Serbia dhe Kosova





@font-face { font-family: “Times”; }@font-face { font-family: “MS 明朝”; }@font-face { font-family: “MS 明朝”; }@font-face { font-family: “Cambria”; }p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal { margin: 0in 0in 0.0001pt; font-size: 12pt; font-family: Cambria; }.MsoChpDefault { font-family: Cambria; }div.WordSection1 { page: WordSection1; }

Ëndrra të Brukselit*


Serbia shpreson që bisedimet me Kosovën do avancojnë aspiratat e veta për në Bashkimin Europian.


24 Mars 2011/ Beograd dhe Prishtinë


Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, ndali për një vizitë të shpejtë në Beograd këtë javë. U takua me ciklistë serbë gjatë një ndeshjeje futbolli sponsorizuar nga Gazprom dhe bisedoi rreth investimeve ruse. Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic, u krenua se vizita e z. Putin do e bëjë Serbinë më të fortë. Por Rusia është larg dhe qëllimi kryesor i Serbisë është të fitojë statusin e kandidatit për t’ju bashkuar BE. Komisioni Europian do deklarohet në vjeshtë dhe udhëheqsit e BE do vendosin në Dhjetor, kur gjithashtu Mali i Zi shpreson aprovimin për hapjen e bisedimeve për antarsim.


Vendimi i BE është thelbësor për qeverinë, e cila po humbet gjithnjë e më tepër mbështetjen popullore. Partia Demokratike në pushtet e Boris Tadic shpreson se statusi i kandidatit mund të përmirësojë shanset për të fituar zgjedhjet që mund të bëhen nga fillimi i vitit që vjen. Përpjekja për të fituar statusin e kandidatit shpjegon edhe pse Serbia po sillet në mënyrë kaq shembullore në lidhje me bisedimet me Kosovën, sponsorizuar nga BE që filluan në Bruksel në fillim të këtij muaji. Kosova deklaroi pavarësinë më 2008 dhe është njohur nga 75 vende. Robert Cooper, zyrtari i BE i ngarkuar të ndjekë këto bisedime thotë se ideja e bisedimeve është të zgjidhë problemet që mund të zgjidhen. Kjo do të thotë cështje teknike si elektriciteti, numrat e targave dhe dokumentave të udhëtimit.


Borko Stefanovic, i cili kryeson ekipin serb, premton se bisedimet nuk do cojnë drejt njohjes së Kosovës. Megjithatë, thotë z. Stefanovic, me qëllime të mira mund të bëhet shumë gjëra. Për shembull, avionët që fluturojnë për në Kosovë që tani nuk mund të kalojnë nga Serbia do të mund të kalojnë. Mund të arrihet një marëveshje për pullat e doganave, sepse tani exportet nga Kosova nuk mund të shkojnë ose kalojnë në Serbi. Gjithsesi, një analist serb, Vladimir Todorovic, thotë se qeveria do japë sa më pak që të ketë mundësi pa humbur shansin për statusin e kandidatit. Pak kush është dakort me të djathtët që mendojnë se ti buzëqeshësh Edita Tahirit, kreut të ekipit Kosovar, është akt tradhëtie. Gjithsesi, qeveria serbe gjer më tash s’para i ka zënë në gojë bisedimet që të evitojë mosmarëveshjet.


Por jo kosovarët. Serbia ishte e përgatitur më së miri, por jo Kosova. Dy javë përpara fillimit të bisedimeve Kosova nuk kishte qeveri. Znj. Tahirit ju tha vetëm pak ditë përpara se ajo do kryesonte ekipin. Bisedimet filluan pa aprovimin e parlamentit. Partitë e opozitës dhe aktivistë civilë kanë ngritur zërin kundra ngase besojnë se qeveria u ndoll në këtë cështje sepse BE do të ndihmojë Serbinë të fitojë statusin e kandidatit – dhe Kosova nuk do përfitojë asgjë.


Z. Cooper tha se e vetmja mënyrë për të fituar mbështetjen e kosovarëve është që nga këto bisedime të ketë rezultate. Ka prej atyre që kanë frikë se ndarja e Kosovës mund të shtrohet në tryezën e bisedimeve. BE e ka përjashtuar, e për rjedhim nuk do të jetë formalisht pjesë e negociatave. Për më tepër, tani që bisedimet kanë filluar, kosovarët janë të bllokuar: do i jepnin Serbisë një fitore të madhe diplomatike nëse do largoheshin nga bisedimet. I vetmi ngushëllim mund të jetë që edhe nëse Serbia fiton statusin e kandidatit, zgjerimi i BE është bllokuar dhe vetë anëtarësimi i Serbisë do shtyhet për shumë vjet.

Marrë nga The Economist.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *