“Jeta është fjalë”





Sabaudin Jashari

“ S’ka gjë më të dhimbshme për një të mençur, sesa të mos ia peshosh fjalën, që thotë…” Dikush…

Një ditë, nga një miku im më kishte ardhur një e-mail i habitshëm. Nuk e di se nga e kishte gjetur një material timin, që e paskam shkruar apo përkthyer (nuk më kujtohet mirë…) para dhjetë vitesh dhe e paskam botuar në një gazetë mujore të një shkolle…


Ajo, që më habiti madje më shtangu ishte fakti, se m`u desh jo pak kohë për ta kujtuar, se ky material ishte tamam i imi. Sakaq m`u desh ta lexoja mbi tre-katër here, derisa u binda se emri im në fund të materialit nuk ishte montazh por real.

U frikësova shumë. “Si ka mundësi- thashë me vete- që ky materiali kaq pa vlerë (pa modesti) t’i ketë qëndruar një dekade të tërë”?! Por njëkohësisht nuk po arrija të arsyetoja habinë time. Vetëtimthi më erdhën ndërmend nja dy hadithe të Profetit (a.s).

Hadithi i parë flet për Muadh Ibnu Xhebelin (r.a), I cili e pyeti Profetin (a.s): “O Profet i Allahut, më trego për një punë, që më fut në xhenet dhe më largon nga xhehenemi”. Profeti (a.s) ia ktheu: “Më ke pyetur për një gjë shumë të vështirë, por e lehtë për atë, që ia lehtëson Allahu. Adhuro Allahun e mos i bëj shok Atij, fale namazin, jepe zekatin, agjëro Ramazanin dhe bëj haxhin”. Pastaj i tha: “A do të të tregoj, se cilat janë portat e mirësisë? Agjërimi, që është mburojë; sadakaja, që i fshin mëkatet siç e fik uji zjarrin dhe namazi gjatë natës. Pastaj lexoi ajetin: “Ngrihen nga shtretërit natën për t’iu falur Allahut…” (Sexhde 16-17).

Më pas më pyeti: “ A do të të tregoj për kreun e kësaj çështje, për shtyllën dhe kulmin e saj”? “Patjetër, o i dërguari I Allahut”!- iu përgjigj Muadhi (r.a). Profeti (a.s) vazhdoi: “Kreu i kësaj çështje është Islami, shtylla është namazi dhe kulmi i saj është xhihadi”. Pastaj tha: “ A të të tregoj thelbin e gjithë kësaj?” Muadhi (r.a) tha: “Sigurisht, o i dërguar i Allahut”! Ai kapi gjuhën e vet dhe tha: “Ruaje këtë” Muadhi (r.a) e pyeti: “O profet i Allahut, vallë edhe për këtë do të jemi përgjegjës? “Të pastë nëna o Muadh!- ia ktheu Profeti (a.s)-, po a ka tjetër gjë, që i hedh njerëzit në zjarr përveç fryteve të këqija të gjuhëve të tyre?!” Tirmidhiu

I dyti është hadithi i Ebu Hurejres (r.a), I cili transmetohet nga Imam Buhariu: “Ndodh që njeriu të shqiptojë një fjalë, pa i kushtuar vëmendje, por ajo fjalë e kënaq Allahun e ajo bëhet shkak, që njeriu të lartësohet në gradat e larta të kënaqësisë së Allahut. Po ashtu ndodh që njeriu të shqiptojë një fjalë, pa i kushtuar vëmendje, por ajo fjalë zemëron Allahun dhe bëhet shkak, që të hidhet në xhehenem” Buhariu

U mundova ta “frenoj” kujtesën e të mjaftohesha me këto dy hadithe… .Pas një meditimi të shpejtë e kuptova, se nuk kisha pasur të drejtë të habitesha. Fillova ta qortoj veten . Sa i pavëmendshëm është njeriu (thashë me veten time).. Pse duhet të kisha pritur këtë lloj ngjarje për t`u përmendur?!. Por në të njëjtën kohë falenderova Allahun dhe më pas “ngjarjen”, që dhomën e posaçme brenda shtëpisë hyjnore të ndërgjegjes sime, ku strehohej bindja e thellë në rëndësinë dhe peshën e fjalës, ma ndriçoi me dritën e kujtesës.

Sa e rëndë është fjala! Kuptova se fjala është e rëndë, sepse ajo është e përjetshme. Profeti (a.s) thotë: “Allahu i Madhëruar sapo krijoi lapsin i tha: Shkruaj atë që do të jetë deri ditëne Kijametit”. Në një nga interpretimet e dijetarëve thuhet: “…pra Allahu i Madhëruar krijoi lapsin të parin dhe i tha: “Shkruaj atë që do të jetë deri ditën e Kijametit”.

Subhanallah! Fjala qenka aktive e formuese e kaderit të Allahut deri në ditën e Kijametit. Mjafton që kjo fjalë tëdalë nga goja, apo nga lapsi dhe pastaj vazhdon të lëvrojë në sipërfaqen e kaderit të Allahut në dynja, derisa dynjaja të shkatërrohet.

Fjala gjatë lëvrimit të përjetshëm mund të shkulë ferra por edhe filiza të dobishme, për mbjelljen e të cilave pemtari mund të jetë lodhur shumë, pasi atij i është dashur të shkulë shkurret dhe ferrat e padobishme, të punojë tokën thellë, të shpenzojë para për të blerë fidanët më të mirë, pse jo dhe ti ruajë nga vjedhësit, që i duan gjërat gati, apo nga ziliqarët, që iu duket fusha e bukur, vetëm kur i mbjellin me ferra.

Më shkon mendja tek Umer Ibnu Abdulazizi. Sa i lumtur do të jetë ai ditën e Kijametit vetëm me shpërblimin e njërës prej fjalëve të tij të përjetësuara, që ia tha njërit prej guvernatorëve të tij, I cili i bëri kërkesë për financimin e restaurimit të murit rrethues të qytetit. Umer Ibn Abdul azizi i tha:“Fortifikoje murin e qytetit tënd me drejtësi”. Juristët thonë: “Drejtësia është baza e shtetit”.

Po ashtu më shkon mendja edhe tek Umer Ibnu Hatabi (r.a), I cili ka thënë: “ Që kur keni filluar t’i robëroni njerëzit, ndërkohë që nënat e tyre i kanë lindur të lirë” Këto fjalë ia tha Amër ibnu Asit (r.a) gjatë kohës, që po e ndëshkonte për padrejtësinë,që ai dhe i biri i kishin bërë një kopti. Ndërsa në pikën e parë të nenit 4 të konventës së të drejtave të njeriut thuhet: “Askush nuk do të mbahet në skllavëri ose në robëri”.

Profeti ( a.s ) do jetë i pari, që do hyjë në xhenet e më pas të tjerët, sepse fjalët e tij janë bërë shkak, që të udhëzohen të gjithë ata, që do hyjnë në xhenet pas tij.

Gjatë një diskutimi me disa miq të mij të dashur u përmend një detaj, që ishte një nga shtysat e shkrimit të këtyre rreshtave. Marksi na e paska shkruar teorinë e tij me nijetin për tu implementuar në vendet ku kishte kapital real. Pra ku kishte shtresë borgjezie, klasa shtypëse dhe të shtypura. Por realiteti tregoi, se kjo teori u zbatua nga disa vende, që shkatërruan veten e tyre me duart e tyre. E vetmja çështje, për të cilën nuk ia vlen të diskutosh në lidhje me Marksin, është realisht nijeti i tij….

Madje thuhet, se edhe “babai” i tij Darvini, po ta kishte ditur se ç`pasoja do kishte pasur fjala e tij, nuk do ta kishte thënë atë fjalë. Po ta dinte Darvini, se me qindra e mijëra “skllevër të zinj” afrikanë do të ishin masakruar gjatë rrugës së tyre drejt vdekjes morale e fizike dhe po ta dinte, se lufta naziste do të shkaktonte të paktën 50 miljon të vrarë, nuk do ta kishte thënë. Të paktën do t`i kishte ardhur keq për vëllezërit e tij çifutë (thuhet se Darvini ka qenë çifut). Nuk e them me siguri, por gjithsesi mendoj, se po të ishte e mundur që Darvini të ngjallej e të shikonte pasojat, të paktën do ti vinte turp.

Fjala ndërton dhe shemb, mbjell dhe korr. Ajo shkul ferra por edhe fidanë të dobishëm. Besoj thellë, që më tepër se kushdo tjetër, timonin e fjalës duhet ta komandojë mirë ky brez, të cilit i ka rënë për pjesë të ketë rolin e restaurimit, jo vetëm të mureve, por edhe të themeleve të ndërtesës shekullore, të cilën të parët e ndërtuan me shumë mund dhe pastaj ajo u dëmtua rëndë nga vala bërthamore e ateizmit, në të cilën duhet të banojnë breza. Le të jemi si prindërit apo gjyshërit e dy jetimëve të historisë së Hidrit (a.s) me Musain (a.s).

Një Evlija ka thënë: “ Fjalën, sa e ke mes dy nofullave e ke robëruar e nëse e nxjerr, të ka robëruar”.

Comments

  • Leave a Reply to roald.hysa Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *