Imam Neki Kaloshi.

Bismilah Ar-Rahman Ar-Rahim

Me emrin e Allahut të gjithmëshirshmit mëshirëplotit. Paqja dhe begatia e Zotit qofshin për profetin tone, Muhamedin alejhi selam – i cili u dërgua për të nxjerrë njerëzit nga errësira e injorancës në dritën e dijes – mbi të gjithë shokët e tij dhe dijetarët e Islamit qe i pasuan deri në ditët tona, ata të cilët kontribuan në qartësimin e rrugës së vërtetë dhe ndricimin e saj, në mënyrë qe të jetë sa më e kuptueshme dhe e njohur për të gjithë brezat që do të vijne më pas.

Të nderuar vëllezër në besim,

Fatkeqesisht, sistemi i eger komunist me inkuizicionin shekullar ndaj fesë dhe shkollimi pa kriter në vende islame ka bërë që injoranca dhe padija të reflektohen në forma nga më të ndryshmet në vendin tonë. Një ndër frytet të e hidhura të këtyre realiteteve, të cilat na prishin dhe ëmbëlsinë e festave e ditëve ë shenjtëruara nga Zoti dhe krijojnë shqetësime në mesin e besimtarëve është mikrobi i konfuzionit për namazin që falim, për agjërimin që mbajmë dhe për të drejtën dhe autoritetin për të përcaktuar fillimin e Ramazanit apo ditën e Bajramit.



Sigurisht na gëzon fakti se numri i këtyre injorantëve që ndjellin konfuzione të tilla është shumë i vogël. Por kjo nuk do të thotë se efekti i tyre përcarës dhe konfliktual, nuk lë shenjat e tij në mesin e bashkësisë së besimtarëve, shenjestra e këtyre të ashtuquajturve nxënës dijeje. Gjithmonë kam hezituar që të prononcohem rreth këtij fenomeni, madje mendoj se edhe një numër i konsiderushëm nga vellezerit e kolegët e mi qe kanë studiuar në shkollat e traditës në vende muslimane preferojnë të mos adresojnë këtë shqetësim duke preferuar injorimin e prezencës së tyre apo t’i konsiderojnë sikur nuk egzistojnë.

Shtyhem të shkruaj rreth këtij fenomeni negativ nga fakti se individë të tillë krijojnë përcarje në mesin e besimtarëve duke krijuar pasiguri në mënyrën se si praktikojmë ritualet e fesë sonë, për shënimin e ditëve kur fillon agjërimin dhe festimi i Bajramit. Fajtori për këtë, i murënjohur në bashkësi, është një person I cili pretendon tagër që nuk i takon fetarisht në vendin tonë, që nuk nguron të kundërshtojë mbarë muslimanët në vendin tonë e madje edhe shumicën dërrmuese të vendeve muslimane. Arsyetimi i tij bazohet thjesht në pretendimin se ai apo njerezit pranë tij nuk e kane parë hënën e re (hilalin) dhe për rrjedhojë nxit besimtarët që të agjërojnë ditën e Bajramit, gjë të cilën Allahu dhe i Dërguari I Tij – Paqja dhe Bekimi i Zotit qoftë mbi Të – e kanë ndaluar dhe më pas ky person u bën thirrje besimtarëve që të kryejnë faljen Bajramit një ditë më vonë. Ata pretendojnë se në këtë mënyrë ndiqet rruga e Profetit, paqja e Zotit qoftë mbi Të.

Vëllezër të nderuar, unë nuk marr përsiper që të bind këtë person për rrugën e mbrapshtë në të cilën është futur dhe për qorrsokakun në të cilin vazhdon të jetë. Ajo që unë dëshëroj të theksoj është se ndaj këtyre individëve duhet të mbajmë një qëndrim të qartë dhe rigoroz, sepse pasojat e sjelljeve të tyre të papjekura do t’i vuajmë të gjithë, ne nje formë apo një tjejër.

Me të vërtë mekanizmat tonë frenues ndaj tyre janë të kufizuara, por ama jemi të obliguar t’u themi se jenë në një rrugë qorre dhe ne si hoxhallarë të këtij vendi distancohemi totalisht nga këto veprime të pa pjekura dhe të pamatura.

Gjithashtu i bejmë thirrje publikisht xhematit që të distancohen nga individë të tillë, që me këmbëngulje kërkojnë të jenë delja e zezë në mes te tufës, të sjellin debate të panevojshme fetare në bashkësinë tonë të cilat aty ku janë shfaqur janë tregues i krizës së autoritetit dhe kohezionit fetar të bashkësisë. Ky qëndrim nuk përbën kundërshti me diversitetin e qëndrimeve dhe opinioneve që janë të mirënohura dhe të pranuara në traditën tonë fetare, por kundërshti ndaj sektarizmit dhe përcarjes në bazat ku mësimi i Profetit tonë, paqja e Zotit qoftë mbi të, kërkon që bashkësia të jetë e bashkuar. Ky është detyrimi moral që ne si hoxhallarë kemi ndaj masës së besimtarëve.

Në lidhje me hënën e re, që përcakton hyrjen e muajit të shenjtë të Ramazanit si dhe ardhjen e festës së Bajramit, dëshiroj t’i bëj të ditur mbarë muslimanëve shqiptarë se:

Të drejtën për t’u perpjekur për të shikuar hënën e re (hilalin) e kanë te gjithë besimtarët muslimanë në mbare botën, në rrafshin individual dhe atë komunitar e institucional. Këtë të drejtë e garanton hadithi i profetit Muhamed – paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të – i cili thotë: Agjeroni kur ta shikoni atë (hëneë e re – hilalin), dhe hani (ushqim) kur ta shikoni atë (po hënën e re që njofton përfundimin e muajit Ramazan).

Kjo porosi profetike u drejtohet besimtarëve muslimanë si bashkësi në teresi, por kjo nuk do të thotë kursesi, se kushdo besimtar ka tagrin të gjykojë se a është parë hëna e re apo jo. Kjo kuptohet qartë në hadithin tjetër, ku një basimtar vajti dhe i tregoi profetit s.a.v.s. se ka parë hënën e re. Pra besimtari musliman (si një individ ë bashkësisë) i drejtohet prijësit të bashkësisë (Profetit s.a.v.s.) si përfaqësues i besimtarëve dhe e informon për atë që ka parë. Ky individ ka vetëm rolin informues por nuk ka rolin vendimarrës. Vendimin e mori profeti s.a.v.s. , pasi e dëgjoi dëshminë e besimtarit dhe u bind në vërtetësinë e saj, urdheroi muslimanët të agjërojnë.

Pra, të drejtën e vendimarrjes e ka prijësi i muslimanëve, apo përfaqësuesi i tyre zyrtar në munges të prijësit të tyre.

Kjo shihet jo vetëm në qëndrimin tradicional dominant islam shqiptar, por edhe në qëndrimin e shprehur nga tekstet e Universitetit të Medinës në Arabinë Saudite. Në librin “Shtyllat e Islamit” te botuar nga Universiteti Islamik I Medines thuhet qartësisht, se cështja e agjërimit, në cdo shtet, i takon prijësit të shtetit përkatës dhe eshte obligative respektimi i vendimit të tij, e nese prijësi i shtetit nuk është musliman, zbatohet vendimi i institucioniy që përfaqëson muslimanët në atë vend.

ويُجعل أمر الصيام في كل دولة إلى ولي الأمر العام للدولة، فإن حكم بالصيام أو عدمه وجبت طاعته، فإن لم يكن ولي الأمر مسلماً يُعمل بما يحكم به مجلس المركز الإسلامي -أو نحوه- في البلاد محافظة على الوحدة الإسلامية.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *