Paris, e mërkurë, 30 Mars 2011.

PARIS (Reuters) – Udhëheqsit e gjashtë feve kryesore të Francës këshilluan qeverinë të mërkurën kundra mbajtjes së një debati të planifikuar mbi Islamin për të cilin ata thanë se do stigmatizonte myslimanët dhe do nxisë paragjykimet teksa vendi i afrohet zgjedhjeve kombëtare në vitin e ardhshëm.


Duke vënë peshën e tyre në një cështje që po përcan partinë UMP në pozitëtë Presidentit Nicolas Sarkozy, Konferenca e Udhëheqësve Fetarë të Francës tha se diskutimi rreth respektimit për sistemin sekular francez vetëm sa përhap konfuzion në kohë të turbullta.

UMP planifikon të organizojë një forum publik mbi sekularizmin javën që vjen për të cilin kritikët thonë se është një sulm i fshehur kundra myslimanëve për të fituar votues që kanë kaluar tek Fronti Kombëtar i të djathtës extreme dhe mund të pengojnë shpresat për rizgjedhjen e e Sarkozy-s në 2012.

Aleatët e Sarkozy janë të përcarë rreth strategjisë dhe figura të moderuara si kryeministri Francois Fillon publikisht kundërshtuan atë që ata shohin si një rrëshkitje të UMP drejt të djathtës extreme.

Duke theksuar se besimet duhet të nxisin harmoninë sociale, udhëheqsit fetarë thanë se debati mund të “mjegullojë këtë perspektivë dhe nxisë konfuzion që s’mund të jetë vecse paragjykues.”

“A është një parti politike, qoftë edhe e pozitës, forumi i duhur për ta udhëhequr këtë vetë?” pyetën ata në një deklarim të rrallë të përbashkët.

BESIMET E TJERA NË MBËSHTETJE TË MYSLIMANËVE

Deklarata u firmos nga udhëheqsit katolikë, muslimanë, hebrenjë, protestantë, të krishterët ortodoksë, dhe budhistë. Këta udhëheqës formuan këtë grup vitin e kaluar për të koordinuar qasjet e tyre ndaj cështjeve fetare në debatin publik.

Udhëheqsi i Partisë UMP Jean-Francois Cope refuzoi akuzat se po ngjallin frikë, duke thënë se debati se si sistemi sekular respektohet në praktikë do siguronte barazi të të gjitha feve.

Por shumë kritikë thonë se cështja që thekson UMP – gratë e mbuluara, ushqimi hallall në kafeteritë e shkollave, myslimanët që falen në rrugë jashtë xhamive të tejmbushura – të gjitha kanë në shenjestër Islamin.

Udhëheqsit fetarë thanë se Franca ka organizuar shumë debate serioze e të gjata rreth sistemit sekular, të filluar në 1905 për të ndarë kishën nga shteti, dhe vunë në dyshim nevojën për një tjetër debat.

“Ne po punojmë për një sekularizëm të arsyeshëm,” thanë ata. “Sekularizmi nuk mund të ndahet nga vlerat tona thelbësore, vecanërisht dinjiteti dhe respekti për njeriun.”

Udhëheqës të vecantë fetarë kanë mbështetur myslimanët, të cilët përbëjnë rreth 5 milionë dhe fenë e dytë të Francës pas katolicizmit. “Është shpesh e vështirë të jesh mysliman në Francë,” tha Grand Rabini Gilles Bernhein javën e kaluar.

“Kjo vështirësi është përkeqsuar sot në këtë klimë të pashëndetshme, agravuar nga bisedat që përcajnë dhe nuk bashkojnë,” i tha udhëheqsi hebre të përditshmes Le Monde.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *