@font-face { font-family: “MS 明朝”; }@font-face { font-family: “MS 明朝”; }@font-face { font-family: “Cambria”; }p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal { margin: 0in 0in 0.0001pt; font-size: 12pt; font-family: Cambria; }span.yshortcuts { }.MsoChpDefault { font-family: Cambria; }div.WordSection1 { page: WordSection1; }

Prej disa ditësh, në disa forume myslimane dhe ne FB është hapur një debat i gjerë rreth rolit të lëvizjes Gylen ne Shqiperi. Ne mirëpritëm përfshirjen e disa pasuesve të Gylenit në faqen tonë duke shpresuar se do adresonin disa nga shqetësimet e shprehura, por fatkeqsisht ato u përmblodhën në një kor himnizimi për udhheqësin e tyre dhe akuza ndaj kritikëve, pa tentuar të adresojnë asnjë nga shqetësimet e ngritura. Për këtë arsye, në frymën e dialogut dhe rrahjes së mëndimeve që ky blog kërkon të nxis, po rreshtojmë këtu disa nga këto cështje.

Përpara, vlen te theksojmë se ne vlerësojmë kontributin e kësaj lëvizjeje në fushën e arsimit në Shqipëri ashtu si dhe mesazhin qëndror të Gylenit, atë të dialogut dhe bashkëjetesës ndër-fetare, mesazh që besojmë që mbështetet nga shumica e myslimanëve shqiptarë pavarësisht nga vecoritë e mendimit fetar me të cilin identifikohen. Sqarojmë gjithashtu, se duke qenë se ky blog nuk administrohet nga hoxhallarë dhe teologë, shqetësimet që ne ngremë nuk kanë të bëjnë me mendimin teologjik apo sektar të kësaj lëvizjeje, por me dimensionin social dhe kulturor të aktivitetit të saj në Shqipëri. Për këtë arsye kemi ngitur cështjen e

Pavarësisë institucionale të Islamit shqiptar:

Imamët e traditës sonë shpallën qysh në 1928 pavarësinë nga autoriteti i Sheh-ul-Islamit në Stamboll. Ne besojmë se ka nevojë për një debat të frytshëm dhe të hapur për implikimet e rolit qëndror që ka marë në jetën fetare të vendit një lëvizje që kryesohet nga ShBA ku qëndron udhëheqja e kësaj lëvizjeje.

Përfaqsimit:

KMSH me gjithë mangësitë e saj që ky blog i ka vënë shpesh në dukje, mbetet institucioni ynë përfaqsues. Në një kohë kur drejtimi është marë në një masë të madhe në dorë nga një lëvizje minoritare në Shqipëri, si i shërben kjo përfaqsimit tonë?

Si mund të bëhet fjalë për përfaqsim e aq më tepër për moderimin e pretenduar të kësaj lëvizjeje kur asnjë nga departamentet e KMSH nuk drejtohet prej një femre muslimane?

Islami është fe pluraliste dhe kjo është e mbështetur në fjalët e të dashurit tonë, Profetit alejhi selam, dhe pranimit të ortodoksisë së fesë në katër shkolla e në shumë mendime e qëndrime edhe brenda shkollave. Imponimi i një lëvizjeje të vetme bie në kundërshtim me këtë frymë.

Muslimanët shqiptarë, në shumicë, janë sociologjikisht dhe në thelbin e mendimit të tyre fetar të prirur që teksa nderojnë autoritetin fetar dhe traditën, të refuzojnë pasimin e verbër – taklidin ndaj cfarëdolloj personaliteti fetar, dhe janë të prirur që teksa studiojnë dhe konsultojnë figurat fetare, të lexojnë vetë tekstet themeltare të fesë dhe të kenë mendim kritik.

Ne refuzojmë gjithashtu dualitetin e imponuar të Islamit të mirë turk dhe atij të keq arab, dualitet që përfaqsues të kësaj lëvizjeje e kanë pranuar publikisht në media. Ky blog ka qenë kritik i ashpër ndaj formave të mendimit fetar dhe konservatorizmit social që i konsiderojmë të papërshtatshme për paradigmat kulturore të vendit tonë, por gjykojmë njëlloj të dëmshme përpjekjet margjinalizuese të krerëve aktual të KMSH, një institucion i cili në postet drejtuese duket të jetë zbrazur nga imamët.

Dialogut brenda fetar:

Teksa vlerësojmë promovimin e dialogut ndërfetar të gylenistëve, presim prej tyre, si drejtues të institucionit përfaqsues të të gjithë muslimanëve fetarë që të përfshihen dhe të dëgjojnë zërat e imamëve, besimtarëve, muslimanëve aktivë në bashkësi me qëllim që të evidentohen shqetësimet, sfidat, dhe prioritetet e muslimanëve shqiptarë, me nevojë të vecantë të dëgjimit të grupit më të margjinalizuar të bashkësisë tonë, femrave muslimane.

Njëkohësisht, projekte të mëdha dhe me peshë për të ardhmen e bashkësisë si hapja e universitetit duhet të hapen ndaj mendimit të specializuar të imamëve dhe figurave më prominente të muslimanëve, nga imamë dhe figura të njohura nga bashkësia, të paraqesin transparencë për strukturën, modelin dhe personelin e planifikuar. E shohim si vecanërisht shqetësues sygjerimin që universisteti të përdoret jo si hapje ndaj mendimit, por si mbyllje ndaj studimeve në qendrat e mëdha të dijes fetare si Ezheri.

Të tjera cështje janë ngritur këto ditë, por që mund të përfshihen në një nga kategoritë e mësipërme. Nuk mendojmë se është e frytshme që kritikat të etiketohen si mungesë respekti se ky lloj paternalizimi i diskursit është i papranueshëm dhe i papërtypshëm për besimtarët shqiptarë. Gylenistët priten të tregojnë atë hapje e tolerancë që paraqesin në simpoziume dialogu ndërfetar dhe me njerëzit që ndajnë të njëjtën fe.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *