Xhamitë e Tiranës kanë reaguar me një letër ndaj Komunitetit Mysliman, duke denoncuar shpërfilljen e zgjedhjeve të bërë nga Myftinia e Tiranës. Në një letër drejtuar KMSH-së, të cilën ia dërgojnë për dijeni edhe Ministrit të Kulturës Aldo Bumçi si dhe Kryetarit të Komunitetit të Kulteve Rasim Hasanaj, imamët, së bashku me përfaqësuesit e xhamive të Tiranës, e konsiderojnë aktin e Myftinisë së Tiranës një shkelje të rëndë, të qëllimshme statutore, e cila bëhet në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit dhe të gjithpërfshirjes së bashkësisë muslimane në Shqipëri. Përfaqësuesit e xhamive dhe imamët, në letrën e tyre i kanë kërkuar Kryesisë së KMSH-së të shpallë të pavlefshme mbledhjen e zhvilluar nga Myftinia, prej së cilës janë zjedhur edhe anëtarët (sipas xhamive, të paligjshëm) të Këshillit të Përgjithshëm.


Në fakt, në letrën e drejtuar nga xhamitë, si pasojë e presionit të bërë nga drejtuesit e lartë të KMSH-së kanë munguar firmat e disa imamëve, të cilët kanë hezituar të firmosin, ndonëse e kanë mbështetur plotësisht letrën dhe kanë marrë pjesë në hartimin e saj. Kështu, imamët e xhamive të, Dine Hoxhes, Xhurës, Tabakëve dhe Medresesë, nuk kanë firmosur në letrën e drejtuar KMSH-së, duke u mjaftuar vetëm me firmat e përfaqësuesve nga Këshillat e Xhamive. Përjashtim bën vetëm Xhaminë e Xhurës, e cila mbetet e pa përfaqësuar si nga imami, ashtu edhe nga përfaqësuesit e Këshillit të Xhamisë të cilët nuk kanë nënshkruar, megjithëse kanë qenë të pranishëm gjatë diskutimit për letrën dhe janë shprehur dakort për të. Në këtë mënyrë, letrën e kanë nënshkruar vetëm imamët e xhamive të Kokonozit, Kombinatit dhe Alliasit.

Nga ana tjetër, mësohet se një grup imamësh është takuar me Myftiun e Tiranës, për të shprehur vërejtjet e tyre për shkeljet e bëra, ndërkohë që Myftiu i ka kërcënuar drejtpërsëdrejti disa prej tyre si rebelë dhe ngatërrestarë duke refuzuar të diskutojë mbi vlefshmërinë statutore të mbledhjes së zhvilluar prej tij. Ndërkohë, grupi prej pesë imamësh kërkoi takim me Nënkryetarin e KMSH-zë Gazmend Aga, i cili u shpreh i padisponueshëm, duke mos gjetur kohë ti presë.

E gjithë kjo tregon për papërgjegjshmërinë, primitivitetin dhe ligësinë që ka pushtuar Komunitetin Mysliman Shqiptar, i cili po udhëheq me metoda primitive Islamin në Shqipëri. Kjo ngjarje është një tjetër shenjë e presionit të shëmtuar që Komuniteti Mysliman ushtron mbi imamët e xhamive, si dhe i përçarjes që ky institucion përpiqet të bëjë në bashkësinë muslimane. Politika përça e sundo, duket se është mekanizmi që gylenistët kanë zgjedhur të përdorin për të ruajtur pozitën e tyre sunduese mbi një bashkësi me orientim fetar tjetër prej tyre.

Comments

  • besimtaret pregatiten per muajin e madherishem, ndersa kmsh vazhdon te pregatitet per pushtetin e saj absolut … besimtaret solidarizohen per te ndryshuar te keqen ndersa hoxhallaret percahen per pushtet … por ne keto caste me kujtohet nje histori e vjeter ..dhe po e them se ndoshta dikujt do i pelqej e dukujt jo …njehere nje mbret deshi te pushtonte kalan e nje mbretij tjeter ..e rrethoi per muaj te tere dhe nuk arriti ta pushtonte ..por kur arriti te binte ne ujdi me disa persona nga brenda ..qe tradhetuan popullin e tyre per karrige dhe para , hapen portat e kalase dhe keshtu qe kalaja u pushuta .. kur mbreti pushtues u ule ne fronin e mbretit tjeter …thirri ushtaret e tij dhe u dha urdher te vrisnin cdo bashkepuntore qe u hap proten ..shume oficer u habiten dhe i thane mbretit … po keta na ndihmuan neve .. hapen portat dhe ju po i therni … mbreti u tha ..keta tradhetuan popullin e tyre sot ndersa neser na tradhetojne neve ..prandaj i therni sa me shpejt … prandaj edhe keta hoxhallare qe jane te kenaqur me poste nga kmsh dhe heshtin ..te jene te qete derisa te kthehen ata hoxhallare qe po pregatiten ne egjipt me burse te gylenve ..dhe pastaj edhe ata do te jen ne pension me shume te tjere …

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *