E. Mërtiri

Sociologu dhe politologu Fatos Tarifa u përfshi gjatë këtyre ditëve në debatin mbi rishkrimin e historisë me një replikë ndaj historianit të mesjetës Ferid Duka, në të cilën paraqiteshin kontestimet e tij mbi mënyrën sesi z. Duka e koncepton këtë proces. Tarifa përpiqet të kundërshtojë konceptimin e Dukës, për atë çfarë duhet rishikuar në periudhën osmane të historisë shqiptare. Ai replikon ndaj një tij, duke shprehur kundërshtim të ashpër ndaj një pasazhi të shprehur nga Prof. Duka: Shqipëria u pushtua nga osmanët në shekujt XV-XVI, por pas këtij momenti ne nuk mund të flasim vetëm për pushtim, por edhe për zhvillim ekonomik, shoqëror, kulturor të popullit [shqiptar] në kuadër të Perandorisë Osmane, ashtu siç duhet të flasim edhe për rolin që luajtën shqiptarët në historinë e kësaj perandorie [dhe] mënyrat e integrimit në sistemin osman”.

 

Tarifa e konsideron jo vetëm të papranueshme një konceptim të tillë, por madje shpreh se është e pabesueshme që fjalë të tilla të dalin prej një historiani. Sipas tij, kjo bie në kundërshtim me rezistencën 500 vjeçare shqiptare ndaj perandorisë, e cila u kurorëzua në 1912-n. Ndërkohë, sipas tij, pas shpalljes së pavarësisë, zhvillimi ekonomik i shqiptarëve nuk ndryshonte thuajse aspak nga ai që ata kishin që para pushtimit osman, duke u orvatur të argumentojë me këtë se, osmanët nuk sollën asgjë në Shqipëri. Ata mbeten një forcë regresive që nuk kanë kontribuar për zhvillimin e shqiptarëve. Kur flitet për zhvillimin shoqëror, ekonomik e kulturor, Tarifa shprehet se kjo nuk duhet parë në vetvete, por duhet parë në krahasim me atë se si do të ishte Shqipëria nëse nuk do të kish marrë drejtimin oriental osman, por të të ish orientuar nga perëndimi. Sipas tij, kjo ka bërë që Shqipëria të mos zhvillojë dot “një shoqëri perëndimore liberale, të mbështetur mbi principet e një rendi kushtetues të shtetit ligjor dhe në idenë e shoqërisë civile”, por të mbesë në “praktikat paternaliste dhe autoritariste” orientale.

Tarifa mendon se sundimi osman duhet vlerësuar vetëm duke u krahasuar me atë që ai e quan “histori e pandodhur” e shqiptarëve. Nga ky këndvështrim, mund ai nxjerr konkluzionet se “për shkak të pushtimit dhe të sundimit të gjatë osman, Shqipëria mbeti shumë mbrapa zhvillimeve ekonomike, sociale e kulturore të kontinentit europian, pjesë e të cilave kishte qenë deri para pushtimit osman dhe se, për shkak të pushtimit të gjatë osman, populli shqiptar nuk u bë pjesë e Reformacionit dhe e Rilindjes Europiane, nuk u ndikua nga iluminizmi europian, siç ndodhi me pjesën tjetër të kontinentit tonë dhe nuk i njohu as Revolucionin Industrial, as integrimin kombëtar, si popujt gjermanikë dhe italianët”.

Ndonëse Tarifa shprehet pro rivlerësimit të historisë, ai ngrihet kundra mënyrës sesi e koncepton rivlerësimin Prof. Duka, si dhe të gjithë ata që synojnë të ofrojnë qasje të tjera, të pangarkuara me vlerësime morale e politike mbi periudhën osmane. Në fakt, është e vështirë të kuptosh se çfarë mbetet të rivlerësojë z. Tarifa, për sa kohë që ai nuk bën që tjetër, vetëm se ripërsërit klishetë historike të historiografisë shqitpare. Në këdvështrimin e tij, bota ndahet bardhë e zi në lindje dhe perëndim, ku, në të gjitha periudhat e historisë perëndimi paraqitet i zhvilluar, i qytetëruar, racional, i përmbajtur, liberal dhe në respekt të një konstitucionalizmi që mbron vlerat dhe zhvillimin, ndërsa lindja paraqitet e prapambetur, e pazhvilluar, iracionale, e paqytetëruar, paternaliste e autoritariste në të gjitha periudhat e historisë. Natyrisht, këto stereotipe janë krejtësisht pa lidhje me të vërtetën, dhe ato shprehin vetëm indoktrinimin ideologjik të autorit. Të paktën që prej Eduard Saidit, por edhe më parë, me zhvillimin e një sërë rrymave filozofike që synojnë të dekonstruktojnë mendjen e njeriut modern nga mënyra të tilla të të menduarit, në perëndim është hapur një hapësirë e re e konceptimit të shkrimit të historisë si dhe të marrëdhënieve ndërkulturore, gjë të cilën z. Tarifa nuk e reflekton aspak. Të gjykosh me kategori të tilla standarde, nuk i shërben absolutisht objektivitetit shkencor, por përkundrazi, shkencën e shndërron në një mjet në shërbim të ideologjive.

Kushdo e di që, Evropa e shek. XV ishte Evropa e errësirës mesjetare që identifikohet me dhunën, injorancën e institucionalizuar, kryqëzatat, inkuizicionin etj. Sado që kishin filluar të shfaqeshin disa autorë të mendimit, letërsisë dhe arteve, të cilët kontribuan në fillimet e asaj që më vonë u quajt Rilindje Evropiane, përsëri këta fenomene ishin ende zëra të vetmuar, të përqendruar në vatra të izoluara të cilët nuk mund të përfaqësonin kurrsesi kohën e tyre. Jo më kot, vetë rilindja, ashtu si më pas edhe iluminizmi do të konceptoheshin si një thyerje e madhe e kësaj errësire, duke u parë në antagonizëm të thellë me mesjetën.

Pra, në këtë kuptim, “pushtimi” osman nuk na shkëputi nga zhvillimi dhe qytetërimi, por nga errësira shekullore evropiane. Nëse shekuj më pas, Evropa do të gjeneronte energji të reja të mendimit, shkencës, artit dhe kulturës, kjo nuk delegjitimon në mënyrë prapavepruese distancimin që osmanët i bënë shqiptarëve nga kjo e kaluara. Shkëputja prej saj, mbetet të jetë krejtësisht progresive dhe jo regresive.

Së dyti, mbi ç’bazë pretendohet se Shqipëria, para “pushtimit” osman ishte e orientuar nga perëndimi dhe mbi ç’bazë mund të hamendësojmë se, po të mos na kish pushtuar Turqia orientimi ynë do të ishte perëndimor?! Cdo njeri, me njohuri elementare në histori, e di që shqiptarët përpara osmanëve kanë qenë të ndarë me territore të zotëruara nga fuqi të ndryshme, shumica e të cilave ishin nga lindja, siç kanë qenë, bizantinët dhe sllavët. Cfarë garancie jep z. Tarifa se shqiptarët do të pushtoheshin tërësisht nga Venediku, apo nga Napoli e jo nga Bizanti apo sllavët, për të marrë në “historinë e pandodhur” të tij orientimin perëndimor?!

Së treti mbi ç’garanci z. Tarifa mendon se, duke qenë të orientuar nga perëndimi shqiptarët do të kishin marrë domosdoshmërisht edhe zhvillimin e vendeve evropiane? Konkretisht psh. shqiptarët kanë qenë për një kohë të gjatë nën Perandorinë Romake, por nuk e kanë pasur kurrë zhvillimin e tyre. Por pa shkuar kaq larg, spanjollët dhe portugezët kanë qenë në zemër të Evropës, kanë qenë edhe fuqi koloniale, por nuk e kanë pasur zhvillimin e të tjerëve, si anglezët, francezët, gjermanët, dhe vendet e ulëta. Gjithasthu, as revolucioni industrial e as ethet e reformizmit nuk i prekën këto vende, ndonëse fqinjët e tyre zjenin nga këto zhvillime.

Nga ana tjetër, nisur nga kjo kornizë konceptuale dikotomike bëhet e pamundur që në qytetërime të tjera, përtej atij perëndimor, të ketë vlera. Kjo logjikë nuk lejon të konceptohen forma alternative qytetërimi, të ndryshme nga ato moderne. Për rrjedhojë, Perandoria Osmane mbetet të mos ketë as themele konstitucionale, as shoqëri civile, as zhvillime sociale e kulturore, për sa kohë ato nuk janë në përputhje me ato të perëndimit. Pa dashur të hyjmë në evidentimin e këtyre vlerave në Perandorinë Osmane, gjë për të cilën ka plot studime serioze, të cilat natyrisht, z. Tarifa nuk i njeh ose nuk i pranon, për sa kohë nuk përputhen me korrnizat që zenë vend apriori në strukturën e tij konceptuale, ajo që vlen të evidentojmë këtu është premisa mbi të cilën konceptohet rishkrimi i historisë.

Z. Tarifa nuk bën gjë tjetër vetëm se synon të mbrojë dhe përcforcojë stereotipet zyrtare të historiografisë shqiptare që kemi trashëguar prej materializmit dialektik të periudhës komuniste. Ndarja e botës në “ne” dhe “ata”, “të mirë” dhe “të këqinj”, “të zhvilluar” dhe “të prapambetur”, janë kategori të farkëtuara në thellësi të nënvetëdijes dialektike marksiste e cila e ka shndërruar historiografinë në një tribunal popullor ndaj së kaluarës që ofron verdiktet e veta nëpërmjet përsiatjeve të tij etike me efekte prapavepruese. Kjo është historiografia që ka për qëllim të ndajë dhe identifikojë vetëm forcat progresive nga ato regresive, heronjtë dhe tradhëtarët, gjë që rrjedhimisht prodhon edhe kategoritë nëpërmjet të cilave përcaktohen edhe qytetarët e sotëm të dorës së parë nga ata të dorës së dytë, të cilët duhet të marxhinalizohen nga shoqëria.

Duke qenë se struktura konceptuale mbi të cilën historia rishihet është po ajo, atëherë mbetet që historianët të rishkruajnë të njëjtën gjë. Rishkrimi i historisë, kërkon ndryshim të pikëpamjeve nëpërmjet të cilave trajtohet e kaluara, në të kundërtën ky proces bëhet shterp. Në këtë mënyrë, rrjeshtimi i z. Tarifa pro rishkrimit të historisë bëhet i tepërt, për sa kohë ai rrjeshtohet kundër ndryshimit të ideologjisë nëpërmjet të cilës ai i qaset së shkuarës. Ky qendrim bëhet po aq i kotë sa çështë fakti që z. Tarifa shprehet në mbështetje të lirisë së shprehjes në shkencë, si një element i domosdoshëm për zhvillimin e mendimit shkencor, ndërkohë që përjashton mundësinë e ekzistencën e një mendimi alternativ, krejtësisht të pranuar në qarqet akademike perëndimore, të cilat ofrojnë qasje pozitive ndaj Perandorisë Osmane, siç është ai që mbron Prof. Duka. Pra, liberalizmi akademik mbetet vetëm në letër, ndërkohë që në realitet, në mënyrë krejtësisht “orientale” ushtrohet paternalizëm. Në të njëjtën mënyrë edhe rishkrimi i historisë mbetet vetëm në letër, ndërsa në realitet, nëpërmjet kushtëzimit të mendimit prodhohet pamundësi për rivlerësimin e saj.

Comments

  • Ka nje nevoje te madhe per keqardhje ndaj ketyre qe i vene tarifa doganore “halles” edhe pse nuk ka nga “ato”. Mendimi njerezor ne kohen e kolonializmit Perendimor eshte po ashtu pre e kultit te mekanikes e inxhinierezimit pa shpirt, pa nijet. Feja kristiane e unifikoi politikisht Europen por e roberoi mendimin e saj me ekuacionin e koklavitur 5 te kulteve (Trini+Papë+Mbret). Shpartallimi politik me protestanizmin e uli në 4 e më pas revolucioni kripto-hebre francez krijoi bazamentin e “Monoteizmit Financiar Materialist”. Si te gjitha besimet monoteiste u krijua me triumf e nje clirim marramendes energjish tek popujt e nje kontinenti me klime stimuluese e burime perrallore. Gjeografikisht larg vektoreve te perplasjeve gjigande aziatike u krijua nje qendrueshmeri e qasje graduale drejt nxitjes se farave te mbjella e të sjella nga shkencat e universitetet islame te Andalusit e nga Lindja e Larget. Gershetimi i ketij monoteizmi me tharmin hebre krijoi nje aliazh (mutacion) tumoral e me pas mekanizimi kesaj energjie prodhoi disa perbindesha qe pasi u perleshen me njeri tjetrin 2 herë, per shkak te masave të medha e ndyne gjithe planetin. Verberia etike e ketij “qyteterimi” si dhe metodika mekanike e strukturimit të mentalitetit social ka prodhuar nje vibrim paqetesie te brendshme ne sjelljen e tij. Aparati i logjikes bazuar ne monoteizmin financiar e ka bere te paperballueshem sulmin e tij frontal ndaj cdo etike ku perfshihet edhe ajo historike. Por lufta me Etken eshte lufte me qellimin e Krijuesit ndaj dhe triumfet e tyre jane te perkohshme e thjesht virtualë.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *