Bejrutizimi i Shkupit?






@font-face { font-family: “Times”; }@font-face { font-family: “MS 明朝”; }@font-face { font-family: “MS 明朝”; }@font-face { font-family: “Cambria”; }p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal { margin: 0in 0in 0.0001pt; font-size: 12pt; font-family: Cambria; }p { margin-right: 0in; margin-left: 0in; font-size: 10pt; font-family: Times; }.MsoChpDefault { font-family: Cambria; }div.WordSection1 { page: WordSection1; }

Bejrutizimi i Shkupit: Qysh nga politikat arsimore të viteve të fundit në Maqedoni, debati mbi enciklopedinë, plani Shup 2014, debati mbi Burmali xhaminë dhe së fundi mbi kishën e planifikuar të ndërtohet në Kalanë e Shkupit, shqiptarët në Maqedoni po përballen vazhdimisht me politikat sllavizuese që kërkojnë të mohojnë prezencën historike dhe sociale shqiptare në Maqedoni.


Sic ndodh shpesh në Ballkan, tempjut fetarë që supozohen të përfaqsojnë idealet universale të solidaritetit njerzor, vendosen si sinore të ekskluzivizmit etnik. Sic shkruan Shaban Murati,

Ndërtimi i kishës së re ortodokse maqedonase në kalanë e Shkupit shfaqet si një projekt me prapavijë nacionaliste, fetare dhe politike. Qeveria e kryeministrit Gruevski ka hartuar një program megalloman etniko-fetar, “Shkupi 2014”, i cili rivendikon historinë dhe origjinën historike të vendbanimeve të popujve dhe të civilizimeve, që kanë ekzistuar në ato troje para dyndjes sllave në Ballkan. Qëllimi strategjik aktual është për të provuar me pamjet e reja dhe të sotme vizuale se Shkupi dhe gjithë Maqedonia janë territore ortodokse maqedonase dhe se shqiptarët janë të ardhur më vonë. Për këtë qëllim është në vazhdim e sipër programi i vjetër shtetëror i deshqiptarizimit në Maqedoni. Kjo shpjegon pasionin e udhëheqësve të shtetit të Maqedonisë për mbjelljen kudo të simboleve fetare ortodokse, sikur qeveria të jetë një institucion kishtar. Këtë e kemi parë që nga kisha e ndërtuar në qendrën e skijimit pranë Tetovës, ku nuk shkon asnjeri, sepse rreth e qark malit nuk ka asnjë fshat ortodoks maqedonas; e kemi parë tek vendosja e kryqeve në sahat-kullat në Manastir dhe në qytete të tjera, për të kulmuar me kryqin gjigant që vendosi qeveria e ish-kryeministrit Lupço Georgievski, në kodrën kryesore të Shkupit. Në këtë vijë është edhe projekti i ndërtimit të një kishe ortodokse maqedonase në themelet e shtëpisë së Nënë Terezës. Tani kemi planin e ngritjes së kishës ortodokse në majën tjetër më të lartë të Shkupit, që është kalaja. Qëllimi është të dominohet kryeqyteti nga lartësitë me simbolet fetare ortodokse maqedonase.

Pak javë më parë, ne botuam në këtë blog dhe deklaratën e Forumit Rinor Islam në Maqedoni, i cili së bashku me organizata të tjera fetare dhe jo fetare të shoqërisë civile shqiptare, bënë të qartë opozitën e tyre ndaj projektit të ndërtimit të kishës në Kalanë e Shkupit. Sic thuhej dhe në këtë deklaratë,

Forumi Rinor Islam shfaq dyshimet e veta se edhe ky objekt paraqet një veprim e lojë të pushtetarëve maqedonas, të cilët me mjeshtërinë tanimë të dëshmuar dëshirojnë t’i vendojnë qytetarët para aktit të kryer. Ngritja e këtij objekti pa solemnitetet përcjellëse të vendosjes së gurë themelit (ashtu siç jemi mësuar t’i shohim zakonisht), pastaj mungesa e pamjes dhe projektit ideor, që sipas ligjit duhet të jenë të vendosura në afërsi të objektit, bashkë me elementet tjera përcjellëse që duhet të ketë një ndërtim i tillë, na e shton edhe më shumë dyshimin se plani përfundimtar i këtij objekti është krishterizimi i kalasë së Shkupit, për më tepër që i njëjti i ka të gjitha elementet e një kishe.

Edhe Shaban Murati komenton mbi deminsionin politik të kësaj ndërmarjeje të fundit në politikat me petk fetar të qeverisë maqedonase.

Terreni më i preferuar, ku shteti dhe qeveritë maqedonase kanë provokuar shqiptarët është ai fetar, duke iu ndërtuar kisha, manastire dhe kryqe në territoret ku shqiptarët janë shumicë.


Kërkon një përgjigje pyetja, pse kryeministri Gruevski zgjodhi këtë moment për të ngacmuar shqiptarët dhe për të nxitur ata të ngrihen në protesta si ajo e kalasë. Duket se është nevoja politike dhe elektorale, që ka kryeministri për të shtrënguar radhët e militantëve dhe të zgjedhësve rreth kartës së tij të preferuar të nacionalizmit. Qeveria maqedonase ndodhet nën një presion të gjithanshëm ndërkombëtar, por edhe të brendshëm, për të rishikuar intransigjencën në fushën e politikës së jashtme, si rezultat i së cilës Maqedonia ndodhet e bllokuar në rrugën e integrimit euroatlantik. Maqedonia ka 6 vjet që nuk po merr një datë për hapjen e bisedimeve të pranimit me BE-në, dhe për këtë nuk ka qenë pengesa kryesore çështja e emrit, sepse nuk ishte pengesë kur iu dha statusi i shtetit kandidat. Pengesat kryesore kanë qenë stanjacioni i reformave, korrupsioni i lartë dhe sidomos mosplotësimi i standarteve demokratike të barazisë nacionale, ku Marrëveshja e Ohrit është ende larg zbatimit efektiv të saj në jetë. Maqedonia nuk mori ftesën për të hyrë në NATO në vitin 2008 dhe vazhdon të mos e marrë, për shkak të përgjegjësisë së kryeministrit, i cili i është larguar kompromisit për çështjen e emrit.


Bllokimi i integrimit euroatlantik ka krijuar tensione të reja politike dhe çarje brenda vetë shoqërisë maqedonase, ku edhe opozita socialdemokrate maqedonase aktualisht ka braktisur parlamentin. Në këto situata duket se kryeministri po shkon tek ideja e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme, me qëllim që të rikonfirmojë pushtetin e tij politik dhe personal. Këtë taktikë ai e ndoqi edhe në vitin 2008, kur Maqedonia nuk mori ftesën për në NATO, dhe Gruevski organizoi zgjedhje të parakohshme, duke luajtur kartën nacionaliste maqedonase.
Tani që pozitat e tij politike po dobësohen dhe besimi i faktorit ndërkombëtar po bie, ai kërkon të rihedhë të njëjtën kartë dhe shigjetën e drejton ndaj lirive, të drejtave dhe identitetit të popullit shqiptar në Maqedoni.

Sigurisht që pyetja që të vjen ndër mend në këto momente ka të bëjë me rolin e partive politike shqiptare, sidomos partisë së kryesuar nga z. Ali Ahmeti që ndodhet në koalicionin qeveritar. Me të drejtë shkrimtari Kim Mehmeti vë në dukje se

Ata që heshtin janë përfaqësuesit e BDI-së shqiptare në qeverinë e Gruevskit, për të cilët thuhet se, duke mos pasur forcë t’i kundërvihen politikës antishqiptare të Gruevskit, e prunë punën deri aty që shqiptarët të vetorganizohen për t’u mbrojtur nga projektet përbuzëse të Gruevskit, siç ishte Enciklopedia dhe shumë projekte të ngjashme që shpalosin vasalizmin e BDI-së në qeveri, por njëkohësisht tregojnë arrogancën e Gruevskit. Dhe, përderisa partia shqiptare në pushtet hesht, shqiptarët e këtushëm gjithnjë e më zëshëm pyesin veten: Çfarë duhet të bëjë më tej Gruevski që Ali Ahmeti ta kuptojë atë që disa shqiptarë e përsërisin vite me radhë, se më e pandershme se të jesh vasal, është të mos jesh i vetëdijshëm për këtë, e me çka e merr në qafë popullin që përfaqëson, popullin që ka besuar se në mos më shumë, do e kursesh nga nevoja që të vetorganizohet për të mbrojtur vetveten.

Sa i përket ndërtim-rrënimit të kësaj kishe, paradoksale është se ndërtimin e saj e mbështet qeveria ku bën pjesë BDI-ja shqiptare, ndërkaq edhe rrënimit i paraprijnë figura të njohura të kësaj partie. Gjë që mund të ketë vetëm dy domethënie: se kjo parti bën lojë të dyfishtë dhe duke qenë pjesë e një qeverie ku askush nuk e pyet për asgjë, mundohet të marrë pikë politike duke e futur në konflikt popullin e vet. Pra, duke mos mundur t’i pengojë projektet e këtilla aty ku duhet – nëpër institucionet e shtetit – BDI-ja vepron si një organizatë joqeveritare, e cila e organizon popullin të protestojë kundër një politike antishqiptare të Gruevskit. Me çka edhe lind pyetja e logjikshme: Kush më shumë i dëmton shqiptarët e këtushëm, Gruevski me politikat e veta antishqiptare apo BDI-ja që shërben vetëm si mbulesë e këtyre projekteve përbuzëse të VMRO-DPMNE-së!?

Ndërkohë sic vë në dukje Kim Mehmeti, kjo kishë rrezikon të varroset bashkegzistenca fetare në Maqedoni. Kjo bashkegzistencë është e domosdoshme për egzistencën e shtetit maqedonas. Sic shkruan Murati,

Deshqiptarizimi i hapësirave dhe i historisë së territorit, ku ndodhet shteti i Maqedonisë, është një program i vjetër i Serbisë dhe i Maqedonisë. Ishte i shpjegueshëm në një farë mënyre në regjimet mbretërore dhe komuniste, por i papranueshëm në një regjim demokratik dhe në një shtet kandidat të Bashkimit Europian. Bashkekzistenca e popujve dhe kulturave në një shoqëri multinacionale, multikulturore dhe multifetare, është kudo e rëndësishme për stabilitetin, por në Maqedoni ajo ka specifikën, që është e pazëvendësueshme për ekzistencën e atij shteti.

Teksa shohim grupe shqiptarësh që shkojnë pranë ngrehinës të vendosur për ta rrënuar kishën në emër të legjitimitetit të tyre historik dhe të së ardhmes së tyre, si dhe grupe maqedonasish të vendosur për ta mbrojtur me jetën e tyre, nuk na mbetet vecse të pyesim nëse egzistenca është e mundur dhe cfarë të ardhme i pret shqiptarët e Maqedonisë. Sic shkruante Ramadan Ramadani në Qershor të vitit të kaluar,

Evropa mund të jetë si të jetë por vardisja ndaj saj është e vetmja gjë që na mbante bashkë. Kur do bëhet ndryshe, pa euro-integrime, atëherë ne që kemi emër por nuk kemi shtet dhe ata që kanë shtet por nuk kanë emër nuk do kemi ku të shkojmë bashkë. Diçka mund të humbet por jo emri jonë, ne mbetemi shqiptarë. E nëse atëherë dikush pyet se nëse shkohet diku dhe ku, atëherë me gojë plot do mund të thuhej, nuk shkoj kund, vazhdoj të rri këtu në qytetin, vendin tim, i cili për shqiptarët është Shqipëri.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *