A Është Islami Problemi?





@font-face { font-family: “Times”; }@font-face { font-family: “MS 明朝”; }@font-face { font-family: “Cambria Math”; }@font-face { font-family: “Cambria”; }p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal { margin: 0in 0in 0.0001pt; font-size: 12pt; font-family: Cambria; }.MsoChpDefault { font-family: Cambria; }div.WordSection1 { page: WordSection1; }

@font-face { font-family: “Times”; }@font-face { font-family: “MS 明朝”; }@font-face { font-family: “Cambria Math”; }@font-face { font-family: “Cambria”; }p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal { margin: 0in 0in 0.0001pt; font-size: 12pt; font-family: Cambria; }.MsoChpDefault { font-family: Cambria; }div.WordSection1 { page: WordSection1; }

Nicholas D. Kristof

Kairo.


Një visitor i mencur jashtëtoksor që zbriti në Tokë para një mijëvjecari do supozonte se kontinenti amerikan nuk do kolonizohej nga Evropianët primitivë, por nga civilizimi më i avancuar arab – dhe si rjedhim ne amerikanët sot do flisnim arabisht.


E megjithatë, pas vitit 1200, Lindja e Mesme mori pushimet; ra në stagnim ekonomik dhe sot dallohet nga një shkallë e lartë analfabetizmi dhe autokraciteti. Teksa rajoni sot ngrihet në protesta për të kërkuar demokraci, ngrihet pyetja: Cfarë nuk shkoi si duhet? Bëhet, gjithashtu, një tjetër pyetje politikisht jo – korrekte: A mund të jetë Islami arsyeja e prapambetjes së Lindjes së Mesme?



Sociologu Max Weber dhe të tjerë studiues kanë pretenduar se Islami është në thelb një themel i dobët për kapitalizmin dhe disa kanë vënë gishtin vecanërisht tek kundërshtia e Islamit për të paguar interes për borxhet.


Por kjo nuk duket të jetë e vërtetë. Ekspertë të tjerë vënë në dukje se Islami në disa mënyra është më shumë pro-biznesit se fe të tjera. Profeti Muhamed ishte tregtar i suksesshëm dhe më simpatizues ndaj të pasurve se Jezusi. Lindja e Mesme ishte një qendër globale kulture dhe tregtie rreth shekullit të 12të: nëse Islami asfikson biznesin, pse nuk e bëri këtë gjë dhe në të shkuarën?


Përsa i përket kundërshtisë ndaj interesit në borxhe, mësime të ngjashme gjenden dhe në tekstet e hebrenjve dhe të krishterëve, dhe cfarë ndalohet nga Kurani nuk është interesi sesa “riba,” një formë ekstreme borxh-dhënieje që mund të cojë në skllavërim nga mos pagimi i borxheve. Gjer nga fundit i shekullit të 18të, myslimanët ishin të përfshirë në borxh-dhënie në Lindjen e Mesme sa të krishterët dhe hebrenjtë. Sot pagimi i interesit është rutinë dhe në vendet më konservatore myslimane.


Shumë arabë kanë teori alternative për arsyet e prapambetjes së rajonit: kolonializmi perendimor. Por dhe kjo duket e pavërtetë dhe e ka gabim rendin e gjërave. “Megjithë pakënaqsitë e veta, periudha koloniale në Lindjen e Mesme solli transformime thelbësore, jo stagnim; solli ritje të arsimimit dhe rënie të analfabetizmit, jo përhapje të injorancës; solli pasurim në shkallë të paprecedent, jo varfërim,” shkruan Timur Kuran, një historian i ekonomisë në Universitetin Duke në një libër të bazuar imtësisht në punë kërkimore, “The Long Divergence: How Islamic Law Held Back the Middle East.”


Libri i profesor Kuranit ofron shpjegimin më të mirë gjer më sot pse Lindja e Mesme ka mbetur mbrapa. Pasi shqyrton shënimet e lashta të biznesit, profesor Kuran në mënyrë bindëse ngre pretendimin se cfarë frenoi zhvillimin në Lindjen e Mesme nuk ishte Islami në vetvete apo kolonializmi, por praktika ligjore dytësore të Islamit që sot nuk janë më relevante.


Është një argument i sofistikuar që nuk mund të prezantohet sic duhet në një kolonë gazete, por si shembull, një pengesë ishte ligji i trashigimisë. Sistemet perendimore përgjithësisht kalonin gjithë pronësinë të paprekur djalit më të madh duke ruajtur kështu prona të mëdha. Në kontrast, ligji Islam specifikonte një ndarje më të drejtë të aseteve (përfshi ca për vajzat), por kjo sillte që pronësi të mëdha të fragmentoheshin. Një prej rjedhimeve të kësaj ishte që akumulimi i kapitalit privat të dobësohej dhe nuk mund të mbështeste investime që do nxisnin një revolucion industrial.


Profesor Kuran fokusohet gjithashtu në partnershipin Islam, që zakonisht ishte mjeti për bërjen e biznesit. Partnershipi Islam shpërbëhej sa herë një anëtar vdiste dhe kjo sillte përgjithësisht përfshirjen e pak partnerëve – cfarë bënte të vështirë konkurencën me korporatat industriale dhe financiare evropiane të mbështetura nga qindra bashkëpronarë.


Zhvillimi i bankave në Evropë solli rënien e shkallës së interesit në kohët e ardhme në Britani në gati dy të tretat e kjo më pas solli Revolucionin Industrial. Nuk ndodhi një rënie e ngjashme e shkallës së interesit në botën arabe gjer në mbërritjen e periudhës së kolonializmit.


Këto pengesa tradicionale nuk janë më probleme në shekullin e 21të. Vende myslimane tashmë kannë banka, kapitale korporatash dhe bonde tregu dhe ligji i trashigimisë nuk është tashmë pengesë për akumulimin e kapitalit. Kësisoj, nëse diagnoza e profesor Kuranit është korrekte, kjo do ishte ogur i mirë për rajonin – dhe bumi ekonomik i Turqisë në vitet e fundit vë në dukje potencialin për ripërtëritje.


Një pengesë është psikologjike. Shumë arabë i vënë fajin të huajve për prapambetjen e tyre dhe reagojnë duke kundërshtuar modernitetin dhe botën e jashtme. Është për të ardhur keq që një zonë që dikur prodhoi shkencë dhe kulturë të përsosur (duke na dhënë neve fjalë si algjebra), tashmë është mbrapa në arsim, vecanërisht për vajzat.


Kriza në botën arabe jep një shans për një fillim të ri. Shpresoj se do kemi mundësinë për një diskutim të ndershëm dhe të hapur në të gjitha anët rreth pyetjes se cfarë nuk shkoi sic duhet që mund të shërbejë si pikë fillestare për një trajektore të re dhe shpresëdhënëse.


Vëllazëria Myslimane shpesh ka përdorur sloganin “Islami është zgjidhja.” Në Perëndim, përshtypja e pashprehur nga pamja e terrenit në Lindjen e Mesme ka qenë shpesh: “Islami është problemi.” Puna kërkimore e profesor Kuranit sugjeron se, duke parë përpara, qëndrimi më i drejtë është se: Islami nuk është problemi dhe as zgjidhja, është thjesht një fe – dhe kjo do të thotë se pushimet kanë mbaruar, nuk ka më justifikime dhe ka ardhur koha për të lëvizur drejt të ardhmes.


Marrë nga The New York Times.


Qëndrimet e autorve nuk janë detyrimisht qëndrimet e këtij blogu.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *