“Dhurata” e Ramёs pёr Bajram





Fabian Zhilla

Nё urimin e tij për Kurban Bajramin kryetari i opozitës, Rama, ofroi dhe ‘dhuratën’ e tij politike pёr besimtarёt muslimanё. Nё fakt, kjo “dhuratë” ngjante mё shumё me njё apologji të tij ndaj kёtij komuniteti. Problemi i muslimanёve kryeqytetas me kryebashkiakun e tyre nis qё me projektin e qendrёs sё Tiranёs.

Ky projekt pёrveç faktit se parashikon disa kulla shumёkatёshe nё pronat e kёsaj bashkёsie, nga ana tjetër, projekton një xhami tёrёsisht jashtё kёrkesave pёr madhёsinё e kёrkuar nga muslimanёt kryeqytetas. Mendohet se, sipas projektit tё qendrёs sё Tiranёs, xhamia tё ketё afёrsisht pёrmasat e asaj tё Ethem Beut, xhami qё ёshtё ndёrtuar pёr t’iu pёrgjigjur nevojave tё muslimanёve kryeqytetas tё shekullit tё 19-tё, në një kohë që qyteti kishte më shumë se një duzinë xhamish të tjera, pra gati tri herë më shumë se sot. Nёse Rama ka parasysh njё xhami si kjo nё deklaratёn e tij, atëherё kjo nuk pёrbёn ndonjë lajm por, ёshtё thjesht njё truk mediatik nё vazhdёn e përgatitjes sё tij pёr fushatёn e zgjedhjeve lokale dhe politike. Numri i besimtarёve muslimanë gjatё faljes sё Bajramit në sheshin “Skёnderbej” shkon deri nё 70 000.

Sidoqoftё, kjo deklaratё ka karakteristika të avangardёs politike dhe Rama ёshtё i njohur si politikan i avangardës. Ai nёpёrmjet kёtij qёndrimi fillimisht po ridimensionon pozicionin e forcёs sё tij ndaj kёtij komuniteti besimtarёsh. Shpesh ontologjia e sё majtёs nё kuptimin religjoz, ёshtё dukur mё afёr ortodoksёve tё Jugut. Marrëdhёniet e saj me dy komunitetet e tjera nuk kanё qenё shumë rozë. Këto marrëdhёnie u cëuan jo pak sidomos me muslimanёt, edhe nga fiksioni i Blushit, njё kosto politike kjo jo e vogёl. Para disa vitesh, forumi i Partisё Socialiste nё Korçё do tё ankohej nё lidhje me kriteret selektive tё karakterit religjioz qё pёrdoreshin atje, ku anёtarё tё besimit musliman ndiheshin tё margjinalizuar. Dhe Rama ka zgjedhur me shumё kujdes objektin, por dhe subjektin e duhur pёr kёtё qёllim. Xhamia ёshtё sa çështje infrastrukturore, por dhe morale pёr muslimanёt kryeqytetas. Kёta tё fundit ndihen disproporcionalisht tё zhvendosur, krahasuar me dy besimet e tjera. Nga ana tjetër, Kurban Bajrami ёshtё njё ngjarje qё ngrihet mbi sakrificёn. Dhe mbase kjo ‘ofertё’ mund tё jetё njё sakrificё jo e vogёl pёr Ramёn.
Pёr mё tepёr, Rama po ndjek dhe njё trend, i cili po pёrdoret me ‘sukses’ nё Europё, nё lidhje me kapitalizimin e religjonit pёr qёllime politike. Vetёm se Rama, nё ndryshim, po e shikon atё nё njё tjetёr dimension. Nёse nё Europё, parti tё ekstremit tё djathtё, nё mungesë tё çdo lloj programi konstruktiv, karakteristikë kjo e kёtyre lloj formatesh politike, po pёrdorin stigmatizimin e minorancave religjioze, siç janё aktualisht ata tё besimit musliman, pёr tё afruar mazhorancёn religjioze. Rama, nё tё kundёrt, po pёrdor ‘dhurata’ tё kёsaj natyre pёr t’u afruar me mazhorancёn religjioze, por pa stigmatizuar besimet e tjera nё minorancё nё Shqipёri. Ai tashmё ka nё koalicion dhe dy parti, tё cilat kanё konotacione tё religjioneve tё tjera si PPBDNJ dhe PDK.

Kjo lёvizje e Ramёs kёrkon gjithashtu t’i heqë ekskluzivitetin Berishёs nё lidhje me hipotekimin e votёs sё muslimanёve si votё djathtas. Shpeshherё Berisha ёshtё goditur politikisht nga opozita pёr qasjet e tij ‘orientale’, viktimizim qё Berisha ka ditur t’ua shesё muslimanёve mjaft mirё. Si duket, ky lloj mekanizmi nuk ka funksionuar dhe pёr kёtё qёllim Rama ka ndryshuar strategji.
Rama, nёpёrmjet kёtij veprimi, ёshtё nё vazhdёn e rrёzimit tё alibive tё kundёrshtarёve tё tij politikë. Pra, ai nuk ёshtё, siç portetizohet, njё politikan kundёr familjes dhe besimeve fetare. Dhe martesa e tij sё fundi, sado personale, nuk mund t’i shpëtojë kësaj lloj analize njё personi tё njohur pёr kalkulime politike si Rama. Ai po kёrkon tё risjellë nё vёmendje atё vlerё tё konfirmuar tashmё tё kulturёs shqiptare, siç ёshtё dhe harmonia midis tre religjioneve. Dhe kёtё Rama kёrkon ta bёjё, megjithëse shumë i impostuar, edhe me muslimanёt. Nё kёtё vazhdё ai synon ta ringrejё kёtё vlerё nё memorie kulturore edhe nёpёrmjet njё muzeu pёr kёtё qёllim.
Me kёtё lëvizje Rama arriti tё krijojё njё avantazh politik ndaj Berishës. Ai tashmё e ka shtrirё ofertёn e tij nё shumë dmensione, duke e diversifikuar elektoratin edhe nё pikëpamje religjioze. Me kёtё ofertё tunduese Rama arriti tё thyejё njё barrierё tё vendosur prej tij me besimtarët muslimanё prej kohёsh. Kjo manovёr duket se do t’i shkaktojё jo pak probleme Berishёs nё betejёn pёr Tiranёn. Me tё tilla teknologji politike Rama po ridimensionon formatin e tij. Ai tashmё gradualisht po përgatit figurёn e tij pёr kryeministёr. Dhe pёr kёtё qёllim, formati i tij nga nivel lokal do duhet tё kalojë nё atё kombёtar, standard i cili kёrkon marrëdhёnie tё drejta me familjen dhe religjionin. Rama, pra, e ka nisur kёtё proces dhe po kёrkon ta sfidojё Berishёn edhe nё kёto standarde. Sidoqoftё, nёse besimtarёt muslimanё shqiptarё me tё drejtё kanё nevojё imediate pёr njё xhami me sipërfaqen e duhur, shoqëria shqiptare ka nevojё për muslimanё tё integruar. Mbase kjo do të duhej tё ishte njё ofertё e besueshme përtej interesave tё pragmatizmit politik tё Rames apo dhe Berishёs.

(botuar tek gazeta Mapo)

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *