Libia dhe ndërhyrja humanitare.






@font-face { font-family: “MS 明朝”; }@font-face { font-family: “MS 明朝”; }@font-face { font-family: “Cambria”; }p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal { margin: 0in 0in 0.0001pt; font-size: 12pt; font-family: Cambria; }.MsoChpDefault { font-family: Cambria; }div.WordSection1 { page: WordSection1; }

Besnik Sinani

E tërë bota ka dëshmuar me entuziazëm valën e protestave popullore në Lindjen e Mesme, e cila ka sjellë gjer tani rrëzimin e dy diktatorëve të Afrikës së Veriut, Ben Aliut në Tunizi dhe Mubarakut në Egjipt. Këto ngjarje kanë frymëzuar popuj në vende të tjera të ngrihen kundra regjimeve totalitare jo vetëm në Lindjen e Mesme por edhe në Kinën e largët. Ngazëllimi i valës së parë të rrëzimit të diktatorëve është pasuar tashmë me frikën se diktatori tjetër që rrezikohet , kolonel Kadafi, do përdorë bombardime masive e masakra të popullsisë së Libisë në përpjekje të dëshpëruara për të shpëtuar regjimin e tij. A ka bashkësia ndërkombëtare përgjegjsi për të mbrojtur civilët nga diktatorët që udhëheqin vendet e tyre kur mendohet se këta diktatorë do përshkallzojnë dhunën në përmasa që mund të sjellin masakra e genocide?

Në kohët moderne kjo pyetje ngrihet nën sfondin e dështimit të bashkësisë ndërkombëtare për të shpëtuar 800 000 tutsis të masakruar nga vetëm 2500 personel ushtarak në Ruanda. Presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton, ka thënë se fakti që nuk nguli këmbë për ndërhyrje në Ruanda është gabimi për të cilin ai ndjen më së shumti keqardhje. Kofi Anan, në atë kohë zv. Sekretar i Përgjithshëm i OKB – së dhe përgjegjës për operacionet paqe – ruajtëse, e ka përshkruar situatën në OKB në atë kohë si një paralizë “ të tmerrshme dhe të turpshme.”

Kur Anan u bë Sekretar i Përjithshëm i OKB – së, ai nxiti për zhvillimin e principeve që do indikonin kur është e justifikueshme për bashkësinë ndërkombëtare për të parandaluar shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Në përgjigje të kësaj nisme, qeveria kanadeze ngriti Komisionin Ndërkombëtar për Intervenim dhe Sovranitet Shtetror, i cili rekomandoi se ndërhyrja ushtarake mund të justifikohet, si masë e jashtëzakonshme, kur ka humbje jete në shkallë të lartë ose parashikohet që është shumë e mundur të ndodh një gjë e tillë, qoftë si rezultat i veprimit të qëllimshëm të shtetit apo refuzimit e dështimit të shtetit për ta parandaluar. Këto principe u mbështetën nga Asambleja e OKB – së në 2005 dhe u ridiskutuan në 2009 me mbështetje të shumicës dërmuese të vendeve anëtare.

Këto principe përputhen me situatën sot në Libi. Megjithë dënimin ndaj regjimit të Kadafit nga bashkësia ndërkombëtare, këshilli i Sigurimit të OKB – së jo vetëm nuk përmendi mundësinë e ndërhyrjes ushtarake, por as imponimin e një zone të ndalimit të fluturimeve që do bënte të pamundur për Kadafin të përdorte avionët luftarakë kundra popullit të vet.

Sigurisht që situata në Libi nuk është komplet e qartë po teksa shkruaj këto rreshta, trupat e Kadafit duken të kenë rrimarë qytetin e Zauijas, gjë që ndjell frikë për popullsinë e këtij qyteti që u rebelua ndaj qeverisë së Tripolit.

Kur flitet për ndërhyrje të mundshme ushtarake, sytë sigurisht kthehen nga ShBA dhe vendet e Evropës por edhe intervistues nga protestuesit kundra Kadafit shprehin skepticizmin mbi motivet e ShBA – së me imazh të përkeqsuar pas pushtimit të Irakut dhe përkujtojnë sfondin kolonial evropian në Afrikën e Veriut. Një mundësi që një aksion i tillë të kishte më shumë kredibilitet do ishte përfshirja e mundshme e Turqisë, një vend anëtar i NATOs por dhe me kredibilitet në rritje në Lindjen e Mesme si mbrojtës i kauzave të popujve arabë, vecanërisht palestinez. E megjithatë, gjer më sot, Turqia duket të jetë skeptike ndaj një ndërhyrjeje të mundshme.

Që ndërhyrje të tilla të kenë më shumë kredibilitet është e nevojshme që të forcohen më tepër institucione si OKB dhe që Këshilli i Sigurisë të zgjerohet nga 5 anëtarët e përhershëm që gjenden sot e të reflektojë një realitet të ri botëror. Në anën tjetër, një ndërhyrje ushtarake do krijonte përgjegjsitë e drejtimit të vendit gjersa të mund të dalë një qeveri që të mund të vendosë normalitetin e jetës në Libi, edhe kjo jo e lehtë për tu realizuar. Gjendja në Libi mund të mos presë gjersa këto ndryshime e këto knsiderata të shqyrtohen e debatohen pa fund. Bashkësia ndërkombëtare, OKB, ShBA, BE, Liga Arabe, Unioni Afrikan mund të mos bien dakord në shumë cështje, por nuk mund të lejojnë një tjetër genocid të ndodhë para syve të tyre. Por teksa konsiderohet opsioni i një ndërhyrje ushtarake, së paku duhet imponuar një zonë jo fluturimi për avionët e Kadafit.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *