Shkarkohet Myftiu i Shkodres






Keshilli i Pergjithshem i KMSH-se shkarkoi sot nga detyra Myftiun e Shkodres, Ndricim Sulejmani. Shkarkimi u be pas nje debati qe Myftiu ka pasur me kreret e KMSH-se, ne lidhje me disa ndryshime statutore te propozuara per tu bere ne kete mbledhje. Pas ketyre debateve gjendja eshte tensionuar dhe Myftiu ka dale nga mbedhja, nderkohe qe shkarkimi i tij eshte bere pa pranine e tij.

Kjo ngjarje ka krijuar nje precedent vertete problematik, pasi pritet qe Sulejmani te mos e njohe shkarkimin, gje qe do te thote, krijim i nje institucioni te pavarur ne Shkoder. Ky precedent, pritet te sjelle nje situate te veshtire per KMSH-ne, pasi do ti hapte rrugen krijimit te institucioneve paralele te cilat sfidojne qendren duke e lene ate ne izolim total. Kjo do te jete edhe me problematike per vete KMSH-ne, ne nje kohe kur ne menyre te dukshme, ajo nuk ka kurrfare autoriteti mbi asnje pjese te muslimaneve praktikante ne thuajse te gjitha xhamite ne vend.

Shkarkimi i Myftiut te Shkodres, ka qene i pritur prej kohesh. Pengesat qe kjo myftini ka nxjerre ne menyre te rregullt ndaj shitjeve abuzive te vakefit prej KMSH-se ne kete qytet, kane qene arsyet kryesore te konfliktimit te Myftinise lokale me qendren. Per kete, nje nder strategjite e perdorura nga KMSH-ja per eleminimin e te gjithe myftinjve “rebele” ka qene ajo e krijimit te nje posti te vecante, ate te zevendes myftiut, gje te cilen, qendra e KMSH-se e ka perdorur ndaj shume myftinive te pabindura ndaj urdheresave te saj. Emerimi i individeve perkates ne poste te tilla eshte bere me synim per te krijuar rivalitet te brendshem ne keto myftini, per te gjetur me pas nje mundesi me te lehte shkarkimi. Ne fakt kjo gje nuk ka qene e parashikuar ne statut, dhe aplikimi i saj ka qene ne kundershtim me statutin dhe strukturat administrative qe ai parashikon. Myftinia e Shkodres nuk e ka pranuar nje gje te tille dhe kjo i ka acaruar edhe me shume marredheniet me Kryesine e KMSH-se. Mbledhja e djeshme eshte bere pikerisht per te kryer ndryshimet statutore, qe parashikojne ligjerimin e nje posti te ri administrativ ne strukturen e KMSH-se, postin e zevendesmyftiut, gje qe do te forconte pozitat fitnendezese te Muces ne te gjithe pjeset periferike te adinistrates, duke krijuar keshtu mundesine e ushtrimit me lehtesisht te pushtetit te tij neper te gjithe qelizat e ketij institucioni. Myftinia e Shkodres, ka kerkuar qe keto ndryshime te behen duke kufizuar pushtetin e kryetarit ne zgjedhjen e zevendesmyftinjve. Ajo ka kerkuar qe propozimi per ta te behej nga drejtuesit lokale te myftinise, nderkohe qe zgjedhja te behej nga Kryesia e KMSH-se. Ky do te ishte edhe varianti me i mire per te krijuar konsensus midis qendres dhe periferise. Por Kryetari Muca, nuk e ka pranuar nje gje te tille duke vendosur ne menyre arbitrare emerimin e zevendesmyftinjve nga vete ai.

Pritet qe se shpejti, Myftinia e Shkodres te dale ne nje prononcim per situaten e krijuar, si dhe per te sqaruar mbi hapat qe do te ndermarre me tej.

Duhet thene se Shkodra ka mbetur nder te paktat qytete te cilet vazhdojne ti bejne rezistence veprimtarise abuzive te Kryesise se KMSH-se. Thujase kudo, rivaliteti ndermjet grupeve te ndryshem te muslianeve, mbi te gjitha, rivaliteti ndermjet hoxhallareve qe jane ne krye te ketyre grupeve, si dhe ambicjet e tyre, kane bere qe politika e KMSH-se te rezultoje e suksesshme duke e ftohur dhe zbehur cdo lloj levizje per permiresimin e ketij institucioni.

Ezani-news

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *