10 Pyetje për Erdogan.





P: Si mendoni se shkoi debati në OKB për kërkesën palestineze për shtetësi?

Ajo që duhet bërë është që Këshilli i Sigurimit t’i thotë po kërkesave legjitime të popullit në Palestinë. Nëse ka ndonjë gjë tjetër që duhet diskutuar në këtë moment, këto bisedime duhen bërë midis dy shtetesh.

P: Cfarë do bënit ndryshe, që të funksiononte proçesi i paqes?

Këshilli i Sigurimit të OKB–së ka nxjerrë më shumë se 89 rezoluta për perspektivën e sanksioneve të lidhura me Izraelin, por asnjëherë nuk janë ekzekutuar. Sa herë që bëhet fjalë për vende të tjera, sanksionet imponohen lehtësisht. Por çfarë ndodh me Izraelin? Nëse këto sanksione do kishin qenë vendosur, konflikti palestinezo – izraelit do kish qenë zgjidhur me kohë.

P: Vdekja e nëntë aktivistëve në Mavi Marmara, një prej anijeve të ndaluara nga ushtria izraelite përpara se të arrinte Rrypin e Gazës në 2010, ka dëmtuar rëndë marëdhëniet ndërmjet Izraelit dhe Turqisë. C’duhet bërë që të përmirësohen marëdhëniet?

Për sa kohë që ata refuzojnë të kërkojnë falje për nëntë njerëzit me origjinë turke që humbën jetën në flotila, për sa kohë që ata refuzojnë të paguajnë kompensime familjeve dhe për sa kohë që nuk hiqet embargoja ndaj Gazës, marëdhëniet e dy vendeve nuk do të normalizohen ndonjëherë.

P: Shumë nga vendet arabe që kanë rrëzuar kohët e fundit diktaturat jetë-gjata, po shikojnë modelin turk të qeverisjes. A do kritikohet ndihma turke në të njëjtën mënyrë që kritikohet Amerika kur flet për ndryshime demokratike?

Nëse ata e duan ndihmën tonë, ne do u ofrojmë çdo asistencë për të cilën kanë nevojë. Por ne nuk kemi një mentalitet të eksportimit të sistemit tonë.

P: Marëdhënia juaj me Presidentin Bashar Assad të Sirisë duket të jetë prishur.

Është e pamundur të mbaj miqësinë me njerëz që pretendojnë të jenë udhëheqës teksa sulmojnë njerëzit e tyre, duke u shtënë atyre, duke përdorur tankse.

P: A ka patur ndonjë ndryshim në vitet e fundit në marëdhëniet midis ShBA dhe Turqisë?

Mardhënia, veçanërisht midis nesh dhe Obamës, ka qenë përherë shumë pozitive.

P: Po rreth Izraelit?

Kemi rënë dakort që nuk do dakordohemi në disa çështje.

P: çfarë këshille do i jepnit Iranit dhe ShBA që të ndihmonit për të hapur bllokimin midis dy vendeve?

Edhe pse Irani nuk ka armë nukleare, ju supozoni se ata kanë një kapacitet ushtarak të tillë dhe përpiqeni t’i ndaloni qysh prej fillimit. Më lejoni t’ju pyes, A është Izraeli apo vendet në afërsi të Izraelit të kërcënuara? Izraeli ka armë nukleare.

P: Por ju pranuat të instaloni radarët e NATOs në Turqi dhe kjo qartazi ka patur Iranin në mendje.

Instalimi i një sistemi radarësh po ekzekutohet nën kornizën e obligimeve të NATOs. Pak minuta më parë po flisja me Presidentin [Mahmud] Ahmedinexhat [të Iranit]. Ai as nuk u shqetësua të më pyesë rreth kësaj çështjeje.

P: A është integrimi në Evropë një kapitull i mbyllur?

Ne jemi ende të vendosur, sepse asnjë udhëheqës në B.E. nuk do të jetë aty përgjithmonë. Por Turqia po fuqizohet me kalimin e kohës dhe situata e shumë vendeve evropiane është e qartë.

Marre nga Revista Time

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *