@font-face { font-family: “MS 明朝”; }@font-face { font-family: “Cambria Math”; }@font-face { font-family: “Cambria”; }p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal { margin: 0in 0in 0.0001pt; font-size: 12pt; font-family: Cambria; }.MsoChpDefault { font-family: Cambria; }div.WordSection1 { page: WordSection1; }

Editorial, The New York Times.

Imponimi formal të hënën i ndalimit francez ndaj mbulesës së plotë të fytyrës, i cili solli arrestimin e menjëhershëm të dy grave që po protestonin kundra këtij ligji, është shoqëruar nga elozhet qeveritare për vlerat franceze si dhe cështje të sigurisë dhe barazisë gjinore.


Por nuk ka dyshim për arsyet e vërteta mbrapa këtij hapi gjigand mbrapa – apo i një ligji të mëpërparshëm që ndalon shaminë myslimane në shkolla, apo “debatet” e organizuara nga partia e presidentit Nicolas Sarkozy, Unioni për Lëvizjen Popullore rreth “identitetit francez” dhe sekularizmit. Këto janë të gjitha sulme cinike ndaj Islamit, fesë së rreth një të dhjetës së popullsisë së Francës, për të tërhequr mbështetjen e të djathtës anti-emigrante.


Ndalimi i nikabit nga ndërtesat qeveritare, shërbimet publike, rrugët dhe qendrat e dëfrimit ka qenë masa e debatuar me më shumë pasion nga të tëra, e disa kanë pretenduar se është symbol i nënshtrimit të gruas. Por vetëm një grup shumë i vogël ndër pesë ose gjashtë milionë myslimanët e Francës mbartin mbulimin e plotë dhe vendimi i tyre për ta bërë këtë gjë s’është punë e qeverisë apo e policisë.


Ndalimi i shërben vetëm përhapjes së sulmeve kundra Islamit në Francë dhe gjetkë në Evropë, ndihmuar nga deklarata si ajo e ministrit të brendshëm, Claude Gueant, që qartazi portretizojnë Islamin si një fe të huaj për Francën: “Nuk ka arsye pse vendi duhet t’i japë një feje më shumë të drejta se feve më të hershme në këtë vend.”


Për fat të mirë, edhe disa zyrtarë të z. Sarkozy duket të kenë parë kotsinë e këtyre farsave. Kryeministri Francois Fillon, pa shumë zhurmë, një vit më parë u solli fundin “debateve kombëtare” të turpshme rreth identitetit francez, dhe kohët e fundi ai rrefuzoi të merte pjesë në një debat të ngjashëm për sekularizmin. Të gjithë udhëheqsit e rëndësishëm fetarë, përfshi peshkopin katolik të Parisit, kardinal Andre Vingt-Trois, gjithashtu refuzuan diskutimin.


Z. Sarkozy dhe pjesa tjetër e partisë së tij duhet të pasojnë këto shembuj dhe duhet ti japin fund eksploitimit të turpshëm të intolerancës për përfitime politike.

@font-face { font-family: “MS 明朝”; }@font-face { font-family: “Cambria Math”; }@font-face { font-family: “Cambria”; }p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal { margin: 0in 0in 0.0001pt; font-size: 12pt; font-family: Cambria; }.MsoChpDefault { font-family: Cambria; }div.WordSection1 { page: WordSection1; }

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *