Në datat 28 dhe 29 tetor do të zhvillohet në qytetet Milano dhe Trento seminari me titull Ballkani: lindja e nacionalizmit dhe shpikja e Tjetrit. Ky event organizohet nga UAMI (Unioni i Shqiptarëve Muslimanë në Itali) në bashkëpunim me ‘Osservatorio dei Balcani e Caucaso’.
Referuesit e këtij seminari janë:

Artan Puto, profesor historie në universitetin Marin Barleti, në Tiranë.
Nathalie Clayer, studiuese në CNRS – laboratoire études turques et ottomanes –, autore e punimeve të ndryshme mbi Ballkanin, ndër të cilët edhe libri Aux origines du nationalisme albanains: la naissance d’une nation majoritairement musulmane en Europe, Karthala, Paris 2007.
Luisa Chiodi, drejtoreshë e qendrës ‘Osservatorio dei Balcani e Caucaso’.
Luigi Bruti Liberati, profesor historie bashkëkohore në universitetin e Milanos.

Ndër të ftuarit është dhe një përfaqsues i konsullatës shqiptare në Milano.

Takimi do të zhvillohet të enjten më 28 tetor 2010 në orën 17:00, salla 304, fakulteti i drejtësisë, via Festa del Perdono 3, Milano;premten më 29 tetor në orën 17:00, në ambientet e fakultetit të Letërsi-Filozofisë- Santa Chiara, Rr. Santa Croce 65, Trento.


Me rrespket

Altin Braka
Të bashkengjitur në e-mail gjeni komunikatën për shtyp të plotë.
UAMI – Unione degli Albanesi Musulmani d’ItaliaUnioni i Shqiptarëve Muslimanë në Itali
Via: Beretta, 11. Brescia 25123 Italia
Tel. Fax (+39) 0461510914Mob.: (+39) 3201840233
E-mail: uamiassociazione@yahoo.itWebsite: http://www.uami-online.it/

 

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *