Komuniteti Mysliman Shqiptar ndodhet tashmë përpara zhgjedhjeve të Këshillit të Përgjithshëm, i cili është një institucion që është konceptuar të funksionojë si parlament i këtij komuniteti. Këto zgjedhje janë tepër të rëndësishme, pasi prej tyre zgjidhen të gjitha strukturat e tjera, deri tek Kryetari i KMSh-së. Aktualisht duket se afrimi i zgjedhjeve ka vënë në lëvizje drejtuesit e KMSH-së për të thelluar edhe më tej uzurpimin e këtij institucioni, duke shfuqizuar verdiktin e besimtarëve nga përfaqësimi i tyre në parlamentin e muslimanëve. Bëhet e ditur se drejtuesit e lartë të këtij institucioni, kanë shkelur rëndë statutin në lidhje me zgjedhjen e përfaqësuesve të Tiranës, e po kështu kanë vepruar edhe me rrethet. Ata kanë shpërfillur të drejtën e përfaqësuesve të xhamive, për të marrë pjesë në seancën e zhvilluar në Myftininë e Tiranës, prej nga do të zgjidhen edhe anëtarët e Tiranës në këtë Këshill.

Puçi institucional

Sipas statutit, të drejtën për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, e kanë: Myftiu, imamët e xhamive si dhe përfaqësuesit e dalë nga zgjedhjet e xhamive. Aktualisht, në Myftininë e Tiranës, zgjedhja e anëtarëve për në Këshillin e Përgjithshëm duhet të ishte bërë nga:

  1. Myftiu,
  2. Imamët e Tiranës
  3. Përfaqësuesit e dalë nga zgjedhjet e zhvilluara në xhami, numri i të cilëve shkon në mbi 65 pjesëmarrës.

Ajo që ka ndodhur, ka qenë një shkelje flagrante që përbën një puç insitutcional, duke e bërë krejtësisht të jashtligjshëm veprimin e myftinisë, e për pasojë edhe Këshillin e Përgjithshëm. Aktualisht, në mbledhje, drejtuesit e lartë të KMSH-së kanë thirrur vetëm dy imamë dhe asnjë tjetër, si dhe asnjë përfaqësues nga xhamitë. Kjo do të thotë se anëtarët e Këshillit nuk po dalin nga zgjedhjet, por nga përzgjedhjet e klaneve që sundojnë me metoda despotike Komunitetin Mysliman.

Në mbledhjen e myftinisë, imamet Ahmed Kalaja dhe Lulzim Plloçi, kanë denoncuar këto shkelje, por janë ndeshur me arrogancën dhe iracionalitetin e drejtuesve të mbledhjes, të cilët nuk e marrin aspak në konsideratë statutin e institucionit që drejtojnë. Nga ana tjetër, mësojmë se në shumicën e xhamive në Shqipëri, nuk janë bërë fare zgjedhje, gjë që delegjitimon parlamentin e ardhshëm.

Diktatura gyleniste

E gjithë kjo, përbën një akt të rëndë uzurpimi, që shkel mbi të gjitha principet themelore të parimeve, ligjeve dhe garantit të jetës fetare në vend. Gjithashtu, ky akt, përbën një shkelje flagrante të frymës minimale demokratike që kërkon çdo bashkësi për të funksionuar, e njëkohësisht, përbën nje cënim të rëndë të lirisë fetare në vend, duke dhunuar të drejtën e organizimit në një institucion të bashkësisë më të madhe fetare në vend. Shkelja e parimeve të tilla, do të thotë se ky komunitet po bëhet gjithnjë e më shumë një institucion që nuk përfaqëson bashkësinë në krye të së cilës është. Akte të tilla, përbëjnë dhunim të dinjitetit dhe të drejtave themelore të bashkësisë muslimane, si dhe shkelje të garantit që kjo bashkësi ka në shoqërinë shqiptare. Akte të tilla, në çdo vend demokratik do të alarmonin të gjithë shoqërinë, aq më tepër Shqipëri, ku ekuilibrat fetarë mund të kërcënohen lehtësisht, për shkak të boshllëkut të madh të krijuar prej viteve të ndalimit të fesë.

Në fakt, është e qartë që uzurpuesit e KMSH-së, të cilët i përkasin një sekti të vogël, jo fort të njohur në botën islame, nuk mund të drejtojnë ndryshe një bashkësi me të tjera bindje mbi fenë. Në këto kushte ata nuk do të përfillnin bashkësinë në krye tësë cilës janë, për vetë faktin se ata nuk e përfaqësojnë atë. Ata po drejtojnë një bashkësi, të cilës nuk i përkasin, gjë që do të thotë se, e drejta e muslimanëve për të patur një institucion të tyrin që t’i organizojë e përfaqësojë tashme është mohuar plotësisht. Ky është një akt i rëndë, të cilit ia kalon vetëm ai i vitit 67. Atëherë KMSH-ja, iu mor besimtarëve duke u mbyllur fare, ndërsa tani po iu merret duke iu imponuar drejtues të huaj që nuk i njeh dhe pranon askush.

Comments

  • Eshte koha e veprimeve konkrete, kembengulese dhe pa kompromis per pastrimin sa me te mire te mundshem nga karieristet dhe te paftyret, qofshin keta te sektit gylenist, nurxhi ose cafredolloj sekti me apo pa prapashtesa.

  • Kur do ta kuptojne keta zoterinjte e KMSH se ligji eshte ligj dhe nuk mund ta bejne veten Maliq. Besoj e dine si vazhdon fabula: ka Maliq po ka dhe MArigo. D.m.th se ka edhe besimtare qe nuk do te durojne turpet dhe farsat e atyre palo njerezve. Si ka mudnesi qe keta gjakprishur bejne veprime te tilla monstruoze perpara Ramazanit? Keto nurxhinjte e rinj i bene pucin ish-sekretarit te pergjithshem te KMSH, i cili ishte prej gjirit te tyre dhe po keta njerez pasi firmosen cdo akt korruptiv dhe me prapavije vjedhjen masive te pasurise vakef (te Allahut d.mth.), i bene nje makijazh KMSH, te cilit shume shpejt i doli boja. Neqoftese ish-shefi i tyre B.T vodhi vakefet ne bashkepunim, tani keta njerez te ulet dhe pa parime po kerkojne t'i vjedhin identitetin KMSH-se dhe besimtareve.

  • Lexova artikullin e mesiperm dhe u trishtova pa mase. Si ka mudnesi qe vazhdon e njejta gjendje sot pas 20 vitesh? Si eshte e mundur qe gjithe ata cuna te rinj qe kane poste drejtuese te mos kene si minimum nje fryme kundershtuese dhe parimore qe do te duhej te ishte karakteristike per moshen? Mirepo e kunderta, si ka mundesi qe drejton akoma Myftinine e Tiranes H.H. Shaban Saliu, superpensionist, i cili nuk ka asnje mundesi fizike dhe mendore te sjelle risi, demokraci apo me thjesht zbatim te normave me elementare institucionale?

  • drjetuesit e KMSH duhet marrin mesim nga keto kritika dhe as te mos nevrikosen dhe as ska pse tu vije keq qe hane dacka te tilla, nderkohe qe nuk bejne asgje per te permiresuar situaten. SHkaku dhe pasoja jane vete ata ndaj le ta kerkojne fajinme pare ke vetja para se te qahen nga besimater me te cilet ata nuk i lidh as xhamia as miqsia, por vetem zyrat e KMSH!

  • Interesant gjithmone ne kohe fushate shtohet etja per poste ne KMSH. Hajde ti biem se paskan ardhe kolltuqe te reja ne KMSH. Thuhet se do hapen edhe 7 drrejtori te reja per te gjithe imamet e Tirones…..

  • Ne te vertete jane po ata qe kane qene me B.T por krahe atyre u dhane dhe nje pjese e imameve te tirane qe u erdhen ne ndihme per te larguar ate.Me sa duket kaq e paten edhe kta perseri ne udheheqje vatem gylenxhijte. sa per zgjedhjet gjithandej jane te drejta edhe ne qytetin e durresit jane kryer me drejtesi ashtu si gjithandej vetem se kan shkelur statusin me kater kembet e tyre te drejtet e durresit. ata te cilet shanin e cfare nuk thonin per selim muqen sot zbatojne direktivat e tij edhe ne manipulimin dhe mos zbatimin e statusit te KMSH.keta jane njerez pa dinjitet qe cdo gje qe bejne e bejne per interesa te tyre personale dhe per karrieren e tyre individuale duke harruar edhe parimet baze te islamit thjeshtesin dhe ndershmerine e muslimanit.

  • Kush na qenkan keto poste te lakmueshme more aman? Eshte vulgaritet kur shkruan se ne kohe fushatash na u shtuaka oreksi. Te lutem kundershto me fakte ate qe shkruhet me siper. A ka uzurpim apo jo? A ka shkelje statuti apo jo? Nese akuzoheni per shkelje statuti, na bindni per te kunderten neve besimtareve te tjere. Edhe nese keta imamet na dashkerkan kolltuqe, atehere na u pergjigjni pse ju e meritokit dhe te tjeret jo. Na u pergjigjni ju lutem, sepse jeni turpi i gjithe besimtareve kur duke filluar qe nga kreu i KMSH dhe te gjithe te tjeret poshte tij, nuk dini te lidhni dy llafe perpara kameras. Duke filluar qe nga zv/kryetari dhe deri tek te tjeret qe nuk pertojne te vene krahas emrit edhe siglen MA (master) prape se prape jeni deficitare ne dije dhe vegjetoni si mizat rreth mjaltit ne godinen e komunitetit dhe nuk merrni mundimin te beni detyrat tuaja me te para: perhapjen e fese (por jo sipas sektit – ju gjykofte Allahu), ruajtjen e nderit dhe dinjitetit te besimtareve, rindertimin dhe rikonstruktimin e xhamiave (per te cilat ka vite qe besimtaret rregullojne gjendjen e tyre, ndonese edhe ato pak para sadakash neper kutia, duhend erdhur rregullisht ne komunite). E per cfare kolltuqesh e keni fjalen more faqenxire?

  • per kete anonymous-in e ores 7.45, nga durresi.Lexoje ndonjehere ate qe shkruan, se do ta shikosh shkallen siperore te gabimeve (jo vetem drejtshkrimore) qe ke bere.

  • po pse merreni me nuk e kuptoj bahuni te gjithe bashke the mos e falni bajramin mbas atyre por diku tjeter me vete qe ta kuptojn te gjithe se kush jane ato

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *