/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:”Table Normal”; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:””; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin-top:0in; mso-para-margin-right:0in; mso-para-margin-bottom:10.0pt; mso-para-margin-left:0in; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:”Calibri”,”sans-serif”; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:”Times New Roman”; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin;}
E-zani
Parlamenti shqiptar kaloi për miratim me procedurë të përshpejtuar projektligjin për kryerjen e regjistrimit të popullsisë ku do të përfshihet edhe regjistrimi i fesë dhe etnisë. Megjithë reagimet e shumta nga shoqëria civile, intelektualë të ndryshëm, si dhe aktorë të ndryshëm politikë, megjithë reagimet qytetare, të cilat nuk ishin aspak të vogla duke pasur para sysh një vend apatik si ky që nuk di ta ushtrojë të drejtën e protestës, përsëri, veshi i qeverisë shqiptare mbeti i shurdhër. Qeveria shqiptare nuk mori para sysh as ndjeshmëritë qytetare e kombëtare, as argumentet e shumta kundra këtij vendimi, as realitetin problematik me të cilin lidhet ky regjistrim, duke ruajtur me kokfortësi dhe pa argumente vendimin e saj. Ndryshe nga ç’ndodh normalisht, kur qeveria ka nuk ka hezituar të shfaqë gjithmonë oportunizmin e saj, për t’i plotësuar kërkesat, kur ato kthehen në një kauzë publike, kësaj rradhe, duket se vendosmëria e saj është e paluhatshme përballë çdo presioni qytetar.

Kjo vendosmëri tregon se presione të tjera, pas kuintave të skenës ku luhet estrada politike shqiptare, janë më të fuqishme se interesat kombëtare duke mbetu i zhbalancuar nga faktorët e brendshëm, të cilët duhet thënë se janë ende të topitur e të paaftë të diktojnë orientimet politike, kur vjen puna në çështjet kombëtare. E gjithë kjo tregon qartësisht se shteti ynë është peng i politikave dhe interesave të huaja, dhe se ky shtet nuk po i shërben aspak vetvetes. Apatia e shtetit shqiptar për të luajtur rolin e tij në rajon, duke u bërë strehë për të drejtat e shqiptarëve kudo ku ata janë shpërndarë në vendet fqinje, por edhe pasiviteti i tij për të mborjtur interesat e veta jashtë territorit të tij, tashmë duket se po përforcohet nga gjunjëzimi i plotë për të mbrojtur vetveten edhe brenda territorit të vet. Deri tani nuk shohim asnjë veprim të shtetit shqiptar për të përforcuar marrëdhëniet me Kosovën, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë apo Malit të Zi, për të mbrojtur të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, për të mbrojtur dinjitetin e vet në Himarë dhe zonat me një përqëndrim demografik minoritar, për të mbrojtur vetveten në incidente të ndryshme diplomatike të shkaktuara nga fqinjët. Përkundrazi, tashmë shohim vetë shtetin të punojë me duart e veta kundra interesave tona kombëtare. Ky mund të quhet me plot gojën, falimentim. Dhe çfarë është më e mjerueshme, është se ky gjunjëzim vjen pikërisht përballë një vendi që sot është në pikë të hallit, në prag të një falimentimi ekonomik e social, në një krizë të thellë politike, shoqërore e në një rrënim të plotë të kredibilitetit ndërkombëtar. Përtej kësaj, shteti shqiptar vazhdon t’i nënshtrohet presionit të kalit të ngordhur të Trojës helene. Kjo tregon se në ç’nivel gjendet shteti shqiptar, dhe politika jonë e jashtme dhe se në ç’mjerim e kërcënim ndodhen interesat tona kombëtare, në një kohë kur shqiptarët, për shkak të rrethanave të reja, duhet të ishin tashmë kombi me ngritjen më të lartë të faktorizimit në rajon. Ky është një turp për ata që na drejtojnë, por edhe për të gjithë shoqërinë tonë që i toleron veprime të tilla.

Comments

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *