Nga Furkani

KMSH si model (institucionalisht)

Keto dite po lexoja se ekzekutivi shqiptar ka vendosur qe te gjithe nenpunesit e larte te administrates civile duhet te kene mastera te nivelit te dyte si kriter punesimi. Menjere mbase ne menyre krejt spontane me shkoi ne mendje situata ne administrimin e ceshtjeve te muslimaneve ne Shqiperi. Ketu kam parasysh mengaxhimin e institucioneve fetare duke filluar nga KMSH deri tek njesite lokale (myftinite) dhe me pas duke zbritur tek xhamite apo drejtuesit e tyre. Thelbi mbase i ketij shikimi krahasimor qendron ne faktin se sa e afte eshte kjo pjese e shoqerise shqiptare (muslimanet shqiptare) per te qene ne koherence me pjesen tjeter. Kjo duke pasur parasysh misionin mjaft te rendesishem qe mbart. Islami, sic dihet, eshte nje sistem jetese, filozofia dhe praktika e te cilit mbeshtetet ne besimin/njesimin e Zotit dhe ruajtjen e ekuilibrave (individuale, shoqerore, shpirterore, materiale) duke u mbeshtetur ne kritere morale, te drejta dhe reale.

Duke e pare shoqerine islame (xhematin) si nje nen-njesi te shoqerie shqiptare per t’u administruar, le te themi te pakten shpirterisht, nga institucionet fetare, me shqetesim mund te konstatohet se, ne menyre graduale, po krijohet nje handikap jo vetem social, por tashme dhe organizativ. Ne fakt ky mund te jete nje nder problemet me te hershme te muslimaneve, por e cilesoj tani pikerisht per faktin se gjerat duket se po ndryshojne. Nese deri dje muslimanet vuanin pak a shume te njejtat siptoma te keq-menazhimit, njesoj si shoqeria dhe shteti shqiptar ne pergjithesi, sot aparati shteteror po perpiqet te marrr masa per gjendjen e tij, ndersa nen-aparati yne administrativ duket te jete shume i akullt ndaj ndryshimeve cilesore.

Hapi qe admistrata shqiptare ndermerr ne pamje te pare duket pozitiv sepse teknikisht kerkon te permiresoje cilesine e prurjeve ne administrimin shteteror dhe te rrise cilesine e sherbimeve. Megjithese, ne dukje i sforcuar, ky hap tregon se klasa politike po kupton se rendesia e nje burokracie cilesore ne drejtimin e shtetit eshte thelbesore. Shtrirja e saj ne te gjithe nivelet dhe sidomos ne ate lokal eshte pa dyshim kriter i rendesishem per nje shtet modern. Sot megafonet politike trumpetojne qasjen ne nje sistem superior te drejtimit te shtetit dhe menaxhimit te tij, por kushti i nje shteti modern per kete, sipas formatit Weberian, konsiston ne ndertimin e nje burokracie funksionale te shtrire deri ne periferi. Dhe burokracia funksionale eshte ajo formale apo e struktuar ne baze te nje arsimi te specializuar dhe teknik. Nese arrihet kjo sipas Weberit e ardhmja do ti takonte pikerisht ketij lloj standarti te menaxhimit te shtetit dhe shoqerise. Tek muslimanet elementi qe perben shqetesim eshte se sa e pregatitur eshte struktura organizative e ketij grupi interesi ti pergjigjet sfidave te tregut te interesave ne shoqerine ku jeton.

Shteti modern sipas stilit perendimor ne pergjithesi mbeshtetet ne parimet e tregut te lire dhe konkurences, – kjo dhe ne ide, por dhe interesa. Per kete qellim une do desha ta shikoja kete levizje te shtetit shqiptar nga prizmi i nje grupi interesi. Ajo qe shoh me shqetesim eshte se nderkohe qe shoqeria jashte institucioneve fetare (jashte xhamive) po vendos kritere rigoroze ne lidhje me standartet e pranimit ne institucionet drejtuese, tek ne kjo nuk po ndodh. Te pakten kriteret per te qene nenpunes myftinie apo dhe drejtues xhamie sot, te vendosura nga KMSH, jane standarte dhe nuk kane nje percaktim sipas rendesise. Nuk ka strategji te studiuara dhe te mbeshtetura ne statistika apo te bazuara ne studime, ne lidhje me qytetet apo zonat me problematike te vendit. Politikat e punesimit zakonisht mbeshteten ne kritere jo objektive, por teresisht subjektive sipas burses dhe monedhes me te forte te grupit(menhexhit) kontrollues te KMSH ne treg. Nuk mund te mendohet ende per konkurime ne baze platformash qofte edhe ne nivel myftinie. Stimulimi financiar per ata hoxhallare (te konsideruar si nenpunes te KMSH) qe kerkojne te kryejne diploma komplementare ne lidhje me fushen e tyre mungojne teresisht.

Pra nese shteti shqiptar rrit kerkesat e punesimit per nenpunesit e tij, sepse nje organ drejtues duhet qe padyshim te kete standart me te lart se masa qe drejton, administrata islame eshte ne faza fare letante. Pra shoqeria ‘jashte xhamise’ (mbase eshte term jo shume adekuat pasi nuk duhet te kete nje ndarje te prere) po i vendos vetes kritere deri diku te forta per te qene funksionale dhe kjo se per kete ka nje etalon i cili eshte shteti modern i aplikuar kryesisht ne Europen qendrore. Pikerisht ketu eshte thelbi i dilemes qe kerkon te nxise ky shkrim. Sidoqofte duhet kuptuar qe ky eshte etaloni institucional dhe ne kete drejtim muslimanet shqiptare mbase deri diku kane arsye per t’u shpjeguar. KMSH shume mire mund te kishte krijuar nje model pozitiv nga ku shoqeria mund te merrte disa ane pozitive dhe t’ia referonte shtetit shqiptar ne lidhje me moralin, ndjeshmerine sociale, maturine, bujarine dhe pse jo dhe impaktin ne ato fusha ku makina shteterore ka kohe qe eshte dorezuar. Por te gjithe e dime se ky model ‘made in KMSH’, tashme ka kohe qe ka deshtuar.

Hoxhallaret si model (individualisht)

Nga ana tjeter nese modeli institucional ka deshtuar a kemi mundesi te krijojme modele personale dhe ketu kam parasysh hoxhallaret dhe intelektualin musliman. Po ndalem tek grupi i pare pasi mendoj se ndikimi i tyre eshte me i dukshem dhe me i prekshem ne shoqeri. Sa prej hoxhallareve tane te pakten ne qytetet kryesore sot po vazhdojne studimet pas universitare? Kam degjuar se ka nje interes ne rritje te tyre ne kete drejtim dhe uroj qe numri te jete i larte. Do ishte mire qe hoxhallaret ta kishin nje kerkese te tyre te brendeshme kete kriter. Sigurisht ky hap nuk duhet pare si nje diplomomani, efekt i cili rendomte ka shperthyer ne Shqiperi, por si nje hap i rendesishem per njohjen e kontekstit ku jetojme por dhe i te qenit ne kohe me ndryshimet kulturore. Nga ana tjeter lidershipi fetar nuk duhet te harroje qe eshte e domosdoshme te kete nje nivel arsimor te pakten me larte se mesatarja e popullsise.

Mendoj se nje model qe do studiuar dhe vleresuar nga hoxhallaret shqiptare eshte ai i Hoxhe Jakup Hasipit. Ky hoxhe i nderuar mbaroi studimet fetare ne nje nder universitetet me te mira te botes arabe (Al Ezher), jetoi dhe punoi si hoxhe ne nje vend perendimor si Gjermania per me shume se pese vjet dhe u kthye te punoje jo ne kryeqytetin e Maqedonise, por ne fshatin e tij. Paramendoni nivelin dhe eksperiencen e tij ne krahasim me masen (xhematin) qe ai punonte. Pra kishte kulturen fetare te nevojshme dhe te certifikuar nga nje institución me tradita ne studimet fetare, eksperiencen perendimore dhe nje njohje shume te mire te kontekstit ku do punonte. Dhe keto elemente teknike, duke mos perfshire ketu anen intelektuale apo aftesi te tjera personale qe e karakterizonin kete personalitet, bene qe ai t’u jepte mesim nga mimberi i nje fshati dhe hoxhallareve ne kolltuqet e xhamive te reja te qyteteve te medha Shqiptare, por mbase dhe me gjere.

Tek ne ne Shqiperi, per shkak te nje keq-menaxhimi, mungese vizioni, mos-planifikimi nga institucionet apo dhe vete individet, ka ndodhur krejt e kunderta. Ne kemi hoxhallare te arsimuar fetarisht, por qe jane te pa ndertuar ne kontekstin vendas (shkollat fillore, arsimi i mesem). Kjo edhe per shume arsye sociale dhe politike te tranzicionit politik, te cilat bene qe shkollimi ne Shqiperi te thermohej. Profili rajonal i hoxhes nuk perputhet pergjithesisht drejt me kontekstin ku pretendon te drejtoje. Shume hoxhallare nga provincat, per arsye edhe ekonomike, u zhvendosen ne qytetet kryesore, duke bere keshtu qe shume probleme te vijne dhe per keto arsye. Mos harrojme qe zhendosja e disa hoxhallerve cilesore nga periferia mund te shikohet si nje nder faktoret kryesore te problemeve sociale qe kane keto zona dhe ketu kam parasysh vrasjet ne familje te kryera sidomos per ceshtje nderi.

Dhe kur vijme tek diplomimi, ketu shohim qe, nese xhemati eshte i detyruar te ngrihet si pasoje e kerkesave qe vijne nga zhvillimet shoqerore ne vend, hoxha duket se mbetet nen standartin e asaj mase qe drejton. Kjo ben qe hutbet te kene problem ne terminologji, te jene me shume populiste sec duhet dhe te jene per shtresa nen mesatare ose jo ne perputhje me kontekstin te cilit i referohet. Pra nje pjese e mire e hutbeve te sotme, te mbajtura ne xhamite tona urbane, duken me te pershtatshme per nje xhami rurale.

Duke e shtrire kete pamje ne nje kontekst me te gjere them se pastaj problematika merr nuanca te tjera qe do duhen tratjuar ne shkrime shume me te gjate se sa ky. Me pak fjale a eshte arsimi i hoxhes shqiptar me i larte se mesatarja e popullsise shqiptare? Kur ne fakt duhet te jete me lart se mesatarja e elites shqiptare per te qene e denje per te krijuar modelet pozitive ku shoqeria te referohet. Per kete qellim megjithese jam kunder idese se edukimit fare formal apo diplomomanise, mendoj se lidershipi fetar, por dhe klasa e shkolluar ne gjirin e muslimaneve duhet ta kaperceje dhe kete hap. Nese administrimi apo formalizmi i tij ka deshtuar ne institucionet zyrtare (ketu kam parasysh KMSH-ne dhe myftinite) ai nuk duhet te humbase ne nivele personale te hoxhallareve. Mos harrojme se shume fakte historike tregojne se shqiptaret e braktisen ne mase fene e krishtere gjate mesjetes pikerisht dhe per shkaqe te tilla si roli mjaft i dobet i institucionit te kishes ne periferi por dhe nivel shume i ulet arsimor i prifterinjeve ne teresi.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *