Mahmud Abdullah

Istigfari, kërkimi i faljes nga Zoti, është midis akteve më të lavdërueshme për besimtarët. Ai është një vetëdije e ndërgjegjes së gjynaheve dhe gabimet gjithashtu si një dëshirë për ti penduar për to. Në fakt, shumë vargje kur’anore flasin për nderin e rezervuar për ata të cilët posedojnë këtë virtyt dhe i premton ato një shpërblim të menjëhershëm në këtë botë dhe gjithashtu në atë që vjen.

Aktet që duhet të na provokojnë për të bërë istigfar është nevoja të jenë gjynahet ose çështjet e mosbindjes ndaj Allahut, ata mund të jenë gabimet tona ose dështimet tona për t’ia kthyer nderet e Zotit me mirënjohje. Ashtu siç mësojnë të kënaqemi me madhështinë e Allahut, të lartmadhëruar, ne kuptojmë që aktet tona të bindjes janë të pamjaftusheme. Aq më e lartë të jetë vetëdija e një personi për Zotin aq më e madhe është sensi i nevojës dhe i praktikës së tij të istigfarit.

Shpërblimet dhe dobitë e istigfarit janë të panumërta. Kjo tregohet në disa dhunti hyjnore të Profetit Nuh alejhis selam që i premtoj njerëzve të tij nëse ata kërkojnë faljen e Tij:

“Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.”. [Sura Nuh: 10-12] Historia e mëposhtme do të thjeshtëzojë shpërblimet e mëdha të istigafrit.

Imam Ahmedi njëherë në udhëtim kishte nevojë të flinte natën në xhami, por kur sapo deshi të hynte në xhami, roja (pa e ditur se kush ishte) nuk e lejoi të hynte. Kërkesa e Ahmedit për ta bindur rojtarin shkoi më kot. I mërzitur nga kokëfortësia e rojes, Imam Ahmedi vendosi të flinte natën në kopshtin e xhamisë, por kur ai u ul, roja u zemërua dhe e mori rrëshqanë larg xhamisë pa pasur merak për moshën dhe brishtësinë e viktimës së tij. Ashtu si Ahmedi po tërhiqej me forcë rrëshqanë, një bukëpjekës, i cili qëlloi aty pranë në dyqanin e tij e mori për të fjetur natë. Bukëpjekësi ishte i këndshëm dhe bujar dhe pas një qëndrimi të shkurtër me mysafirin e tij, ai u shfajësua dhe shkoi të piqte bukët.

Gjatë kësaj kohe, Imam Ahmedi vuri re që bukëpjekësi po bënte istigfar vazhdimisht duke punuar, një praktikë që tërhoqi admirimin e Imamit. Si rezultat, kur mëngjezi erdhi, Imami mezi priste ta pyeste pritësin e tij rreth istigfarit natën e më përparshme dhe ky i fundit u përgjigj se ishte si një natyrë e tija e dytë. Pastaj Ahmedi e pyeti përsëri bukëpjekësin se a kishte përjetuar ndonjë shpërblim për atë praktikë. Bukëpjekësi ju përgjigj: “Pasha Allahun! Nuk kam bërë dua vetëm se më janë pranuar përveç njërës”. “Cila ishte ajo dua?”, – e pyeti Imami. “Të kem mundësinë ta shoh Imam Ahmed Ibën Hanbelin”, – u përgjigj bukëpjekësi. Atëhere imami iu përgjigj: “Unë jam Ahmed Ibën Hanbeli. Pasha Allahun! Unë u tërhoqa rrëshqanë tek vendi yt kështu që duaja jote të plotësohej”.

Përktheu: Ardit Kraja

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *