Shtypi i ditës 3/10/2011





Gazeta 55 sjell një shkrim sot rreth shamisë myslimane në Kosovë, ku në fokus të sulmit të autores Sibel Halimi është aktivisti Fuad Ramiqi.

 

Nga fronti i luftës së regjistrimit lexojmë tek gazeta Mapo se, “Disa persona që janë vetëdeklaruar si grekë kanë kërkuar fotokopjen e deklaratës së të dhënave, në mënyrë që të kenë mundësi që më pas ta paraqesin atë në konsullatë, kur do t’u duhet të aplikojnë për vizë tremujore. Procesi i regjistrimit në ditën e dytë të tij në qytetin juglindor të vendit shfaq një fenomen, që duket se do jetë në masë në këtë qytet.”

 

Po në këtë gazetë lexojmë se kisha katolike në Shqipëri është shprehur në mbështetje të regjistrimit të popullsisë që përfshin vetë-identifikim fetar dhe etnik.

 

Një tjetër artikull nga Arjan Vajsari paraqet censusin si mënyrë për të hequr qafe pretendimin për një shumicë myslimane në Shqipëri.

 

Një artikull tek gazeta Shqip njofton ardhjen e kryeparlamentarit kuvajtjan, vizitë që sipas këtij artikulli mund të ketë të bëjë me përpjekjet shqiptare për të gjetur financime tek vendet e Gjirit Persik për ndërtimin e parlamentit të ri.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *