Duaji edhe ata qe te fyejne






Hamza Jusuf bisedon me Nazim Baksh rreth kërkimit për virtyt, bukuri dhe dashuri në një kohë urrejtje, armiqësie dhe zemërimi.

Nazim Baksh
Përgjigjja e përshtatshme për ata që shajnë fenë tuaj është t’iu përgjigjesh me të njëjtën mënyrë. Megjithatë pozita më e vitytshme mbetet të falësh. Siç e dimë falja, pavarësisht se ka më pak virtyt duke e krahasuar me dashurinë, mund të çoj në dashuri. Nga përkufizimi dashuria nuk ka nevojë për falje. Ajo çka sot shumë muslimanë duket se e kanë harruar është se feja jona është fe e dashurisë dhe Profeti jonë paqja dhe bekimet e Zotit qoftë mbi të, ishte Habib, i dashur. Atëherë si mundet dashuria, virtyt përcaktues i bashkësis tonë, të zëvendësohet prej dëshirës për të ndrequr gabimet, apo për të ndëshkuar në vend të faljes?

Hamza Jusuf
Kjo është si rezultat i muslimanëve që e shohin veten si viktima. Viktimizimi është një mentalitet disfatist. Eshtë mentalitet i pafuqisë.
Fjala viktimë vjen nga latinishtja “victima“ e cila bart në vetë idenë e dikujt që vuan lëndim, humbje apo vdekje në sajë të një sipërmarrje vullnetare. Me fjalë të tjera, viktimë e vetë veprimeve të veta. Muslimanët kurrë nuk kanë patur një mentalitet të viktimizimit. Prej prespektivës metafizike, e cila është gjithmonë prespektiva e parë dhe themelorja e një muslimani, nuk mund të ketë asnjë viktimë.
Ne besojmë se gjithë vuajtjet kanë një vlerë shpërblyese.

Nazim Baksh
Nëse tendenca mes muslimanëve është të vëzhguarit e veteve si viktima, të cilat shfaqen për mua si një rënie prej mirësisë, çfarë virtyti na duhet të kultivojmë për të përjashtuar apo lënë mënjanë këtë gjendje mendore dhe fizike, në të cilën e gjejmë veten?

Hamza Jusuf
Virtyti i durimit po humbet. Durimi është virtyti i parë pas teubes (pendimit). Dijetarët e hershëm muslimanë e konsideronin durimin si makam apo stacionin e parë në botën e virtytit në të cilën njeriu ka hyrë.
Durimi në Islam do të thotë durim në mes të fatkeqësisë. Një njeri duhet të tregohet i duruar në ç’do gjë që e lëndon apo e godet. Durim do të thotë të mos humbasësh mënyrën e të sjellurit apo vetëpërmbajtjen. Nëse do të shohim tek jeta e Profetit Muhammed a.s., nuk do të gjejmë asnjëherë dalje jashtë kontrollit apo mospërmbajtje. Durimi ishte shenjë dalluese e karakterit të tij. Ai ishte “i buti”, e cila është një prej kuptimeve të halim: ue kane ahlemen-nas. Ai ishte më i buti i njerëzisë. Asgjë nuk e ç’fazojë atë as së brendshmi as së jashtmi pasi ai ishte me Allahun në gjithë gjendjet e tij.

Nazim Baksh
Durimi është një virtyt i bukur…e vajtimi i Profetit Jakub … “fa sabren xhemil”. Shfaqet se durimi nuk është virtyt i izoluar, por më shumë është i lidhur me një varg virtytesh. A u duhet muslimanëve të fokusohen mbi këtë virtyt në këmbim të vityteve të tjera?

Hamza Jusuf
Virtytet tradicionale të një qenie njerëzore ishin katër dhe Kadi Ibn Al Arabi i konsideroi ato si virtyte të rëndësishme apo si ummahatul fadaa’il për tërë njerëzimin. Ato janë: maturia, guximi, përmbajtja dhe drejtësia.
Maturia apo më mirë dituria praktike dhe guximi janë cilësi përcaktuese të Profetit a.s. Ai ka thënë se Zoti e do trimërinë madje edhe në vrasjen e një gjarpri të rrezikshëm.
Përmbajtja është aftësia për të kontrolluar veten. Mospërmbajtja, shenjë dalluese e mungesës së vetëpërmbajtjes, thuhet se ndodh kur njeriu është i paaftë për të kontrolluar veten. Në mjekësinë moderne përdoret kur dikush nuk mund të kontrollojë urinën e hollë apo të trashë. Por jo shumë kohë më parë, fjala mospërmbajtje nënkuptonte një person që nuk është i aftë të kontrollojë temperamentin, dëshirën apo etjen e tij seksuale. Përmbajtja është virtyt moral që zbut etjen e dikujt në përputhje me maturinë. Në kulturën e hershme muslimane, mbi etikën Islame, drejtësia konsiderohej e pamundur pa virtytet e maturisë, trimërisë dhe përmbajtjes.
Bujaria si virtyt rrjedh prej trimërisë sepse një personi bujar i duhet të jetë i guximshëm përballë varfërisë. Po ashtu, thjeshtësia e ka prejardhjen nga të përmbajturit, pasi njeriu i thjeshtë shpesh e frenon dëshirën për t’u mburrur dhe për t’u reklamuar pasi ai apo ajo i shohin talentet dhe arritjet e tyre si dhuratë prej Allahut dhe jo prej vetes.
Durimi si virtyt i bashkangjitet virtytit të guximit pasi durimtari ka guximin të duroj vështirësitë.
Kështu ‘hilm’ (nga e cila del ‘halim’), shpesh e përkthyer si vetëpërmbajtje, durim apo butësi, është vrenjtur në shoqërinë tonë. Ende mbetet virtyti që ne kemi nevojë për të frenuar emocionin e fuqishëm të inatit. Inati i papërmbajtshëm shpesh çon në mllef dhe mllefi mund të çoj në dhunë brenda nuancave të saj të shumta.

Pararendësit tanë janë shquar për një shkallë të lartë durimi, ndërsa një numër i madh prej nesh karakterizohen nga një shkallë e lartë inati, zemërimi, urrejtje, mllefi dhe tërbimi. Këto janë emocione negative, të cilat na dalin si pengesë për të jetuar një jetë të vitytshme.
Njeriu duhet të duroj fatkeqësitë, sprovat, vështirësitë, mundimet, vuajtjet, nëqoftëse përballet me to. I duruari nuk duhet të pikëllohet apo të merakoset, pasi çfarëdo sprove ta godasi, sigurisht nuk duhet ta çoj atë kah humbjes së kontrollit të sjelljes apo adab.
Siç e dini Adab është çdo gjë.
Allahu thotë në Kur’an: “Isbiru uas-sabiru” . “Kini durim dhe përgëzoheni njëri-tjetrin me durim.” Bukuria e durimit qëndron se “inallahe me’as-sabirin’, ‘Allahu është me durimtarët.’ Nëqoftëse ke Zotin nga ana jote ti gjithmonë do të jesh fitimtar. Allahu thotë në Kur’an ‘Ista’inu bi sabri ue salat.’Isti’aana është një folje vetvetore arabe ‘aana është ‘të ndihmosh vetveten’. Allahu na tregon se si t’i mbrojmë vetet tona me durim dhe falje. Kjo është mahnitëse pasi Profeti a.s. ka thënë, ‘nëse kërkoni ndihmë, kërkoni ndihmë vetëm nga Zoti’. Po ashtu Allahu thotë në Kur’an: ista’inu bi sabri ue salat.
Kjo do të thotë të gjesh ndihmë tek durimi dhe falja sepse këto janë mjetet, të cilat Allahu u ka dhënë juve që të kërkoni ndihmë vetëm prej Atij. Atëherë si mundet njeriu t’a shohi veten si viktimë, kur fatkeqësitë, sprovat dhe vështirësitë janë përfundimisht provime nga Allahu.
Kjo nuk do të thotë se bota është e lirë nga sulmi dhe se viktimat befas janë fashitur. Ajo çka po them, lidhet me psikologjinë e njeriut për tu përballur me vështirësinë. Ligji i shenjtë ka dy perspektiva kur shohim në veprat e agresionit që janë kryer nga njëra palë kundrejt palës tjetër. Kur analizohet prej kompetencave përkatëse, urdhëresa është kërkimi i drejtësisë. Megjithatë prej perspektivës së atij që është në gabim, nuk duhet të kërkohet drejtësi, por në vend të saj të kërkohet falje.
Falja, ‘afua, ndjesa nuk është cilësi e autoritetit. Gjykata nuk është krijuar për falje. Eshtë paditësi ai që kërkon falje, nëqoftëse do të bëhet ndonjë falje. Falja nuk vjen nga Kadiu apo gjykatësi. Gjykata është e krijuar për të vënë drejtësi, por Islami na porosit që të mos shkojmë atje fillimisht sepse ‘me çfarë kriteresh gjykon, po ashtu do të gjykohesh.’ Kjo është çështja. Nëse ti dëshiron drejtësi, apo nëqoftëse do Zotin, Gjykatësin Suprem të të gjitha çështjeve, ji i drejtë ti së pari, atëherë duhet ta dini se Zoti juaj do të përdori të njëjtat kritere me ty.
Askush nuk lutet ditën e Arafatit (ditë e veçantë gjatë haxhit): “O Zot, ji i drejtë me mua.” Por do t’i dëgjosh duke qarë: “O Allah më fal mua, ki mëshirë për mua, ki dhemshuri për mua, mos i vër re gabimet e mia.” Në të njëjtën kohë, të njëjtët persona nuk kanë dëshirën për të falur, të kenë mëshirë dhe keqardhje për krijesat e tjera të Zotit.
Ne nuk jemi një popull, që ka nevojë të dojë njerëzit mëkatarë. Duhet t’i urrejmë veprat e këqija, por në të njëjtën kohë ne duhet të duam udhëzim për ta, sepse edhe ata janë krijesa të Zotit edhe ata janë sjellë nga i njëjti Zot që na solli edhe ne. Allahu thotë në Kur’an “Ne i bënë disa prej jush, mundim për të tjerët, a do të tregoni atëherë durim.” Me fjalë të tjera, Zoti krijoi skenarin, pastaj pyeti: “A nuk do të tregoni durim?” A do ti nënshtroheni dëshirës së papërmbajtur për hakmarrje për të arritur një stacion më të lartë i ngritur mbi bidjen se ju do të faleni nga Zoti vetëm nëse do të mund të arrish ti falësh të tjerët?

Nazm Baksh
Imam Al-Ghazali dhe Miskauajh-iu më parë në Tahdhib el akhal-in e tij, kanë diskutuar sesi këto virtyte për të qenë të dobishme, duhet të jenë në harmoni. Për ndryshe, virtytet do të degjenerojnë në vese. A mendoni se ekzistojnë sot këto virtyte mes muslimanëve, por që janë të pabalancuara? Si për shembull, arabët në kohën e Profetit a.s. kishin guxim, por ky virtyt pa drejtësi ishte mburrje. Maturia pa drejtësi është thjesht dinakëri. A mendoni se muslimanët po kërkojnë me ngulm për drejtësi, ndërsa kanë përfshirë virtytet e përmbajtjes dhe të maturisë?

Hamza Jusuf
Po. Muslimanët e duan trimërinë dhe drejtësinë por nuk duan vetëpërmbajtjen dhe maturinë. Të katërt virtytet kanë lidhje me katër gjendje shpirtërore në trup. Sëmundja trupore është e lidhur me sëmundjen shpirtërore kur këto të katërta janë të pabalancuara, ndodh sëmundja shpirtërore dhe morale. Kështu kur trimëria është virtyt i vetëm, nuk ekziston më maturia.
Kur veproni me trimëri por pamaturi, kjo nuk është më trimëri por gjaknxehtësi, veprim i rrëmbyer. Shfaqet si trimëri por që nuk është. Një person që është moralisht i paaftë për të kontrolluar etjen e tij ka mospërmbajtje dhe në këtë mënyrë ai nuk mund të jetë i matur dhe as guximtar, pasi pjesë e guximit është përmbajtja e vetes kur nevojitet. Imam Gazali thotë se guximi gjendet midis dy ekstreme, rrëmbyeshmërisë dhe burracakërisë.
E njëjta qëndron edhe për mospërmbajtjen.
Personi që nuk ka deshira nuk është një person i përmbajtur por një person i dobët, po ashtu edhe kjo është sëmundje. Dikush mund të ketë mjaft mendjemprehtë si, shkathtësi, por e përdor atë për grumbullimin e sasisë së madhe të pasurisë. Ky nuk është një njeri i matur por një njeri dinak apo i zgjuar. Maturia ndodhet midis ekstremeve të trashësisë dhe dinakërisë apo asaj çka arabët e quajnë makr. Maakir është ai i cili është sprovuar me të njëjtin kusht që e shqetësoj Iblisin maakir, dinakun.

Pika më interesante për t’u përmendur rreth katër virtyteve është se ju o I merrni të gjitha apo nuk i merrni fare ato. Kjo është një paketë e përgjithshme. Ekziston një argument i fortë mes moralistëve se drejtësia është rezultat i tre të parave duke qenë në balancë të përsosur.

Nazim Baksh
اfarë është Miskauajh?

Hamza Jusuf
Po. Miskauajhi dhe Aristoteli po ashtu.
Ajo çka kam kuptuar është se njerëzit që nuk kanë durim shpesh drejtohen prej ankthit dhe priren të sillen sikur mund të kontrollojnë përfundimin e ngjarjeve në jetët e tyre.
Ata po ashtu mendojnë se fati është në duart e tyre.
Ata pohojnë se nëse e vepron këtë dhe këtë do të arrish pushtet, sikur të kishim aftësinë e fuqizimit të veteve tona. Shumë prej lëvizjeve bashkëkohore Islame duket se po mendojnë se pa gjendje-fuqie është e pamundur të arrihet një shoqëri Islame morale dhe etike. Pse mendoni se ky është rasti ?
Mendoj se viktimizimi është rezultat i pafuqisë.
اështja është se pafuqia është gjendja jonë. Pafuqia është gjendje e mirë, jo e keqe, pasi gjithë pushteti i takon vetëm Zotit dhe Ai mund t’iu bëj juve të fuqishëm apo të pafuqishëm.
Do t’iu jap një shembull.
Nëse shkoni brenda Pallatit Alhambra në Granada, do të shihni të shkruar kudo al’izu-lilah që do të thotë fuqia, madhështia dhe pushteti është vetëm i Zotit. Papritur gjendeni në fund të dhomës së fundit ku thuhet a’izu li meulana Abi.
‘Abdillah apo pushteti dhe autoriteti është me mbrojtësin Abu Abdullah, khalifi i fundit i Andaluzisë apo ajo çka quhet tani Spanja jugore. Kështu fillon me pushtetin dhe fuqinë që i takon vetëm Zotit dhe përfundon me pushtetin, fuqinë dhe madhështinë që i përket udhëheqësin tonë Ebu Abdillah
اështja këtu është nëse do pushtet, Zoti nuk ta jep atë dhe nëse dëshiron të jesh i papushtet për hir të Zotit, Zoti do të fuqizojë ty. Kjo është thjesht mënyra sesi funksionojnë gjërat dhe këtu po flas për njerëzit e Zotit.

Allahu e ka ndarë botën në dy lloje njerëzish – të përqëndruarit tek Zoti dhe të përqëndruarit tjetërkund pos Zotit.
Njerëzit që përqëndrohen tek Zoti gjithmonë do të ndjekin disa parime dhe Zoti gjithmonë do t’u japi atyre të njëjtin rezultat. Njerëzit që mendojnë se janë të përqëndruar tek Zoti, por në fakt janë përqëndruar te të tjerë përveç se Zotit asnjëherë nuk do të kenë sukses nga Zoti. Arsyeja është se nëse ata me të vërtetë e kanë suksesin prej Zotit, do të përfundojnë duke e turpëruar fenë e Zotit me pretendimin se janë njerëzit e Zotit.
Ekzistojnë shumë njerëz të jashtëm fetarë në planet që mendojnë se janë njerëzit e Zotit dhe ata ndihen të dështuar kur atyre u mohohet fitorja.

Kjo u shkakton atyre shpesh të inatosen dhe t’i shohin metodat e tyre duke u bërë shumë e më shumë të dëshpëruar.
Ata arrijnë të pranojnë se atyre nuk u është dhënë autoriteti pasi me të vërtetë ata nuk janë të përqëndruar tek Zoti. Në vend të kësaj ata janë të përqëndruar në pushtetin tokësor, të cilët janë të vetëkënaqur dhe egocentrikë me arrogancën e tyre, mendojnë se janë të drejtë ndërsa çdokush tjetër është në gabim.
Ajeti në Kur’an që përmbledh këtë çështje është tek surja Bekare. Allahu thotë: “Ata edhe thanë: “Kurrsesi nuk ka për të hyrë kush në Xhennet, përveç atij që është jehudi ose i krishterë! Ato janë fantazi të tyre! Thuaju: “Sillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë?”
Ibn Xhuzej el Kalbi thotë: aslama uajhahu do të thotë ai i cili nënshtron tërë qenien e tij kah Zoti, është ihsan apo përsosmëri në të adhuruar. Kur njeriu është në një gjendje nënshtrimi – ue hue muhsinun – çdogjë që vjen prej tij është e bukur dhe e vitytshme. Ihsan-etika, virtyti, bukuria, përsosmëria – tregojnë se njeriu do të ketë shpërblimin e tij nga Zoti. Kjo nuk është nga Zoti i një religjioni, por Zoti i individit në një gjendje absolute nënshtrimi. “Për ta nuk ka kurrfarë frike as të mos hidhërohen”
Për mua kjo është dëshmia më e madhe se Islami nuk është për identitete politike. Disa prej mesit tonë duan ta reduktojnë Islamin në indetitet politik. Ata e etiketojnë veten dhe drejtojnë gishtin akuzues drejt njeri-tjetrit. Allahu thotë : me të vërtetë ata që ia kanë dorëzuar tërë qënien e tij Zotit janë të vitytshmit, shpërblimi i atyre është tek Zoti dhe nuk ka për ta as frikë e as hidhërim.
Zëvendësoni hebreun dhe të krishterin për disa muslimanë të ditëve moderne dhe do të përfundoni me të njëjtin fenomen të përshkruar më sipër. Hadithi thotë, ju do të ndiqni hebrenjtë dhe të krishterët deri në atë pikë sa nëse ata bien në folenë e hardhucës ju do të bini bashkë me ta. Ky është një hadith i saktë.
Hadithi thotë se çdo fëmijë është i lindur i pastër me një natyrë të trashëgueshme. Profeti a.s nuk ka thënë çdo fëmijë është lindur musliman si një identitet sociologjik. Thotë se çdo fëmija ka lindur me një gjendje të fitras dhe janë prindrit ata që e përcaktojnë kategorinë sociologjike, për t’i dhënë një interpretim modern.

Nazim Baksh
Ju pikturuat një tablo mjaft interesante në lidhje me sjelljen e muslimanit në kohët bashkohore, por sot po shohim zemërime mes muslimanëve, e cila është mjaft e çuditshme me të vërtetë. Më habit se si kjo mund të lidhet me kuptimin e viktimizimit ?

Hamza Jusuf
Sigurisht. Shih për shembull fjalën padrejtësi. Rrjedh nga fjala latine injuria, që do të thotë i padrejtë. Në këtë mënyrë nëse unë e perceptoj gjendjen time si të padrejtë, kjo bie ndesh me mesazhin e Kur’anit. Në çfarëdo rrethanev që mund ta gjejmë veten, duhet të jemi përgjegjës për të. Bëhet e ndërlikuar për të manovruar veçanërisht kur vjen fjala për shtypsin dhe të shtypurin.
Profeti a.s gjatë periudhës së hershme të bashkësisë muslimanë, harxhoi 13 vjet për pastrimin e veteve të tyre në Mekë. Këto ishin vitet e shtypjes dhe në këtë mënyrë vetëpastrim serioz i shoqëroi me një etikë jodhunuese, vetëpërmbajtje, butësi, dhe thjeshtësi.
Pastaj atyre iu dha leja për të migruar dhe për t’u mbrojtur. Në këtë pikë ata nuk ishin një popull që kërkonte të hakmerrej dhe padyshim ata nuk ishin të mbushur me zemërim sepse ata e shihnin ç’do gjë të ardhur nga Zoti. Nuk po flas rreth të qënurit i kënaqur me padrejtësinë, pasi ajo është e ndaluar. Në të njëjtën kohë ne e pranojmë botën që Zoti ynë na ka vendosur dhe e shohim se gjithçka ekziston jo pa qëllim, e kuptofshim atë apo jo.

Ne besojmë se e keqja është prej Kadrit (caktimit) të Allahut dhe ndodh për një qëllim. Por ekzistojnë dy anë për të zgjedhur- ana e mirë dhe ana e keqe. Me qëllim mos rënien në gabimin e sofizmit Manikeas, Zoti ju kujton se luftë nuk është vetëm lufta e jashtme, por gjithashtu se e keqja është edhe një luftë e brendshme gjithashtu. Në këtë mënyrë, ato gjëra që ju shihni nga jashtë janë gjithashtu edhe nga brenda, për ta bërë më të qartë, lufta e brendshme është Xhihadi më i madh, pasi nëqoftëse nuk përfshihesh në luftën e brendshme, nuk do të jesh i aftë për të luftuar luftën e jashtme.

Rumiu ka thënë sa herë të lexoni Faraon në Kur’an mos mendoni se ai ka qenë një personazh i të shkuarës, por kërkojeni atë në zemrat tuaja.
Kështu nëse kemi gjithë këto cilësi negative, vese apo virtyte joaktive në zemrat tona, atëherë dashuria shfaqet si një detyrë e pamundur.
Fondamentalistë t modern të krishterë gjithashtu flasin rreth Islamit si një fe që i mungon dashuria. Eshtë një motiv i zakonshëm në librat e tyre fetarë për të goditur Islamin. Ata thonë se “feja jonë është fe e dashurisë dhe Islami është fe e urrejtjes, armiqësisë dhe zemërimit.”
Fatkeqësisht, shumë muslimanë e kanë adoptuar këtë koncept si fenë e tyre, por kjo nuk do të thotë sezemërimi/urrjetja, kanë të bëjnë me Islamin.
Dashuria (Mahabba) është virtyti më i lartë në Islam. Imam Gazali ka thënë se dashuria është makami apo stacioni më i lartë shpirtëror. Ndodh kështu pasi të besuarit, zuhd (bërja pa), frika dhe shpresa janë stacione të kësaj bote dhe për aq kohë sa të jesh në këtë botë këto stacione janë të përshtatshëm, por sa vdes, ato nuk mund të shërbejmë më. Dashuria është e përjetshme sepse dashuria është arsyeja për çfarë je krijuar.
Ti je krijuar për të adhuruar Zotin. Kjo është arsyeja pse fjala latine adore ka po ashtu kuptimin e fjalës dashuri, adhurim. Ju jeni krijuar për të adhuruar Zotin, me fjalë të tjera, për ta dashur Atë, pasi nuk mund të admirosh apo adhurosh diçka që nuk e do. Nëse ju adhuroni vetëm për shkak të frikës, siç thotë edhe Imam Gazali, nuk është niveli më i lartë i adhurimit, por më i ulti.
Me fjalë të tjera, nëse e adhuron Zotin se ke frikë ndaj Tij, nëse arsyeja që ti po e bën këto gjëra, është sepse t’i ke frikë nga Ai, se Ai do të ndëshkoj, kjo është niveli më i ulët i adhurimit. Për këtë arsye është thënë rreth shokut të Profetit Suhaib al Rumi se edhe nëse nuk do të ekzistonte as ferri dhe as parajsa, ai do të vazhdonte ta adhuronte Allahun.

Nazim Baksh
Një numër shumë i madh të rinjsh muslimanë sot kanë energjinë për t’u fundosur, poshtëruar në rrugën e urrejtjes, duke menduar se është manifestim i Imanit (besimit) të tyre. ا’mund të na thoni për t’u ardhur në ndihmë që të kuptojnë se urrejtja për të mëkatshmen duhet të balancohet me virtytin e mëshirës, drejtësisë, faljes, bujarisë, etj?

Hamza Jusuf
Mendoj se gjithkush duhet të njohi gjërat që duhen urryer kategorisht, por duhet të qartësojmë urrejtjen e gjërave të drejta për arsye të drejta me sasi të duhur. Me fjalë të tjera ekzistojnë gjëra që duhen urryer për hir të Zotit.
Shtypja është diçka që duhet urryer. Nuk është haram të urresh shtypësin, por mos i urreni ata deri në atë shkallë që ju ndalohet juve prej të qenurit i drejtë, pasi kjo është e afërt me Takvan (devotshmerinë ).
Pozitë më e lartë është të falësh për hir të Zotit. Zoti të jep dy zgjedhje—rrugën më të lartë dhe rrugën më të ulët—të dyja të çojnë në parajsë. Duhet të luftojmë për më të lartën.
Zemërimi është një emocion i dobishëm. Zoti e krijoi zemërimin me qëllim që të veprojmë dhe të përgjigjemi ndaj rrethanave që kanë nevojë për t’u ndryshuar.
Indinjim është fjalë e bukur. Indinjimi i drejtë është një cilësi e mirë dhe megjithëse keqpërdoret në anglishten moderne, në fakt mbetet një gjë e mirë. Nënkupton të qenurit i inatosur për arsye të drejta dhe është e drejtë të inatosesh deri në atë shkallë të caktuar, pasi Allahu thotë, ‘Mos e lini urrejtjen e një njeriu t’iu ndaloj prej të qenurit i drejtë.’
Me fjalë të tjera zemërohu, por mos e lërë zemërim, të të marri më të mirën tënde, mos e lejo atë të të mposhti deri në atë pikë sa të duash hakmarrje, pasi hakmarrja është vetëm e Zotit. Allahu është al-Muntakim, Shpagues i gabimeve. Njerëzit nuk janë këtu për të marr hak për gabimet, por janë këtu për t’i ndrequr gabimet, dhe jo për të marr hak për to.
Të duash ato që të fyejnë është stacioni i Profetit a.s
Në mes të betejës më të keqe të jetës së tij, beteja e Uhudit, ai u lut, ‘O Zot udhëzoje popullin tim pasi ata nuk dinë çfarë janë duke vepruar.’ Ai nuk mund të kishte thënë këto fjalë nëse në zemrën e tij do të ekzistonte ndopak urrejtje. Ai nuk do ta kishte përqafuar Vahshiun, burri i cili i vrau xhaxhain e tij më të dashur, nëse do të kishte urrejtje në zemrën e tij. Nëse do të gjendej urrejtje në zemrën e Profetit a.s., ai nuk mund t’i kishte dhënë besën Hindit, e cila urdhëroi e pagoi për vrasjen e Hamzait dhe pastaj kafshoi në mëlçinë e tij për të zemëruar Profetin e Bekuar. Ai e mbajti besën e dhënë dhe ajo u bë motër në besim. I Dërguari i Allahut është shembulli më i mirë.
Ai është shembulli i përkryer kur ka thënë: “Asnjë prej jush nuk është besimtar derisa të dojë për njerëzit e tij atë që dëshiron për veten e tij”.
Arsyeja përse them njerëzit e tij, është pasi mendoj se është përkthimi më i saktë, pasi Imam Neveviu ka thënë se ai është vëllai juaj sepse ne jemi të gjithë fëmijë të Ademit dhe Havasë. Në këtë mënyrë, ne duhet të dëshirojmë për çdo njeri udhëzim, një jetë të mirë në këtë botë dhe një jetë të mirë në botën tjetër. Askush prej nesh nuk beson me të vërtetë, që do të thotë imani jonë është i paplotë derisa të duam për të tjerët atë që duam për vetet tona, duke përfshirë këtu hebrenjtë, të krishterët, budistët dhe hindutë.

Nazim Baksh
Kjo zbërthen paradigmën “ne përballë atyre” që priret për të informuar mënyrën sesi muslimanët e shohin botën dhe veten e tyre brenda saj. Kjo ka marrë një nivel tashmë të ri, në disa prej xhamive tona ku fjala qafir tregon një shkallë më poshtë dhe nuk pse t’i kushtojmë vëmendje ç’do gjëje që ata thonë rreth nesh apo për ne. A është sjellë Profeti ynë a.s. në këtë mënyrë? Dua të them a ishte ai i zemëruar me ndokënd që nuk ishte nga bashkësia e tij? Ngjan absurde, e paarsyeshme të bindësh ndokënd se ne kujdesemi për mirëqenien e tyre ndërkohë që i tallim ata.

Hamza Jusuf
اështja qëndron se nëse dëshiron udhëzimin e tyre, atëherë ti duhet të shqetësohesh për mënyrën sesi ata të vëzhgojnë. Ti duhet të shqetësohesh se si ata ndihen.
Arsyeja përse Profeti a.s. nuk i vrau hipokritët ishte sepse ai nuk deshi që jomuslimanët të thoshin se Muhammedi vret shokët e tij, pasi mund t’i tmerronte njerëzit që donin të hynin në Islam. Kështu ai preferoi një vepër që do ti mundësonte jomuslimanëve ta shihnin Islamin si fe që do të preferonin të hynin në të.
Profeti a.s ishte i shqetësuar deri në atë masë, se çfarë mendonin të tjerët pasi njëri prej shokëve të tij kishte thënë se persianët dhe bizantinët do t’i merrnin seriozisht letrat vetëm nëse do të kishte vulë në to, ai u tha shokëve që t’i bëjnë një vulë.
Ai ishte i shqetësuar po ashtu sesi e paraqiste veten para njerëzve. Një herë ai ishte duke krehur flokët dhe Aishja, gruaja e tij e bekuar, e pyeti atë se përse po e bënte këtë para se të dilte jashtë dhe ai i tha Zoti im më ka urdhëruar ta veproj këtë. Me fjalë të tjera, dalja para njerëzve me pamje të paraqitshme nuk është kotësi.
Disa muslimanë kapen pas veshjeve dhe mërziten kur të tjerët veshin kravatë apo kostum. Ata mendojnë se është hipokrizi dhe e papërshtatshme. Në të kundërt, nëqoftëse qëllimi i dikujt është i saktë, në fakt konsiderohet vepër adhurimi, pasi ti po e vepron me qëllim që ta paraqitësh Islamin, jo veten. Ju jeni si profeti a.s. të njohur si ambasador i një feje, është si vula që Profeti a.s. vendosi mbi letra.
Shumë muslimanë e kanë ndarë botën në dy grupe –ne dhe ata. Ata do të përkrahin Sadam Husejnin pasi ai është musliman. Me fjalë të tjera ata do të ndihmojnë një njeri që mund të ketë vrarë më shumë muslimanë se çdo udhëheqës musliman në historinë e Islamit apo ndoshta të gjithë bashkë.

Argumenti nga ky segment i bashkësis tonë musliman është se “Unë do të përkrah një vrasës masiv dhe do të shkoj në një demostrim me pikturën e tij sepse ai është një musliman dhe njerëzit e tjerë janë qafira” .
Nga ana tjetër shumë amerikanë e përkrahin ndërhyrjen e padrejtë amerikane në Irak thjesht duke argumentuar se “Në krah të vendit tim në qoftë e drejtë apo e gabuar”. Të dy sentimentet janë një formë e tribalizmit, ne jemi njerëz të besimit në Zotin e Plotfuqishëm, jo njerëz të hakmarrjes fisnore.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *