Tarik Ramadan vjen në Tiranë






Tarik Ramadan do të jetë në Tiranë brenda dy ditësh, pas nje turi vizitash ne disa vende te Ballkanit si Bosnje, Kosovë dhe Maqedoni. I ftuar nga Shoqata Ardhmëria ai do ketë disa takime, si dhe do të mbajë një kumtesë për një audiencë të përzgjedhur në sallën e Muzeut Historik Kombëtar. Kumtesa do të mbahet ditën e mërkurë në orën 18-00 dhe tema e diskutimit do të jetë: “Muslimanët në Evropë, Sfidat dhe Perspektivat”. Gjithashtu, ai do të ketë një takim me të ngushtë në bar-librari “E për7shme”, ku do të diskutohet më ngushtësisht për probleme të ndryshme të Islamit në Shqipëri. Profesor, Ramadan, është shprehur mjaft i interesuar për të njohur Shqipërinë, duke qenë kohët e fundit mjaft i interesuar për zhvillimet në Ballkan.

Ardhja e Tarik Ramadanit në Shqipëri, përbën një event me interes për vetë natyrën aktivitetit të tij, i cili ofron qasje shumë të nevojshme për realitetin shoqëror shqiptar. Tarik Ramadan, është bërë i njohur në shumë rrethe lexuesish shqiptarë me shkrimet e tij, me kontributin e madh që ai ka dhënë për krijimin e qasjeve të duhura të orientimit kulturor dhe fetar të muslimanëve në Europë. Gjithashtu ai është bërë i njohur për përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave të muslimanëve në shumë vende, si dhe për kontributin e tij në çlirimin e opinionit publik europian prej paragjykimeve ndaj Islamit dhe muslimanëve. Figura e tij, është majft e njohur në Europë, por edhe në vendet arabe, për idetë dhe mendimet e shprehura në drejtim të gjetjeve të urave të komunikimit midis Islamit dhe Perëndimit. Ramadan, është një aktualisht një nga medimtarët më të rëndësishëm të Islamit në Perëndim, si dhe një nga aktivistët më të mëdhenj në fushën e marrëdhënieve mes Islamit dhe Perëndimit. Idetë e tij skolareske kanë gjetur përkrahjen, por edhe diskutime të shumta në shumë rrethe akademike perëndimore dhe në vendet muslimane. Shumë dijetarë muslimanë kanë mbështetur idetë e tij, duke vlerësuar kontributin e tij në fushën e mendimit. Librat e tij si “Të jesh një musliman evropian” apo edhe studimet e tij për reformizmin, kanë ofruar qasje me vlerë për zhvillimin e mendimit fetar në raport me zhvillimet shoqërore me të cilat ndeshen sot muslimanët jo vetëm në Evropë. Aktualisht, përveç aktiviteteve të shumta, Tarik Ramadan, është prezent në shtypin botëror, në gazetat më të mëdha franceze, angleze por edhe amerikane, si dhe është prezent në ekranet më të njohura të këtyre vendeve, duke ofruar opinionet e tij për shumë prej fenomeve dhe ngjarjeve që shqetësojnë shoqëritë e sotme në raport me shoqëritë muslimane.

Ramadan ka studiuar filozofi dhe letërsi franceze në nivelin Master dhe ka kryer doktoraturën në gjuhën arabe dhe studime islame në Universitetin e Gjenevës. Ai gjithashtu ka shkruar një dizertacion doktorature për filozofin gjerman Friedrich Nietzsche. Më tej ai ka studiuar për jurisprudencë islame në Universitetin e Ez’herit në Kajro.

Aktiviteti i tij akademik është shumë i pasur. Ka dhënë Mësim në College de Saussure, në Gjenevë të Zvicerës, si dhe ka mbajtur leksione në fe dhe filozofi në Universitetin e Fribourg-ut gjatë periudhës 1996-2003. Në tetor 2005 ai dha mësim në Kolegjin St Antony, në Universitetin e Oksfordit. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, deri në 2009 ka qenë profesor i jashtëm në Universitetin Erasmus në Roterdam. Ndër të tjera, Tarik Ramadan është këshilltar i BE-së për çështjet fetare, si dhe është Kryetar i Rrjetit Euro-Musliman, me qendër në Bruksel.

Comments

  • Një vëretje në lidhje me epitetin "reformator i Islamit". Mënyra e artikulimit edhe pse kuptohet qëllimi i artikullshkruesit nuk duhet të shprehet në këtë mënyrë sepse duket sikur Islami është një subjekt që mund të reformohet apo pranon reformimin! Islami është feja e Allahut dhe si e tillë ajo është shpallaje hyjnore që nuk preket nga reformimi, as vjetërimi dhe rinovimi, ajo çka rinovohet apo reformohet është mënyra sesi e perceptojnë muslimanët në kohë dhe hapsira të ndryshme fenë e tyre, por kurrsesi vetë feja e tyre. Është e rëndësishme që të shprehemi në mënyrë të tillë për të mos lënë të kuptojmë te të tjerët se Islami si fe dhe shpallje hyjnore ka nevojë për reforma njerëzore, njëlloj siç ka ndohur me fe të tjera, ku roli njerëzor ka ndërhyrë edhe në shpalljen hyjnore në thelbin e saj, pra përtej intepretimit njerëzor që në fund të fundit nuk është shpallje. Ideologjitë njerzore janë ato që reformohen në thelbin e tyre, ndërsa zbulesa hyjnore e Zotit nuk reformohet.Kërkoj mirkuptimin tuaj për vëretjen e më sipërme dhe ndryshimin e titullit në përputhje me konceptin e mësipërm islam.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *