Nolian Seitaj


Arratisja me turp prej Tunizisë e presidentit të saj Ben Ali, vend të cilin e qeverisi me dhunë policore dhe shkelje flagrante të të gjitha të drejtave të qytetareve të saj për mëse 24 vjet, shkaktoji nje vale te pamase gezimi tek ata tunizianë të cilët e vuajtën në lëkurë regjimin e tij për gjithë këto vite. Por irritim te jashtëzakonshëm shkaktoi sidomos lajmi i vone se ky satrap gjeti strehë ne mbetërinë më të madhe të Gjirit Persik, Arabinë Saudite. Pas refuzimit për strehim që ju bë nga Franca, sponsorizuesja kryesore e Ben Aliut gjate diktaturës së tij policore, mikpritja saudite i la pa frymë shumë prej tyre te cilët ende shpresojnë një ballafaqim me drejtësinë për këtë diktator të rradhes.


Shtetet e Bashkuara dhe Franca kishin nje marrëdhënie gati “dashurore” me Ben Aliun. Madje disa herë e kishin lëvduar për punën që ky i fundit kishte berë ne shtypjen e muslimanëve, sidomos gjate trazirave të vitit 2006. Por edhe kete rradhe mediat “ e lira” Perëndimore e përshëndetën vrajsen e 150 protestuesve me heshtje totale dhe vetëm kur u pa që regjimi nuk mund ti bënte më ballë valës së protestave filluan te flisnin vakët madje duke u rrekur ta minimizonin situatën dhe ti bënin asaj nje lidhje mistike me krizën ekonomike që ka përfshirë vendet e Evropës jugore , më saktë Greqinë! Madje Ministri i Punëvë të Jashtme të Italise Fratini nuk ngurroi ti përbaltte qindramijëra të përvuajturit tunizianë nëpër protesta si “terroriste islamikë”.

Zëdhënësi i qeverisë saudite në justifikim të azilit të ofruar për Ben Aliun u shpreh se: “ të shqetësuar për situatën e jashtëzakonshme me të cilën po përballet populli vëlla tunizian dhe në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit të këtij vendi..qeveria saudite mirëpret presidentin Zin el Abidin Ben Ali dhe familjen e tij në Mbretërinë e Saudisë”!

Mbretëria Saudite i njeh vetes gjithashtu të drejtën edhe të ruajtjes së Haramejnit Islam( Mekës dhe Medinës), Islam të cilin Ben Aliu me shokët dhe mbështetësit e tij sa në Lindje e në Perëndim jane përpjekur ta përdhosin me të gjitha metodat. Kjo mikpritje e “habitshme” saudite përveç indinjatës qe shkakton tek te gjithë tunizianet por edhe muslimanët anëekënd botës( vetë komentet në faqen zyrtare të Al Jazeera-s nuk kanë nevojë për shumë koment) ngre pikëpyetje të mëdha për vetë regjimin saudit i cili jo se është më pozitiv se diktaturat e tjera të rajonit por mirëqenia ekonomike dhe faktori ndërkombëtar në këto kohë turbullirash i kanë shërbyer si paterica të qëndrueshme ne luftën për mbijetesë. Njëri prej komentuesve të shumtë në Al Jazeera me ironi thoshte se sauditët janë aq zemërmirë sa nuk shohin dot njerëz në vuajtje prandaj mikpritja ndaj Ben Aliut nuk duhej keqkuptuar. Por ta lëmë ironinë mënjanë sepse pak vend ka sot për të. Nëse Arabia Saudite pretendon flamurin e Islamit ta dijë se po e mban atë sot në dorë në mënyrën më të pamerituar dhe mos ta shndërrojë shenjtërinë e Haramejnit në harem për zullumqarët.
nolian seitaj

Comments

  • Nuk eshte i pari diktator qe strehohet ne Saudi, e po keshtu, nuk eshte kjo hera e pare qe Saudia zhgenjen shpresat e muslimaneve.problemi qendron pikerisht ne pershtypjet popullore rolin saudit ne simbolikat e besimit. Saudia nuk ka qene e nuk eshte, e sa kohe qe vijon pa ndryshuar, nuk mund te jete perfaqesuese e muslimaneve. Nuk ka asnje akt formal delegimi te perfqesise fetare tek familja saudite prej askujt jashte kufirit te atij shteti, e nuk e di sa e vertete eshte kjo edhe per ata brenda.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *