@font-face { font-family: “Arial”; }@font-face { font-family: “Arial”; }@font-face { font-family: “Calibri”; }p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal { margin: 0in 0in 10pt; line-height: 115%; font-size: 11pt; font-family: Calibri; }span.yiv260743849textexposedshow { }.MsoChpDefault { font-size: 11pt; font-family: Calibri; }.MsoPapDefault { margin-bottom: 10pt; line-height: 115%; }div.WordSection1 { page: WordSection1; Anduena Qefalia

Ky shkrim vjen në vazhdën e debatit te fundit rreth projektligjit mbi arsimin parauniversitar, te cilin si qytetare e këtij vendi (e shkolluar në Perendim), si grup interesi (prind me fëmije), por edhe si pjesë e nje komuniteti fetar (atij mysiman) une e shoh në tërësi si mjaft konstruktiv. Gjithësesi, debati ne disa pika kyce e ka humbur rrjedhshmërine e tij llogjike, ndaj dëshiroj te nxjerr ne pah keto momente ku te gjithëve na duhet të jemi pak më te kujdesëshëm.


Femijët qe dëshirojne të jene prane dijes kanë një qëllim shumë të lartë (dija është qëllim i sferave filozofike si koncept) dhe fëmija që mban një simbol fetar nuk përben pengese per të tjeret te ndjekin studimet. Pra si shkaku edhe pasoja jane altruiste. Sa i perket shamisë ajo nga komuniteti musliman është një shprehje konservatore e privacisë apo intimes, ndaj parë në kete pikpamje debati duhej te ishte me teper delikat ndaj ndjenjes së atyre vajzave te cilat kanë dëshire ta mbajnë shamine. Shqetesimi ngrihet i drejte për prindërit te cilët mundet me forcë t’ua kerkojnë ketë disa vajzave, por të parashikojmë pakëz edhe te kundërtën. Janë vetë ato vajza qe kanë hyrë në moshën e pubertetit (ky eshte kufiri sipas fesë) që duan ta mbajnë shaminë. Ateherë, sa dhunues do te ishte nje ligj i cili i përjashton ato! Do të ishte te dashur miq. Vajzës sime 8 vjece unë nuk i ndërroj dot shkollën apo modelin e flokëve pa miratimin e saj, pasi e ka unin mjaft të zhvilluar. Të mos harrojmë se informacioni qe femijet kane sot eshte mjaft i madh, dhe jo me kot Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijeve i jep atyre mjaft te drejta, te drejta te cilat ne nuk duhet kurrësesi t’ia heqim! Por, edhe ne rastin kur do ishin prindërit (nuk e perjashtoj) dhunuesit ndaj tyre nuk është kjo mënyra per të mos i lejuar ata prindër ta bëjne këtë. është sikur të thuash: për të penguar prindërit të rrahin femijët, të mos lejojmë fëmijët e rrahur të ndjekin shkollat publike. Jo! Ligji le të parashikojë denoncimin e prindit nga ana e fëmijës në organet e rendit, në rast se femija ndjehet i dhunuar (fizikisht apo psikikisht).

Në të njëjten linje, disa thone se ky ligj i afron femijët më shumë me njëri-tjetrin në mënyrë që të mos ketë barriera, që në atë moshë mund të rrënjosen në psikozat fëmijërore aq të paadministrueshme, mendimi im por edhe i shumë të tjerëve që kanë studiuar dhe jetuar në vende të zhvilluara është i ndryshem. Lejimi i përdorimit të simboleve fetare nga ana e shkollarëve do të nxiste akoma më shumë ndjenjën e tolerancës midis femijëve. Do t’i mësonte atyre pranimin e tjetrit. Sot ne botë (por edhe në vendin tonë së fundmi) inkurajohet qe fëmijet me probleme social-psikologjike apo edhe psikike te studiojnë në ambjente publike dhe jo të vecuar. Keshtu, kemi femijë autiste, qe ndjekin shkollat publike. Si t’ia bëjme thoni ju? Ti përjashtojme ata ne menyrë qe fëmijët e tjerë të mos kene psikoza te paadministrueshme? Ateherë, le te reflektojmë mirë çfare jemi duke thënë. Jemi duke thënë se mbajtja e nje simboli fetar krijokërka psikoza te paadminsitrueshme tek femijët e tjerë. Hipotezojmë se keshtu është për nje moment. Edhe sikur kjo te jetë, asnjehere nuk mund te jetë psikozë më e rëndë se të bashkëjetuarit në nje ambjent mësimor me nje fëmije autist. Ndaj, le te bëhemi tolerant me të vërtëtë, pikësëpari ne prindet (ashtu siç jam bërë unë kur bie dakord që fëmija im të studiojë në të njejtin ambjent me një femijë autist)!

Tjetër pikë është se nuk do te vihej në dyshim laiciteti i shkollës për shkak të mbajtjes së simboleve fetare, pasi laiciteti i shkollës nënkupton që shkolla është laike kundrejt shkollarëve dhe jo shkollarët janë laikë ndaj shkollës. Në këtë kuptim paradoksi do ishte pikërisht ky, që në emër të laicitetit të shkollës të diskriminosh shkollarët.

Ndërsa, sa i përket modeleve fëminore, fëmijet tanë, të dashur miq, jane duke patur aq shumë modele në shkolla me dhe pa pëlqimin e prindërve pikësepari. Pikësedyti, mbajtja e simboleve fetare nga ana e disa prej tyre nuk është se do cënonte dicka nga qytetarizmi tyre, por siç e thashë edhe më siper do rriste tolerancën që eshte baza e qytetarizmit.

“A nuk ka qenë kështu deri tani?” Ka qenë ç’është e drejta, por të mos harrojmë që në më të shumtën jetuam në një sistem që na privoi nga e shej’ta dhe nga E LIRA, arsye mjaft të forta per të mos qene më. Pra, kemi jetuar (dhe akoma vazhdojmë të ndjejmë jehonën ) në një mungesë kulture demokratike. Të vazhdojmë kështu? Jo! Do ishte pergjigjia e te gjithëve ne që besojmë ne lirinë e individit, qoftë ky individ fëmijë, pasi fëmija ka botë, ka turp, ka ndjenjë, ndjenja të cilat nuk mund të lejojmë të ndrydhen. Dhe së fundmi le ta mbyllim me më të shtrej’tin, fëmijën dhe më të lartën ndjenjë, dashurinë, lidhje kjo e bërë nga shumëkush, por nga askush më bukur sesa nga i madhi shkrimtar shqiptar Sami Frasheri, i cili thotë: Kush ka thënë se nje fëmijë nuk mund të dashurojë?

Comments

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *