Pse nguroj ta coj femijen tim ne Medrese






Nga Furkani

Edukimi i brezave dhe formimi i tyre ne menyre racionale dhe strategjike ka sjell qe shpesh ose mbase gjithmone te ndertohen shoqeri dhe rilindin shtete deri ne superioritet ekonomik dhe kulturor. Investimet kolosale dhe shume strategjike te bera nga vende si Japonia mbas luftes se dyte boterore dhe India se fundi ben qe suksesi i tyre te jete i dukshem ne nje kohe relativisht te shkurter. Sigurisht te investosh ne arsim sot dhe ta kthesh ate ne nje komoditet komercial apo aset te kerkuar ne nje treg global dinamik kerkon ekspertize, tradite, profesionalisem dhe strategji. Nuk eshte cudi qe keto elemente kane bere qe arsimi ne Mbreterine e Bashkuar te jete nje nder burimet kryesore te fitimit dhe jo konsumit ne ekonomine e vendit.

Megjithate edukimi nuk ka si qellim fitimin dhe ky do te ishte elementi i fundit qe mbase duhet permendur, por synimi kryesor i tij qendron ne krijimin dhe formimin e individitit per te perballuar dhe drejtuar problematikat e kohes. Ajo shoqeri qe nuk di ti perceptoje dhe parashikoje drejt kontekstet sociale, politike, por dhe filozofite e zhvillimit, rrezikon te prodhoje injorance te certifikuar, gje qe po rrezikon te ndodhe dhe me edukimin sa publik por dhe privat ne Shqiperi. Ne fakt ky shkrim ka tjeter qellim dhe synon te evidentoje nje tjeter dinamike te problemit te arsimit Shqiptar – ai i arsimit fetar dhe me konkretisht te analizoje medresene shqiptare dhe filozofine e saj nga nje shikim shume i percipte qe me se shumti niset nga nje shqetesim permanent intelektual por dhe social.

Shqetesimi lidhet me reagimin dhe format e reagimit qe sot shume muslimane shqiptare ndermarrin ndaj fenomeneve sociale ne pergjithesi, por dhe te islamofobise ne vecanti. Po e nis analizen e ketij problemi tek Medreseja shqiptare duke ditur se ai brez qe me se shumti reagon sot nuk i perket ketij edukimi por nje brezi me se shumti i edukuar ne menyre sporadike dhe jo te strukturar, pa forme dhe subjekt, me shume i veteorientuar sesa i mirorganizuar, shume pasionant dhe pak racional. Pa dyshim, keto dhe shume faktore te tjere bejne qe reagimet shpesh te karakterizohen nga keqperceptimi, keqinterpretimi i faktoreve dhe aktoreve, mungesen e debatit dhe keqkuptimi per te, mungesa e ndjeshmerise, mos njohja e realiteteve jashte komunitetit, agresivitet dhe shpesh here dhe papjekuri. Sigurisht qe per fenomenin e keqreagimit ka faktore subjektive dhe objektive. Dhe pikerisht ne kete rafsh mungesa e nje edukimi cilesor fetar (e nenvizoj edukim dhe jo kulture fetare) mund te jete nje faktor krejtesisht objektiv.

Kush do te ishte pra nje mekanizem afatgjate qe do te prodhonte nje brez i cili nuk do te bente gabimet e parardheseve te tij. Pa dyshim shkollimi apo medreseja ne rastin konkret do te ishte nje alternative dinjitoze. Kur flasim per reagimin ketu nuk duhen pasur parasysh vetem replikat shkencore, publike apo tifozeria e mendimeve. Reagimi ne kete rast eshte ofrimi i alternativave dhe ofrimi i zgjidhjeve konkrete sipas filozofise dhe metodologjise islame. Nga ana tjeter, keq reagimi (pra mungesa e etikes) eshte pasoje mbi te gjitha qe tregon mungesen e edukimit fetar. Nje handikap te tille do ta mbulonte sado pak nje medrese profesionale.

Dilema qendron, a eshte e afte Medreseja shqiptare qe te themeloje nje brez te tille intelektualesh, mendimtaresh dhe pse jo deri dhe formimin e lidereve sa fetare dhe politike. Kujtojme qe Kryeministri aktual Turk vjen nga nje shkollim i tille. Pa dyshim qe pyetja eshte shume e gjere dhe do te kerkonte nje analize empirike te bazuar ne statistika per ti dhene nje pergjigje sa me te sakte. Por ne situaten qe flasim indikatoret, te bazuar ne nje observim te shpejte, nuk jane shume premtues.

Se pari, ne pergjithesi sistemi arsimor shqiptar eshte ne nje tranzicion te vazhdueshem dhe kjo gje padyshim ka influencuar dhe ne medresene shqiptare. Se dyti, ka nje inkoherence dhe ndryshim mjaft te shpejte te menaxhimit dhe filozofise se mesimdhenies ne medrese. Nese deri ne vitet 2005 medreseja kishte nje karakter te theksuar fetar dhe pak e orientuar ne shkencat pozitive sot balanca eshte permbysur. Pra medreseja po i ngjan me shume nje kolegji profesional ku nxenesit po mesojne edhe disa lende fetare. Medreseja pra nese ne konceptin e arsimit modern do te konsiderohej nje shkolle profesionale ku nxenesit nder te tjera specializohen ose i referohen me shume nje profesioni te caktuar, duket te jete teresisht jashte ketij pozicioni apo roli shoqeror. Pra shkolla profesionale ka si qellim te plotesoje ato boshlleqe te lena nga pjesa tjeter e sistemi arsimor. Me pak fjale nese ne sistemin publik nuk ka shkolla, lende apo dege per arsmimin fetar kjo duhet te plotesohej nga medreseja.

Se treti, harta e shperndarjes dhe organizimit te medreseve ne Shqiperi te jep me shume pershtypjen e nje konglomerati garnizonesh ku secili ka autonimine e tij sipas bimbashit qe e drejton. Nese shkon ne nje medrese dhe kerkon te shohesh filozofine e saj mos mendo se do te kuptosh strukturen dhe botkuptimin e tjetres. Pra ka mungese origjinaliteti, kohezioni dhe strukturimi te filozofise se mesimdhenies ne teresi.

Se katerti, medreseja nuk ka nje vije lineare ne programin e vet arsimor dhe copezimi dhe pjesezimi i saj ne metoda me karakter me shume gjeografik sesa teorik si metoda arabo egjiptiane, kuvajtiane, saudite, turke (dhe ketu nuk po perfshij grupet turkofile) apo nje kokteil i te gjithave nga pak, pervec faktit qe nuk po arrin te krijoje nje tradite te saj, por po rezikon te prodhoje breza te pa plotesuar, kontradiktor dhe te paqarte per te ardhmen e tyre. Pra me shume gjasa nje medresist mund te kuptoje me mire kontekstin turk apo arab se sa ate Shqiptar. Dhe pa dyshim kjo mund te krijoje frustacione te botkuptimit qe me pas reflektohen ne ndertimin e karakterit te medresistit ne vecanti por dhe te komunitetit te muslimaneve ne pergjithesi.

Se pesti, qe eshte dhe me shqetesuese, eshte pikerisht mesimdhenia apo individet qe zgjidhen te japin mesim ne medrese. Te gjithe elementet qe nga kushtet e perzgjedhjes, formimit pedagogjik, por dhe te lendes, kurrikuluma, eksperienca, integriteti, pagesat dhe perceptimi i sakte i stafit pedagogjik per realitetin formojne amalgamen kryesore te problemit atje.

Se gjashti, disiplina fizike e trupezuar dhe ne nje disiplinim te zhvillimit intelektual duket se po prodhon nje brez apatik dhe konformist. Pra liria intelektuale duhet mbrujtur shume mire ne metodikat e mesimdhenies dhe dhene prioritet. Sot kemi shume nevoje per nje brez me ide, kreative, krenar dhe vizionar ne nje situate te renduar dhe te mbushur me steriotipe ndaj muslimaneve dhe islamit. Do te ishte ideale qe medreseja shqiptare te kishte revisten e saj, gazeten dhe faqen e internetit. Sigurisht do te na gezonte fakti kur nje NGO aktive ne Shqiperi do te drejtohej nga nje ish medresist. Pa dyshim do te ishte shume shpredhenese nese do te shikonim disa medresiste te veshur ne menyre estetike te mernin persiper dhe te reagonin ne menyre shume civile per te drejtat e tyre shoqerore apo dhe bashkmoshatareve te tyre ne shkollat e tjera publike ne Shqiperi. Sot mungojne klubet kulturore, artistike apo dhe sportive ne keto shkolla.

Ne perfundimi, shqetesimi i ngritur ngelet po i tille, dhe komuniteti muslimaneve ngelet teresish jetim ne kaosin e tij ideor dhe social. Dhe ato insitutcione kryesore, sic eshte edhe medreseja nga e cila pritet qe jo vetem te percillet nje ndertim fetar, por mbi te gjitha te ndertohet nje brezi i afte per te perballuar sfidat komplekse, duket te jane ende ne gjetjen e identitetit te tyre. Per kete qellim une nguroj ta coj femijen tim ne medrese.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *