Sqarim.





B. Sinani.

Ditën e djeshme postova një koment mbi një artikull të K. Myftarit të titulluar, Riciklimi i Olsi Jazexhiut. Në dallim nga cfarë ka qenë përshtypja nga komentet në FB apo në kontaktet private, ky shkrim nuk ka patur të bëjë me O. Jazexhiun. Qëndrimet e tij si pro regjistrimit të popullsisë në baza fetare dhe etnike, ashtu si dhe qëndrime të mëpërparshme mbi islamin në Shqipëri janë, në mendimin tim, të dënueshme. Autorë të tjerë që botojnë në këtë blog kanë komentuar më parë mbi qëndrimet e O. Jazexhiut. Vlen të thuhet, gjithsesi, se asnjëherë nuk është folur për të në këtë blog në nivel personal por vetëm për qëndrimet e bëra publike nga O. Jazexhiu.

Edhe pse shumë bashkëpunëtorë të këtij blogu janë atakuar në mënyrë rrugace nga z. Jazexhiu, përfshi akuza se anëtarët e bashkëpunëtorët e këtij blogu janë “agjent të CIAs” të “Piro Mishës” apo “Sorosit” apo dhe disa hoxhallarë që ai identifikon me këtë blog si “patriotë” (qyshkur është fyerje të duash popullin e vendin tënd) e gjer në ofendime që cënojnë nderin e anëtarëve të familjes së disa bashkëpunëtorëve të këtij blogu, trajtimi ynë për O. Jazexhiun nuk ka adresuar asnjëherë këto sulme personale, edhe pse kemi vënë në dukje që është imorale për ata që e mbështesin rrugacërinë që ai përhap. Ky shkrim, për këdo që ka sytë në ballë dhe di të lexojë ka të bëjë me pretendimin e autorëve që shkruajnë për islamin, si K. Myftari dhe P. Misha për të paraqitur ligjërimin e një personi si O. Jazexhi si artikulimin e një projekti politik sipas të cilit ngrihen planet politike të muslimanëve. Fatmirësisht, nuk ka projekte të tilla.

Dashamirës të këtij blogu kanë sjellë në vëmendje të administratorëve të këtij blogu që z. Jazexhiu është përgjigjur si kurdoherë me shpifje që nuk kursejnë as të vdekurit e as të gjallët e me sulme personale. Kjo gjë nuk na habit. Ai i atribuon shkrimin, pa të drejtë, E. Mërtirit që është një nga administratorët e këtij blogu. Postimi i mëpërparshëm ka qenë në emër të blogut dhe kjo është praktikë e mëpërparshme e këtij blogu ashtu sic është metodë e njohur mediatike si në blogosferën e respektuar shqiptare ashtu si dhe në botimet më prestigjioze mediatike në botë. Shumëkush e interpretoi këtë si hakmarje të z. Mërtiri ndaj Jazexhiut. Shpresojmë të jetë një mësim për lexuesit tanë që të lexojnë idetë dhe jo të formësojnë skema banale hakmarjesh personale. Nuk është në etikën e këtij blogu të bëj atakime personale, ky blog komenton vetëm mbi qëndrime publike.

Comments

  • pse nuk i pergjigjeni akuzave qe ben Olsi Jazexhiu kunder jush, per mardheniet tuaja me Piro Mishen dhe sulmet kunder Abdi Baletes, por vetem rrini e sulmoni Olsin? shkrimet e Mertirit jane ne nje linje me ato te Piro Mishes dhe Kastriot Myftarajt. Ju keni shume shpjegime per te dhene dhe sulmet personale nuk ju nderojne.

  • I nderuar anonim: arsyeja pse nuk I pergjigjemi akuzave te O.J eshte thene me siper: ne nuk perfshihemi ne diskutim me nje rrugac qe atakon dhe nderin e familjes dhe te femrave. O.J ka akuzuar dhe se jemi agjente te njerit apo tjetrit por nuk do te thote se sa here I pjell mendja atij ne duhet te pergjigjemi. Gjithe sistemet ligjore, perfshi ate Islam, vene peshen e proves mbi ate qe ngre akuzen. Nese kerkon ne arkivat e ketij blogu do gjesh te pakten dy shkrime kritike ndaj P. Mishes por ne nuk atakojme persona por kritikojme ato qe ata shkruajne. Te thuash qe shkrimet e Mertirit jane ne nje linje me K. Myftarin ose nuk ke lexuar Mertirin, ose nuk ke lexuar Myftarin ose nuk di te lexosh.

  • po normal keni kohe qe merreni me olsin tek lista juaj dhe tashme eshte bere aq bajate te filtet nga ju per ate sa skeni me sa ca thoni se i keni thene te gjitha,,,normal qe smerreni me me ate, jo per ndonje arsye tjeter!

  • eshte e thjeshte i nderuar pse nuk ai vlen te merresh me akuzat e Olsit, sepse ai eshte tipi i K.Myftrajt ne mesin e muslimaneve, nuk le njeri pa akuzuar pa per shik-s e spiune vetem e vetem pse nuk bien dakord me te, e keqja eshte se ai jo vetem qe nuk posedon asnje prove per ato akuza qe as vete nuk i beson,por aktiviteti i tij ne fakt te le te dyshosh se ai eshte me paresor te dyshohet ne te se eshte nje agjent qe punon per dike! edhe pse te tilla supozime natyrisht ne nuk i besojme kjo nuk do te thote te biem ne nivelin e tij te ulet moral sa te akuzojme njerez me 5 vakte namaz qe e falin sabahun ne xhamise jane spiuna! O.J e ben kete lehtesisht pa asnje ndnjenje pergjegjsie morale dhe fetare! A mund te flase nje besimtar me gjuhen qe flet ai! ja qe ka te tille! Allahu na ruajt mendte e kokes! eshte fakt i cuditshme sesi Olsi dhe Kaci para pak kohesh pinin kafe me njeri-tjetrin pa asnje problem, madje edhe kur ky Jazexhiu eshte keshilluar te mos shoqerohej me Kacin e justifikonte se na duhet se sulmone kete e ate, e kur ky K.M sulmoi Profetin Osli filloi ta mallkonte nderkohe qe e dinte qe me pare se cmall ishte ly njeri sepse nuk ishte hera e pare qe ky njeri sulmonte islamin. Tani do te thuash crendesi ka kjo? ta tregova per te kuptuar se me cnjeri ke te besh, nje njeri qe brenda 24 oreve xhiron 360 grade! O.J eshte nje don kishot qe me edhe pse nijetin e ka te mire me shume prish pune sesa ndreq.

  • @ e-zani Nuk e kuptoj si qenka "i nderuar" ky anonimi me siper te cilit i jeni drejtuar ashu, sa kohe qe ky anonimi pretendon 1) se shkrimet e Pirro Mishes jane njelloj me te skizofrenit Myftaraj; 2) se E. Mertiri shkruan "ne nje linje" me P.Mishen e K.Myftarajn. P.Misha ka ide te gabuara dhe shpesh shqetesuese mbi sekularizmin apo traditen, mirepo eshte krim ta fusesh emrin e tij ne nje rresht me nje provokator patologjik shumeperdorimesh si Myftaraj. Nga ana tjeter, akoma me e rende eshte qe E. Mertirin ta numerosh si me te parin po sidomos me te dytin. Nderkaq qe Myftaraj shan fene dhe nderin e muslimaneve dhe kerkon te dale feja jashte ligjit, Mertiri ben te kunderten ekzakte te kesaj. AI QE PRETENDON SE KETA JANE NJELLOJ, NE FAKT PO AKUZON NJE BESIMTAR SI TE PAFE dhe sipas hadithit te njohur, kur nje besimtar akuzon nje tjeter per mosbesim, njeri nga te dy eshte jobesimtar. Sigurisht qe ky i papergjegjshmi qe shkruan ketu, nuk mund te merret kaq seriozisht, po gjithsesii, ta lexoje ai qe i ndersen. Turp t'i vije kujt ka rene kaq poshte e e i ka zene syte urrejtja e krahason gjera te pakrahasueshme!Po ashtu i panderuari anonim duhet te mesoje te mos perdore emrin e nderuar te Abdi Baletes per te mbrojtur jo thjesht nje antinacionalist, por nje antishqiptar si Jazexhiu.

  • Ka kohe qe qendrimet dhe shkrimet e O.J duken te jene nje thike mbas shpine per muslimanet ne Shqiperi. Ne fillim kur lexoje shkrimet e tij ne internet, coroditese ne forume muslimane dhe provokuese armiqesie ndaj muslimaneve ne forume te tjera shqiptare, ishte e veshtire te kapje fillin e ideve te tij, por me pas kur e gjitha kjo te krijonte nje model te qendrueshem, e kuptoje se si tjetri nuk po i demtonte pa qellim muslimanet, kuptoje gjithashtu se format ishin shume diabolike

  • e keni marre shume emocionalisht kete pune. e keni bere Jazexhiun armik te popullit. kaq tolerance ju meson feja juaj xhanem sa po e vrisni burrin e botes ne publik?

  • Shumica e pjesemarresve te ketij blogu, kane qene dikur te anetaresuar ne mailing-listen e Jazexhiut, ku dhe ia kane shprehur ne menyre te hapur dhe serioze rezervat e tyre. Reagimi i Jazexhiut per kritikat, shume serioze dhe shume etike, ka qene ne dy menyra: E para, duke i perjashtuar nga lista e tij, e dyta duke shpifur lloj-lloj perversitetesh kundra tyre, e duke i akuzuar per agjente te SHIK-ut, CIA-s, Soros-it, e lloj-lloj marrezirash te tilla. Pra eshte Jazexhiu qe nuk pranon debat e diskutim e jo ne. Edhe gjuha e tij rrugacerore, kercenuese ndaj nesh, vjen pikerisht per te nderprere diskutimin, pasi ai e di qe ne nuk biem ne nivelin e tij, dhe kerkon ta mbylle ne kete menyre debatin. Ne fakt, po te jete per te dhene shpjegime, po te jete per sqarime, qofte edhe sipas etikes Islame, i takon Jazexhiut te provoje akuzat qe vjell ndaj nesh. Nese nuk sjell prova definitive per akuza te tilla kaq te renda, atehere kjo e ben ate, fetarisht shpifes dhe fitnexhi. Kaq, besoj se mjafton.

  • Te nderuar vizitore e lexues te ketij blogu, ju lutemi qe ne komentet tuaja te kufizoheni ne diskutimet e ceshtjeve te ngritura, ndodhite personale, ne rastin konkret te z. Jazexhiu jane irelevante me ceshtjet e ngritura. Faleminderit per mirekuptimin.

  • Po pse qenka bere Jazexhiu armik ketu? Artikulli perkundrazi mbron idene se Jazexhiu NUK eshte ashtu si duan ta paraqesin per interesat e veta Misha e Myftaraj. Kaq te veshtire e keni te lexoni? autori thote thjesht qe nuk eshte dakord me Jazexhiun dhe i sheh si te gabuara qendrimet e atij. Ku eshte problemi?E-zani ka dokumentuar dhe denuar ketu kercenimet me VDEKJE qe fondamentalistet anti-muslimane i kane bere Jazexhiut. Kjo eshte shenje solidariteti dhe jo armiqesie. Ju nuk jeni lexues i rregullt i ketij blogu, se ndryshe do ta kishit kuptuar si gjithe te tjeret qe ketu nuk ka armiqesirahttp://www.e-zani.com/2011/05/ndal-urrejtjes.html#more

  • me duket pa sens qe nga njera ane te pretendoni se nuk e keni me Olsin sepse ju po kundershtoni Idet e tij pa personalizime ndersa nga ana tjeter per te justifikuar faktin qe po mereni me te kapeni pas personit te tij i cili shan apo ofendon. HE pra, meruni me idet e olsit e mos u merni me te shajtmet e tij…

  • Ne shkrimet tona, nuk po merremi hic as me vete Olsin dhe as me idete e tij. Ky blog ka vetem nje replike te E. Mertirit, ne menyre te drejtperdrejte ndaj Jazexhiut ne lidhje me nje debat per qendrimet e te dyve ndaj problemeve ne Himare. Kaq. Ajo qe po bejme tani, eshte sqarimi ndaj atyre qe na thone se po e sulmojme. Po perpiqemi tu bejme te qarte atyre se kemi te bejme me dy ligjerime krejt te kunderta ne gjuhen e debatit publik mes muslimaneve, njera qe merret me idete, kritikat, mendimet dhe qendrimet publike (qe eshte kjo e jona), ndersa tjetra qe merret me fyerje banale dhe rrugacerore, me shpifje, akuza pa baze, lincime nepermjet mashtrimit publik, madje duke shkuar deri ne tekfirizem. Kaq. Po te jete per tu marre personalisht, secili nga ne ka aq shume per te treguar sa do ta shnderronim blogun tone ne nje blog apostafat per Jazexhiun. Por, sic edhe e sheh, po ua kursejme njerezve te gjitha keto, pikerisht per hir te etikes sone.

  • @ Anonim i ores 10:14 PDA je besimtar ti? Neper blogje pijanecesh dhe tifozesh futbolli, mbase nuk eshte detaj i rendesishem shan apo nuk shan tjetri, por midis besimtaresh, sharja dhe shpifja kane vlere esenciale, edhe me shume se idete. Edhe sikur Olsi te kishte ide, ato asgjesohen para shpifjeve dhe fyerjeve te tij. Rrofshin delet qe ka verdalle vetes qe i thone AMIN kur shan e shpif.

  • olsi eshte nje …
    eshte nje aventurier qe cdo 6 muaj gjen ndonje hobi te ri, ben zhurme sa per tu dukur dhe ne fund sperfundon asgje

    Ju lutem mos perdorni fyerje. Pjeset ne pika jane censuruar.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *