Këshillat e xhamive të Tiranës dhe imamët e tyre të mbështetur edhe nga xhami të qyteteve të tjera të Shqipërisë, shprehin shqetësimin e tyre të thellë për disa interpretime të ligjit për arsimin para-universitar, të bëra publike nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sipas të cilave ndalohet veshja e shamisë së kokës nga ana e muslimaneve në ambientet e shkollave.

Të shqetësuar nga këto interpretime dhe mënyra se si po trajtohet kjo çështje, ne ritheksojmë atë që e pohojnë të gjithë autoritetet fetare muslimane, se mbajtja e shamisë së kokës (jo mbulimi i fytyrës) nga gratë dhe vajzat muslimane nuk është simbol fetar, por është një obligim hyjnor, që nis kur femra muslimane arrin moshën e pubertetit dhe i cili ka të bëjë me parimet dhe vlerat e fesë sonë. Shamia e kokës, është pjesë e identitetit fetar islam i cili është gjithashtu pjesë e trashëgimisë sonë kulturore dhe nuk ka të bëjë aspak me ndikime të huaja siç përpiqen ta servirin qarqe të ndryshëm.

Përfaqësuesit e xhamive, në disa mbledhje të hapura të mbajtura në Tiranë, diskutuan mbi interpretimet për ndalimin e mbajtjes së shamive në shkollat e sistemit para-universitar dhe janë shprehur se kjo ndalesë cenon praktikimin e lirë të fesë, të drejtën për lirinë e shfaqjes publike të fesë dhe përbën diskriminim.

Këshillat e xhamive kërkojnë nga MASH të bëjë riformulime apo shtesa në projektligj nga të cilat të kuptohet qartë, pa lënë hapësira për interpretime, se veshja e shamive të kokës nga femrat muslimane nuk ndalohet në institucionet arsimore. Ky hap nuk prek laicitetin e shkollës, ruan të pacenuar harmoninë fetare dhe tolerancën mes palëve, shmang tensione sociale dhe garanton vazhdimin pa luhatje të procesit të nisur të bashkëpunimit mes shtetit dhe bashkësive fetare në vend.

Këshillat e xhamive shprehin bindjen se Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka të gjitha hapësirat e nevojshme për të shmangur debate të pafrytshme, që nxisin ashpërsimin e marrëdhënieve brenda-shoqërore në mjedisin kombëtar shqiptar.

Një nga shembujt pozitiv që mund të shfrytëzohet në lidhje me praktikimin e lirë të fesë është shembulli i modelit amerikan për praktikimin e lirë të fesë sipas të cilit midis të tjerash veshja e shamisë së kokës nga femrat muslimane është i lejuar në shkolla, institucione shtetërore, ambiente pune etj.

Këshillat e xhamive të Tiranës: Xhamisë Kokonozi, Xhamisë Dine Hoxha, Xhamisë së Medresesë, Xhamisë së Kombinatit, Xhamisë së Laprakës.

Kësaj deklarate i bashkëngjiten edhe xhamitë e paraqitur në listën e mëposhtme:

1 Xhamia Selim, Elbasan

2 Xhamia Bago, Kavaje

3 Xhamia Çollakëve, Tiranë

4 Xhamia e Babrusë, Tiranë

5 Xhamia e Ballutaj, Kavajë

6 Xhamia e Bardhë, Rrushbull Durrës

7 Xhamia e Bërzhitës, Tiranë

8 Xhamia e Bilalit, Kavaje

9 Xhamia e Boriçit, Koplik

10 Xhamia e Bulqizës

11 Xhamia e Burrelit

12 Xhamia Labinot Fushe, Elbasan

13 Xhamia e Devollit

14 Xhamia e Fushë Prezëz, Tiranë

15 Xhamia e Hajdarasit, Kavajë

16 Xhamia e Ibës, Tiranë

17 Xhamia e Kamzës, Tiranë

18 Xhamia e Këlcyrës

19 Xhamia e Kirasit, Shkoder

20 Xhamia e Koplikut, Malesi e Madhe

21 Xhamia e Korras, Elbasan

22 Xhamia e Lezhës

23 Xhamia e Luzit të Madh, Kavajë

24 Xhamia e madhe Durrës

25 Xhamia e madhe Fier

26 Xhamia e madhe Rrogozhinës

27 Xhamia e Mollagjeshit, Elbasan

28 Xhamia e Pajovës, Peqin

29 Xhamia e Paskuqanit, Tiranë

30 Xhamia e Peqinit

31 Xhamia e Peshkopisë

32 Xhamia e Përmetit

33 Xhamia e Qendrës, Kavaje

34 Xhamia e Qendrës, Shijak

35 Xhamia e Sahatit, Berat

36 Xhamia e Sallmones, Sukth

37 Xhamia e Shkozës, Tiranë

38 Xhamia e Tropojës

39 Xhamia e Valasit, Cerrik

41 Xhamia e Xhafzotajt

42 Xhamia Ebu Bekr, Has

43 Xhamia Ebu Bekr, Pogradec

44 Xhamia El-Hagri, Elbasan

45 Xhamia F-Mbret, Elbasan

46 Xhamia Gose, Kavaje

47 Xhamia Gostine, Cerrik

48 Xhamia Hamza, Rrogozhinë

49 Xhamia Hardhishte, Shijak

50 Xhamia Iljas Bej Mirahori, Korçë

51 Xhamia Kalush, Rrogozhinë

52 Xhamia Karpen, kavaje

53 Xhamia Katund i ri, Sukth

54 Xhamia Katund, Sukth

55 Xhamia L. 5 maji, Elbasan

56 Xhamia Mbret, Elbasan

57 Xhamia Nazareshe, Elbasan

58 Xhamia Oxhakut, Kavajë

59 Xhamia Pashe, Elbasan

60 Xhamia Qerret, Kavaje

61 Xhamia Rrakellit, Kavajë

62 Xhamia Sinaballaj, Rrogozhinë

63 Xhamia Sterbeg, Kavaje

64 Xhamia Synejit, Kavaje

65 Xhamia Takua, Kavaje

66 Xhamia Zhabjak, Kavaje

67 Xhamia Neshat Pashai, Vlore

68 Xhamia Plumbi,

69 Xhamia Kanina, Vlore

70 Xhamia e Dukatit, Vlore

71 Xhamia Panajaja, Vlore

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *