“Përgjatë tre viteve të fundit,” shkruan Randy Kennedy në një artikull të The New York Times, “në dhoma galerish të fshehura nga sytë e publikut në katin e dytë të Muzeut Metropolitan të Artit [në New York]… rrëfenjat për pasuritë nga e kaluara e Islamit po shpalosen…, thesaret, në këtë rast më shumë se njëmijë pjesë nga posedimet e mëdha të artit Islam në muze, ngadalë po popullojnë dhoma të ndërtuari rishtazi, që po zënë vend në vitrina të reja vezuelluese me mermer egjiptian nën këmbë dhe abazhurë xhamishë mbi kokë, midis gërgëllimës së shatërvaneve dhe harqeve të ngritura si korniza për pamjet e 13 shekujve histori arti.“

 

“Kur kjo odë e fshehur gati 6000 m2 do hapet së fundi për publikun në 1 Nëndor me emrin e ri pak të përhapur por preciz nga ana akademike, Galeria për Artin e Vendeve Arabe, Turqisë, Iranit, Azisë Qendrore dhe Azisë Jugore të Mëvonshme, do përfaqsojë jo vetëm kulminimin e tetë vjetë planifikimi dhe pune. Ri-instalimi dhe zgjerimi i koleksionit – një nga më të rëndësishmit jashtë Lindjes së Mesme – premton, gjithashtu, të qëndrojë si një moment deciziv në ndërgjegjsimin e Amerikës nda kulturës vizuale të botës islame në një kohë kur ajo botë ka zënë vëmendjen në skenën ndërkombëtare dhe në psikën amerikane.”

 

 

“Gjatë një viti e gjys që kaloi, muzeu ka lejuar një reporter të shohë bërjen e galerive, se si mure të zhveshura gjer tek tullat po transformoheshin ngadalë në vizione të Bagdadit të shekullit të 9-të, Iranit mesjetar, periudhës së hershme të Indisë islame, teksa muzeumi gjeti veten në një pozicion transformues. Për shumë kohë, muzeu ka patur ambicien të vendosë posedimet e veta islame në dritën e një vëmëndjeje më të madhe. Por kur nisi rikonceptimin e galerive gati një dekadë më parë, nuk do e dinte se do gjendej në një kontekst kaq të ngarkuar kulturor: prezencën ushtarake amerikane në Afghanistan dhe Irak, ritjen e tensioneve me Iranin dhe shpërthimin e Pranverës Arabe. Për një institucion që egziston si një tempull i mbrojtur nga ndikimi i gjeopolitikës dhe që shpesh operon i izoluar prej tyre, ky projekt u bë një ndërmarje delikate diplomatike dhe kuratoriale.”

 

 

Lexo artikullin e plotë duke klikuar këtu, ku mund të shohësh edhe fotografi nga koleksioni që po vendoset, një intervistë me reporterin e The New York Times dhe një video të dytë që tregon punën e mjeshtërve nga Fezi, Marok, në bërjen e një oborri andaluz.

 

 

Kennedy shkruan në fund të artikullit: “T’i kërkosh artit dhe artifakteve – qoftë edhe atyre magjistrale prej më shumë se një mijë vjetë – që të sjellin ndryshim, apo qoftë një impakt modest në sentimentet anti-muslimane amerikane mund të jetë që të pritet shumë prej artit. Por hapja e galerive, më pak se dy muaj pas 10 vjetorit të 11 Shtatorit, vjen në një kohë po aq të favorshme po aq sa ishte për të ardhur keq për mbylljen e vitit 2003 dhe mbart mundësinë që së paku të riformësoj përshtypjet e shumë amerikanëve rreth afërsive të thella ndërmjet artit perëndimor dhe atij islamik.”

 

 

“Dhe ndoshta mund të bëjë dhe më shumë, thotë znj. Canby. Më shumë se gjysma e koleksionit vjen nga Irani – pjesërisht për shkak të gërmimeve të muzeut atje në vitet 30të – dhe ato objekte do qëndrojnë tani si një barazpeshë e fuqishme për paragjykimet rreth një vendi që është kthyer në simbolin e antagonizmit islamik.”

 

 

“”Ka përherë një tendencë për të fyer një popull sikur ka ardhur nga asgjëja,” tha ajo në një intervistë tek galeritë në Gusht, kur më shmë se një e treat e objekteve ishin vendosur. “Por këto gjëra janë humanizuese. Tregojnë bukurinë dhe arritjet ashtu si sensin e humorit të një kulture të madhe. Nëse njerëzit e aplikojnë këtë më pas në përfytyrimet e tyre për marëdhëniet publike kjo është puna e tyre. Por së paku ata do kenë mundësinë të përdorin sytë e tyre dhe të nxjerin konkluzionet e tyre.”

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *