Një Imam Selefi në Amerikë!






@font-face { font-family: “MS 明朝”; }@font-face { font-family: “Cambria Math”; }@font-face { font-family: “Cambria”; }p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal { margin: 0in 0in 0.0001pt; font-size: 12pt; font-family: Cambria; }.MsoChpDefault { font-family: Cambria; }div.WordSection1 { page: WordSection1; }

Besnik Sinani

Numri i fundit i The New York Times Magazine ka në fokus të artikullit të vet kryesor një nga imamët më në zë të komunitetit musliman në ShBA, Yasir Qadhi. Qadhi ka diplomuar dhe magjistruar në Universitetin Islamik të Medinës ndërkohë që po përfundon doktoraturën në studime islame në Universitetin Yale, ShBA. Ai kombinon një dije të thellë të Selefizmit, që shihet si lëvizje antagoniste në perëndim, me rrënjë e njohje të drejtëpërdrejtë të paradigmave të kulturës amerikane, vendin të tij të lindjes. Ndërkohë Qadhi është bërë një nga figurat më të ndjekura nga rinia muslimane universitare në ShBA dhe kjo nxit autoritetet të kërkojnë ndihmën e tij në përpjekjet për të parandaluar radikalizmin në bashkësitë muslimane në një kohë që lëvizja e Selefizmit që ai përfaqson vazhdon të shihet me dyshim.

Ndërkohë Qadhi pranon se vitet e fundit kanë qenë vite transformimi për të dhe sheh me sy kritik shumë qëndrime të vetat të më përparshme. Këto ndryshime e kanë sjellë më pranë pjesës tjetër të bashkësisë muslimane teksa kanë nxitur kritika nga disa nga figurat më të rëndësishme fetare në Arabinë Saudite. Megjithë kritikat e emrave të mëdhenj të selfizmit si Rabi’a Madkhali, Qadhi dhe instituti Al Maghrib të cilin ai themeloi me shokët e tij, kanë siguruar një vend të sigurt për Selefizmin në Amerikë. Sallat në konferencat islamike mbushen kohë përpara mbërritjes së tij në seminare që ai nuk ngurron të ulet e të marë pjesë sëbashku me figura të njohura të Sufizmit apo tradicionalizmit pro-medhheb që konsiderohen si kundërshtarët natyralë dhe shenjestra e e kritikave të Selefizmit. Ky popullaritet ka bërë që autoritetet të kërkojnë ndihmën e tij dhe ai thotë se e di se si mund të luftohet ideologjia radikaliste, por do duhej që ai të ndihej komod të fliste për cështje si xhihadi pa patur ndrojen se do keqkuptohet dhe etiketohet nga shoqëria, duhet të flasë hapur për cështjet që shqetësojnë dhe irritojnë rininë muslimane si lufta në Irak, Afghanistan, gjendja në Palestinë, retorika anti-Islame e qarqeve të djathta në Amerikë e kështu me rradhë.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *