Në mbledhjen e përgjithshme të Komuniteti Mysliman Shqiptar, njoftohet në faqen në internet të këtij institucioni, është diskutuar edhe fillimi i regjistrimit të popullsisë qysh prej datës 1 Tetor, regjistrim në të cilin përfshihen edhe pyetjet fesë fesë dhe etnisë. Një organizatë myslimane, Forumi Mysliman Shqiptar, ka mbështetur nismën e Aleancës Kuq e Zi në kundërshtimin e pikave 39 dhe 40 ku përfshihen pyetjet për etninë dhe fenë. Aleanca Kuq e Zi ka bërë thirje që qytetarët të grisin faqen ku përfshihen këto pyetje. Ndërsa në deklaratën e saj KMSH është shprehur në favor të regjistrimit, edhe pse me rezerva. Në të thuhet:

“Me dt. 1 Tetor 2011 ka filluar procesi i regjistrimit të popullsisë, i cili para disa kohësh ka marrë edhe formë të prerë ligjore. Duke qenë se të gjithë qytetarët e kanë detyrim plotësimin e pyetësorit të këtij censusi, me gjithë rezervat dhe skepticizmin për realizimin në mënyrë korrekte të tij, Këshilli i Përgjithshëm i KMSH-së inkurajon mbarë opinionin publik shqiptar në përgjithësi dhe qytetarët myslimanë shqiptarë në veçanti, të ushtrojnë detyrën e tyre qytetare dhe ligjore.

Çdo qytetar shqiptar duhet ta ndjejë veten të lirë në shprehjen e përkatësisë së tij fetare dhe etnike. Myslimanët shqiptarë e ndjejnë veten krenarë për përkatësinë e tyre fetare dhe etnike, prandaj të mos ngurojnë në asnjë mënyrë ta shprehin identitetin e tyre fetar dhe kombëtar.”

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *