Shtypi 2/10/2011.





Në shtypin e sotëm mund të lexoni intervistën që Lavdrim Lita i mer për gazetën 55 presidentit të Keshillit të Konferencave Ipeshkvore të Europës, Kardinalit Peter Erdo. Historiani Kristo Frashëri shkruan për “ringjalljen e trekëndëshit armiqësor Serbi – Greqi – Turqi” tek Gazeta Shqiptare dhe Rudolf Marku akuzon tek gazeta Shekulli historianë si Ferid Duka dhe Luan Malltezi, të cilët pranojnë se duhen rishkruar librat e historisë, për tradhëti ndaj shkendës së historisë.

 

Ndërkohë fillimi i regjistrimit të popullsisë u shënua me përsëritjen e kërkesës së Aleancës Kuq e Zi që qytetarët të grisin faqen ku shënohen pyetjet për etninë dhe fenë. Debatet për censusin kanë sjellë edhe ndasi brenda grupeve minoritare dhe ministri maqedonas i punëve të jashtme vizitoi Tiranën për të sjellë qëndrimin e qeverisë së tij rreth këtij procesi.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *