E-Zani.

Ditën e djeshme, opinionisti i gazetës MAPO, Alfred Lela, solli në vëmendjen e publikut vdekjen e dy bashkëqytetarëve tanë e njëkohësisht dy viktima të një sistemi dështimesh, keqmanaxhimesh, neglizhence, mungese përgjegjsie ligjore që kanë karakterizuar këtë tranzicionin tonë që nuk po mer fund.

Dy etër, bashkëshortë, vëllezër, miq, dy shqiptarë të quajtur Kozma Qirjako dhe Refik Kryemadhi kanë humbur jetën dje në një pusetë në përpjekje për të pastruar e ndrequr një pompë uji që furnizonte zyrën e tyre në një pallat te “Komuna e Parisit”. “Komuna e Parisit” është një nga ato lagjet e reja të tranzicionit postkomunist të Tiranës, shumë e ndryshme nga të tjerat, por shumë e ngjashme në një të vetme gjë: infrastruktura e patolerueshme. Kjo bashkë me infrastrukturën e brendshme që i bën shqiptarët të shkujdesshëm me jetën u ka marrë jetën edhe të ndjerëve… Rasti në vetvete është një fatkeqësi që mund të ishte shmangur jo vetëm duke ushtruar një vetëkontroll, por edhe duke e bërë pjesë e një sistemi kontrolli të strukturave përgjegjëse.


Gazetari Lela duhet përgëzuar për vëmendjen që i ka kushtuar kësaj ngjarjeje dhe për sjelljen në vëmendjen e publikut të dështimit më të madh shoqëror që qëndron mbrapa tragjedisë së dy familjeve tiranase. Por më pas, në kërkim të rrënjëve të kushteve që sollën këtë vdekje, Lela shkruan,

Pyetja është: edhe sa epoka (e sheh, jemi në një vend ku mbrapshtitë s’i masin më as vitet!) do të jemi një shoqëri e tillë teveqele, ku shtet e individ bashkë jetojnë brenda atij artizanatit të të jetuarit, që s’bëhet kurrë as shkencë dhe as art. Të dyja jetojnë në një Balkan baazar të së përditshmes, ku të gjitha marrëdhëniet i shpjegon orientalizmi i qelbur inshallah.


Lela mund të ketë opinionet e tij se cfarë shpjegon këtë gjëndjen tonë, por nuk mendojmë se kjo i jep licencën për të përdorur një gjuhë të tillë fyerjeje e lëndimi të sensitiviteteve të qytetarëve muslimanë të këtij vendi që janë po aq viktima të gjendjes për të cilën flet Lela.


Kjo gjuhë në faqet e gazetëz MAPO i sjell njollë dhe vetë kësaj gazete që lejon të kthehet në nxitëse të islamofobisë. Ka një dallim të qartë midis lirisë së shprehjes së medias dhe papërgjegjshmërisë dhe në këtë rast Lela ashtu si dhe redaksia e MAPOs kanë njollosur veten me bigotrinë e një gjuhe të papërgjegjshme.

Comments

  • Ky Lela eshte i madh fare. Ta nderojm pak me shume Kacorrin, thote, se ka qene ktialok.Arsyeja: Sepse, ktialoket jane europiane dhe jane kleri i persekutuar.E para, historia behet sipas oreksit fetar: Nuk ka rendesi se kush e ka kontributin me te madh per pavaresine, por ka rendesi cfare feje ka pas ai qe e ka dhene kete kontribut.E dyta, sipas ketij, ktialoket qenkan perendimor ndersa muslimanet e ortodokset jo. Dmth, Don Nikolle Kacorri eshte me perendimor se Faik Konica, apo Ismail Qemali.E treta, sipas ketij, vetem ktialoket jane kler martir. Te gjithe ata klerike muslimane, suni apo bektashi, madje edhe ortodokse, qe jane pushkatuar, internuar, burgosur e persekutuar, nuk hyjne ne llogari qe ta konsiderojme klerin e tyre martir. Nuk di nga i gjen te dhenat Lela se kleri ktialok eshte persekutuar me shume nga ai musilman, por sido qe te jete, nese do t’a vleresonim historine me ndonje diference te vogel perqindjeje, per te thene se kush eshte kleri i persekutuar (kleri martir), atehere do te kishim te drejte pa medyshje fare te thonim sot, se muslimanet jane themeluesit e kombit dhe shtetit shqiptar. Kete mund ta themi se perqindja e muslimaneve ne shpalljen e pavaresise eshte dominuese. Madje ndonjehere ktialoket jane futur ne strukturat e qeverise se pare, thjesht qe te kene diversifikim fetar. Pra nemermjet nje diskriminimi pozitiv. Keta ekstremistet ktialoke, i perdorin statistikat vetem kur iu leverdisin.Logjike banale!

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *