Shtypi i Ditës 1/10/2011.





Në shtypin e sotëm mund të lexoni artikullin e Halil Matoshit rreth racizmin e brendshëm shqiptarë, drejtuar kosovarëve. Bardh Frangu në gazetën Espress të Kosovës e lidh të ashtuquajturin anti-amerikanizëm shqiptar, për të cilin është folur këto ditë në media, me ‘boshtin ortodoks-islamik.’

 

Ministri i punësve të jashtme të Kosovës, Hoxhaj, ka përsëritur ftesën ndaj vendeve arabe që të njohin Kosovën, kjo pas refuzimit të Shqipërisë për të votuar pro Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Rreth Palestinës dhe qëndrimit shqiptar, mund të lexoni artikullin e botuar tek Respublica.al nga Dionis Thano.

 

Për fillimin e procesit të regjistrimit ka shkruar tek gazeta Panorama Elsa Ballauri e grupit shqiptar të të drejtave të njeriut, nga i cili artikull citojmë:

 

“Feja është një tjetër debat i diskutueshëm, i cili i ka lënë shqiptarët në injorancë informimi. Flitet gjithmonë me shifra të vjetra, shumë të vjetra se si janë përqindjet e komuniteteve fetare në vend. Këto shifra janë të kohës së mbretërisë së Zogut. Me shumë lehtësi kapërcejmë kohën e diktaturës që plugoi fenë e komunizmit dhe i largoi njerëzit nga mundësia për të qenë pjesë e komuniteteve fetare. Masa e madhe ateiste në Shqipërinë komuniste pësoi të tjera shndërrime gjatë këtyre 20 vjetëve ku fe të ndryshme besohen dhe praktikohen nga shumë shqiptare. Të gjithë jemi në një padije për numrin e tyre dhe ta njohësh këtë fakt është më se normale dhe e nevojshme për efekt studimor, praktik, filozofik, sociologjik. Nuk ka asnjë shkelje kushtetuese nëse shteti e bën regjistrimin sepse në këtë rast shteti nuk ndërhyn në të drejtën e besimit, thjesht ai luan rolin e menaxhuesit. Në këtë atmosferë të turbullt debatesh mediatike mbi censusin, ku ka shumë paqartësi, shumë ekstremizëm, mendoj se shqiptarët duhet të përballen me një sfidë të madhe: të shkruajnë në ato dy pyetjet “e frikshme” përgjigje të sinqerta, realiste, ashtu siç vërtet ndjehen dhe janë. Kjo është sfida e qytetarisë.”

 

Sipas gazetës Shqip, duke folur për rrënjët e hershme të marëdhënieve midis Shqipërisë dhe Vatikanit, “Topi i ka njohur primatin ndër besimet e tjera, ai ka nënvizuar edhe kontributin më themelor që luan sot katolicizmi në Shqipëri…” Duhet ngritur pyetja se si mund të qaset ky deklarim i Topit me laicizmin e deklaruar të shtetit shqiptar që supozon barazlargësi dhe neutralitet të shtetit me fetë pa njohur rol të preferuar apo “primat” të një feje të caktuar.

 

gazetën 55, Lavdrim Lita sjell porosinë e Papës Benedikt për konferencën ipeshkvore në Tiranë, për të gjetur rrugë të reja për ungjillizimin.

 

Kontributin e ditës nga kryqtarët shqiptarë, duke shkruar për anti-amerikanizmin, e sjell Pirro Prifti – siç pritej – tek gazeta Sot.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *