Numri i të vdekurve nga sulmi i djeshëm në Norvegji është ngritur në 91. Shumica e viktimave ishin fare të rinj e të tjerë ishin punonjës civilë. Dhimbjes së familjeve për jetët e humbura i shtohet ankthi dhe pasiguria që terrori injekton dhunshëm në një shoqëri.

Ky sulm u quajt qysh në momentet e para si 11 Shtatori i Norvegjisë dhe shënjestra e parë u vendos mbi al-Kaidan. Por profili i fajtorit nuk është ajo që pritej në fillim. Terroristi, sic po raportohet nga Euro Neës dhe BBC, është një fundamentalist i Krishterë me anësim politik të djathtë dhe në aq pak sa dihet për të është se ai është një anti-musliman.

Dicka e ngjashme kish ndodhur pas bombës në Oklahoma City nga Timothy McVeigh. Ky është një përkujtues që terrorizmi nuk ka fe e aq më pak nuk është pronë ekskluzive e një feje të vetme. Është përkujtues, gjithashtu, i rrezikut në ritje të ekstremit të djathtë në Evropë e gjetkë dhe nevoja që ky fashizëm i rilindur evorpian të ndalet.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *