@font-face { font-family: “Times”; }@font-face { font-family: “MS 明朝”; }@font-face { font-family: “Cambria Math”; }@font-face { font-family: “Cambria”; }p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal { margin: 0in 0in 0.0001pt; font-size: 12pt; font-family: Cambria; }h2 { margin-right: 0in; margin-left: 0in; font-size: 18pt; font-family: Times; }span.Heading2Char { font-family: Times; font-weight: bold; }.MsoChpDefault { font-family: Cambria; }div.WordSection1 { page: WordSection1; E-Zani

Një sërë stacionesh televizive si dhe zëdhënës nga presidenca dhe kryeministria njoftuar ardhjen në Shqipëri dhe takimin me dy figurat më të larta të shtetit të imzot Vincent Palia i komunitetit të San Egidios në Romë. Në një artikull me titull, “Zot! Jepi fuqi Imzot Palias të na ndihmojë!” që pasoi vizitën në fjalë, ish ministri i jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, pasi paraqet kuptimin e tij mbi krizën e fundit politike shqiptare, i lutet Zotit për përfshirjen e komunitetit të San Egidios në negocimin midis dy palëve në zgjidhje të ngërcit politik shqiptar, ashtu sic kanë bërë në krizën e vitit 1997.

“Në qeroshor 1997, në rrethana shumë më të ndërlikuara, ata [Komuniteti i San Egidios] arritën ta ulin në tryezë Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste, pët të nënshkruar një marrëveshje me rëndësi jetike për momentin që kalonin shqiptarët.”

Është interesante se z. Mustafaj pranon që palë të tjera do ndërhyjnë në konflikt, plaë me peshë politike në Shqipëri si ambasada amerikane apo përfaqsuesit e Brukselit, e megjithatë, z. Mustafaj lutet dhe apelon për ndërhyrjen e përfaqsuesve të San Egidios.

Z. Mustafaj nuk na thotë se pse mendon se ndërmjetësimi i San Egidios është kaq jetik, se pse ka gjasa të japë rezultat aty ku përfaqsuesit e Brukselit duken se nuk kanë patur sukses. Z. Mustafaj flet për mrekulli, përmend Zotin, flet për mënyrën e vecantë me të cilën punon San Egidio në negocimin e konflikteve, por nuk na thuhet se cfarë peshe politike ka një organizatë katolike në udhëheqësit e një vendi që krenohet jo vetëm për laicizmin e vet, por dhe për neglizhencën ndaj fesë. E megjithatë, qartazi, ai apelon për një “mrekulli” nga Palia dhe njerëzit që e rrethojnë:

Vendi ynë ka sot nevojë urgjente për mrekullinë që di ta bëjë Imzot Palia me njerëzit që e rrethojnë.

Komuniteti i San Egidios ka shërbyer si negociator dhe në konflikte të tjera, më i njohuri ndoshta ai në Mozambik, por dhe në Algjeri, Kosovë e sigurisht në 1997, në Shqipëri. Përsëri, është vështirë të mësosh për peshën politike që ja bën të mundur rolin e negociatorit në këto konflikte. Komunteti në faqen e vet në internet flet për filozofinë politike që udhëheq qasjen e tyre në procesin e negocimit. E megjithatë, janë gjëra të thëna në mënyrë të përgjithshme, pa cikur asnjëherë se ku qëndron forca politike që i bën të mundur një rol të tillë.

Kritikë të komunitetit brenda besimtarëve katolikë apo dhe ish anëtarë që kanë dalë nga grupi flasin për një organizatë që operon si një lloj Opus Dei, në sekret total, me hierarki të ngurtë, që dikton anëtarëve të vet cdo vendim të jetës së tyre, gjer tek me kë të martohen e kur mund të kenë fëmijë. Mbi të gjitha flitet për lidhje të ngushta me figura nga më të rëndësishmet në Vatikan, lidhje të cilat kanë bërë që edhe pse komuniteti të ketë ndryshuar praktika fetare dhe të ketë deformuar praktika të kanonizuara të kishës, Vatikani duket të ketë mbyllur një sy për ta. Është vënë gjithashtu në dukje se rezultatet nga ndërhyrjet diplomatike kanë patur dhe dështimet e tyre, por komuniteti i San Egidios nuk ka nguruar të pasqyrojë dështimet si në rastin e Algjerisë si suksese. Ndërkaq, ky komunitet ka krijuar lidhje të forta me disa nga liderët më të fuqishëm politikë në Shqipëri, cfarë i jep këtij komuniteti fetar, me axhendë të hapur fetare, një forcë politike në vendin tonë natyra dhe funksionet e të cilës mbeten gjithsesi të panjohura për publikun.

Vëmë re këtu, se një nga debatet më të rëndësishme në prag të krizës së fundit politike në vend ishte ai për projektligjin për arsimin parauniversitar dhe ceshtja e laicitetit të shkollës. Një vend që militon mbrojtjen e laicizmit prej një cope të shamisë së vajzave myslimane duhet të sqarojë pozitën e një organizate që ka akses tek krerët më të rëndësishëm të vendit, që ka fuqinë dhe peshën politike që ti ulë në tryezën e diskutimeve palët e politikës shqiptare të cilët nuk duket ti ndalë as gjaku i qytetarëve të tyre.

Është për tu vënë në dukje, gjithashtu, se Vincent Palia, dërguar nga komuniteti i San Exhidios të takohet me Presidentit Topi dhe Kryeministrin Berisha, nuk është i ngarkuar direkt me Ballkanin – për të cilin është përgjegjës historiani i njohur dhe për publikun shqiptar, Roberto della Roca – por ka në ngarkim popullsitë arabe dhe myslimane. E megjithatë, zërat e përhershëm që brohorasin për laicizmin në Shqipëri dhe që kërkojnë transparencë për cdo organizatë myslimane në vend dhe për aktivitetin e tyre, nuk janë shqetësuar e nuk kanë kërkuar të njëjtën transparencë për komunitetin e San Egidios.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *