qe te perballet me problemet e kohes. Nga ana tjeter edhe pjesa e inteligjences shqiptare eshte produkt i shkollimit lokal qe dhe ai ne vetevete le per te deshiruar. Pra ne thelb moskuptimet vijne nga ndertime te pjesshme arsimore dhe kulturore pa harruar ketu dhe elementin familjar. Megjithate situata nuk do pare kaq bardh e zi. Sot ka nje ndergjegjsim si nga ana e teologeve por dhe brezit te shkolluar ne Shqiperi per nje seriozitet dhe pjekuri ne diskursin publik. Sot Shqiperia ka me qindra probleme sociale per te cilat Islami ofron zgjidhje shume profilaktike. Ceshtje te tilla, sic jane psh, ato qe lidhen me ndotjen ekologjike, drogat, alkolin, kriminalitetin, korrupsionin, arsimin, ceshtjet kulture etj, mundet shume mire te trajtohen nga NGO-te e muslimaneve shqiptare. Pra muslimanet nuk duhet te jene thjesht konsumatore te rendomte ne shoqeri, por te ofrojne zgjidhje konkrete dhe progresiste. Nuk eshte e rendesishme te etiketosh dicka si islame per qellime evidentimi. Parimet e ketij sistemi hyjnor nuk perjashtojne nga vetja asnje forme pozitive e cila i kontribuon shoqerise, nese ajo eshte ne perputhje me parimet baze te ketij sistemi.
‘Qofte edhe nje buzeqeshje eshte nje veper e mire shoqerore (sadaka)’ thote Profeti Muhamed a.s. Diapazoni i se mires ne Islam eshte shume i gjere dhe le shume terren per te vepruar. Ndaj muslimanet shqiptare nuk duhet te bien pre e stigmes, injorances, kompleksitetit, por duhet te jene pjese aktive ne permiresimin e shoqerise ku ata jetojne.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *