Shtypi i ditës 30/9/2011





Vazhdon debati që pasoi kërkesën e ministrit turk të arsimit dhe gazeta Express e Kosovës boton një artikull mbi përgjigjen e disa akademikëve ndaj këtyre kërkesave. Po kjo gazetë sjell dhe një shkrim kritik ndaj misionarit mysliman turk, Harun Jahja. Gazeta Shqip sjell një artikull mbi shkrime nga mediat greke ku flitet për luftë me Shqipërinë në lidhje me kufirin detar me Shqiperinë, ku sipas artikullit, plani u anullua pas ndërhyrjes turke.

 

Në artikuj dedikuar Konferencës Ipeshkvore, lexojmë presidentin Topi t’i urojë pjesmarësve në konferencë mirëseardhjen në vendin e Nënë Terezës dhe Skenderbeut. Imzot Rrok Mirdita foli për nevojën e përpjekjeve për Ungjillizim gjer në martirizim, dhe në konferencë u fol për gjetjen e gjuhëve të reja për të afruar njerëzit.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *