Dalai Lama i 14 – të, Tenzin Gyatso.

Kur isha djalë i ri në Tibet, mendoja se feja ime budiste duhet të ishte më e mira dhe se fetë e tjera ishin në një farë mënyre inferiore. Tani vërej se sa naiv isha dhe sa e rezikshme mund të jetë intoleranca fetare sot.

Edhe pse intoleranca mund të jetë po aq e mocme sa vetë feja, gjithsesi ne ende shohim perhapjen e saj të fuqishme. Në Evropë shohim debate të forta rreth të sapoardhurve që mbajnë shaminë ose që dëshirojnë të ndërtojnë minare si dhe episode dhune kundra emigrantëve muslimanë. Në Lindjen e Mesme, urrejtja ndaj atyre që pasojnë fe të tjera i hedh benzinë zjarrit të luftrave.

Tensione të tilla probabilisht do rriten teksa bota bëhet më e nderlidhur dhe kulturat, popujt dhe fetë ndërthuren më shumë. Presioni që krijohet nuk teston vetëm tolerancën tonë, por dhe na obligon të promovojmë bashkëjetesën paqësore dhe mirëkuptimin në të gjithë anët e kufijve.

Cdo fe ka një kuptim ekskluziviteti si pjesë të identitetit të vet thelbësor. E megjithatë, unë besoj se ekziston një potencial i mirëfilltë për mirëkuptim të përbashkët. Është e mundur të ruash traditën tënde fetare teksa respekton, admiron dhe vlerson traditat e tjera.

Herët më janë hapur sytë nga takimi me murgun trappist, Tomas Merton në Indi pak më përpara vdekjes së tij të parakohshme më 1968. Merton më tregoi se ai mund t’i ishte më së miri besnik Krishtërimit teksa mësonte thellësisht nga fe të tjera si Budizmi. E njëjta gjë është e vërtetë për mua si një pasues besnik i Budizmit, i cili mëson nga fetë e mëdha të botës.

Një nga pikat e rëndësishme që diskutuam me murgun Merton, ishte se sa thelbësore është mëshira në mesazhin e Krishtërimit dhe Budizmit. Në leximin tim të Dhiatës së Re, unë frymëzohem nga aktet e mëshirës së Jezusit. Mrekullitë e tij të bukës dhe peshkut, shërimi dhe mësimi i tij motivohen nga dëshira për të larguar vuajtjen.

Unë besoj me vendosmëri tek forca e kontaktit personal në ngritjen e urave midis dallimeve tona dhe për këtë arsye jam dhënë pas dialogut me njerëz të vizioneve të tjera fetare. Më bën përshtypje se fokusi tek meshira, të cilën vëzhguam unë dhe Merton-i tek dy fetë tona, sherben si një fill i fuqishëm lidhës ndër fetë e mëdha. Këto ditë duhet të vëmë në dukje cfarë na bashkon.

Vereni Judaizmin, për shembull. Për herë të parë vizitova një sinagogë në Indi, më 1965, dhe jam takuar pergjatë shumë viteve me rabinë. Më kujtohet më së miri rabini në Hollandë, i cili më tregoi për Holokaustin me kaq intensitet sa që të dy u përlotëm. Kam mësuar se si Talmudi dhe Bibla përsërisin temën e mëshirës, si tek pasazhi tek Levitiku që këshillon “Duaje fqinjin si veten tënde.”

Në shumë nga takimet e mia me dijetarë hindusë në Indi, kam parë se sa thelbësore është mëshira pa egoizëm edhe tek Hinduizmi, sic shprehet, për shembull, tek Bhagavad Gita, ku lavdërohen ata të cilët “lumturohen nga mirëqënia e të gjitha qënieve.” Prekem nga mënyra se si kjo vlerë është shprehur në jetën e qënieve madhështore si Mahatma Gandi, apo më pak i njohuri Baba Amte, i cili themeloi një koloni leprozësh, jo larg nga vendbanimi tibetas në shtetin Maharashtra në Indi. Ai ushqeu dhe strehoi leprozët që ishin të përzënë. Kur fitova cmimin Nobel për paqe, bëra një donacion në koloninë e tij.

Mëshira është një lloj e rëndësishme në Islam dhe njohja e këtij fakti është bërë tejet e rëndësishme pas 11 Shtatorit, vecanërisht për t’iu përgjigjur atyre që e paraqesin Islamin si një fe militante. Në përvjetorin e parë të 11 Shtatorit, fola në Katedralen Kombëtare në Ëashington, duke apeluar që mos ndjekim verbërisht disa në media dhe që mos lejojmë aktet e dhunshme të pak individëve të përkufizojnë një fe të tërë.

Më lëjoni t’ju tregoj rreth Islamit që unë njoh. Tibeti ka patur një komunitet musliman prej rreth 400 vjetësh, e megjithatë, kontaktet e mia më të pasura me Islamin kanë qenë në Indi, ku jeton popullsia muslimane e dytë për nga madhësia në botë. Një imam në Ladakh më tha dikur se një musliman i vërtetë duhet të dojë dhe respektojë gjithë krijesat e Allahut. Në mënyrën që e kuptoj unë, Islami ka madhëruar mëshirën si një princip thelbësor shpirtëror, reflektuar në vet emrin e Zotit, “Mëshiruesi, Mëshirdhënësi,” që shfaqet në fillim të gati cdo kapitulli të Kuranit.

Gjetja e të përbashkëtave midis besimeve mund të na ndihmojë të ndërtojmë ura midis dallimeve të panevojshme në një kohë kur veprimi i unifikuar është më i nevojshëm se asnjëherë tjetër. Si qenie na duhet të përqafojmë unitetin e njerëzimit teksa përballemi me cështje globale si epidemitë, krizat ekonomike dhe shkatërrimet ekologjike. Në këto sfida, përgjigja jonë duhet të jetë si një i vetëm.

Harmonia midis feve të mëdha është bërë një ingredient thelbësor për bashkëjetesën paqësore në botë. Nga kjo perspektivë, mirëkuptimi i përbashkët midis këtyre traditave nuk është cështje që u përket vetëm besimtarëve, por ka të bëjë me gjithë njerëzimin në tërësi.

Mare nga Gazeta The New York Times

Comments

    • O Adil po e fut veten prej kaq kohesh ne nje kasavet shume te madh e eshte mire te qetesoshesh. Ky eshte artikull I nje udheheqesi te nje prej feve te medha te planetit I cili thote se pavaresisht nga dallimet ne kredon fetare, fete ndajne preukopimin per mireqenien per njeriun, qe njerezit, si qenie adamike qe jemi kemi ca karakteristika te perbashketa me gjithe diferencat. Tani cfaredo qe te besosh ti dhe nuk jam I interesuar ta di, ti ku e ke hallin se pse nje budist nuk beson ate qe beson ti? Po kjo eshte kundra vullnetit te Zotit I cili na meson ne Kuran se nuk ishte vullneti I Zotit qe te gjithe njerezit te kene nje fe. Qetesohu o njeri e mer pak fryme para se te vazhdosh sic ke kaq kohe qe po I shkaterron tensionin vetes. Zoti te ruajte e te paste ne kujdesin e Tij.

  • amin o vella per duate.
    por une nuk e kuptoj qellimin e ketyre artikujve, crendesi ka te thuhet se cfare te perbashket kemi ne dhe ata? ku eshte i gjithe synimi ky qe te vendoset theksi tek te perbashketat nderkohe qe dallimet jane shume here me te medha dhe me esenciale?! qe te vendoset paqja ne bote?! ky eshte synimi madhor? synimi me madhor i nje msulimani eshte te adhuroj Allahun pa shirk dhe me pas ti ftoje njerzit ne te, pastaj besojne ose jo nuk eshte ne dore te tij, kete une e kam te qarte, por ama me keto artikuj zbutet fryma e urrejtjes ndaj shirkut dhe mushrikinive, kufrit dhe kafirineve. paqja ne bote, nese do te vihet, nuk ka rruge tjeter vetem se duke vene paqe ne rradhe te pare me Zotin, dhe paqe me Zotin nuk ka nese nuk behesh musliman! kjo eshte doktrina jone. me duket o vella se nuk po e kutpni akoma shqetsimin tim, ndpshta nje dite do ti dale tymi dhe pasojat edhe kesaj rruge. Allahu na ruajt!

  • Ka kuptim qe c’ke me ate pune te thuhet se cfare kemi te perbashket sepse ne kete toke kemi dhe detyren te krijojme paqe e rehati qe njerezit ne liri te kene mundesi te kerkojne Zotin. Ne nje kohe kur fesadi ne toke behet shpesh ne emer te fese, e sic e dime shpesh ne emer te fese tone, atehere, ne emer te gjerave te shenjta qe ndan cdo fe, ne konfirmojme te perbashketat qe te punojme drejt ruajtjes se shenjterise se jetes, nje objektivat madhore te fese. Se c’hall ke ti me kete pune une nuk e di po Zoti te ndihmofte. Profeti na ka mesuar t’i bashkohemi cdo aleance qe eshte per mire,e per sigurine e jetes se njerezve dhe prones e dinjtetit te tyre dhe ai po fliste per aleance me idhujtare lum vellai, por perseri, Zoti te ndihmofte.

  • o Bled! nuk besoj se e ke kuptu qellimin ndryshe sdo ishe shprehu keshtu. nuk po thote askush qe te mos bashkeveprojme per gjera qe kane interes te perbashket, ashtu sic po thua se Pejgamberi beri me idhujtaret e kohes se tij, por pervec ketij fakti Pejgamberi nuk ishte entuziast per te vene ne dukje “gjerat e perbashketa” te besimit ne mes muslimaneve dhe idhujatareve!! besimi yne sado te perbashketa qe te kete me te tjeret ndahet qe ne themel qe ne bazebn e tij, keshtu qe sekondaret skane asnje rendesi, ndaj dhe Pejgamberi asnjehere te vetem ne jeten e tij nuk tentoj te bej aleanca dhe afrime duke u nisur nga nje e perbashket fetare. kurren e kurres! nese ke fakte kundershtoje! e vetmja ftese qe ne i bejme te tjereve eshte kjo qe i drejtojme ehli kitaabeve qe edhe pse jane me afer nesh per shkak te origjines se tyre mbeten kufare per ne: Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se njëri-tjetrin nuk do ta mbajmë për zot, në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!”
    keshtu pra bashkepunimi sepse jetojme ne kete bote nuk duhet te na bej kurre te shtrijme nje tjeter linje qe kalon absudivisht aty ku nuk ka ura. jam pra per ura dynjaje qe skane lidhje me doktrinen as te tyren dhe as te tonen. ideja ime eshte e qarte per ate qe kupton. natyrisht kjo per aq kohe sa ne kemi nevoje prej tyre, sic e sanksionon kete edhe historia dhe shembulli profetik.

  • Me nje fjale te veshe re qe te gjitha fete kane ne baze meshiren, solidaritetin, shqetesimin per mireqenien e qenieve te tjera njerzore, kjo qenka e demshme per ty… Zoti te ndihmofte dhe kujto fjalet e te dashurit tone Profetit, paqja qofte mbi te, tregoni meshire ne toke e do ju tregoje meshire Ai qe eshte ne qiell. Keshille vellazerore: mos mer persiper te flasesh se sa “entuziast” ka qene apo nuk ka qene Profeti alejhi selam se me duket mungese e theksuar adabi ndaj Profetit alejhi selam

  • me duket se po del nga tema dhe po e zhvendos ne drejtim krejt tjeter verejtjen time. fakti qe fe te ndryshme keshillojne meshiren e miresine nuk ka lidhje me ate qe thashe une, une thashe dhe them perderisa ne na bashkon kjo bote e kjo dynja marredhenia me ta ngelet ne keto suaza bashkuese qe eshte ekzisteneca e perbashket ne kete bote dhe per faktin se ne si musliman nuk jemi urdheruar tu mohojme njerezve ekzistencen nese ata nuk pranojne islamin si fe, por ne ndahemi me ata ne thelbe dhe baza te rendesishme qe jane shume here me te medha dhe primare sesa kontakti me ta ne ceshtje dytesore e tretesore, keshtu qe na mjafton fakti qe thashe me siper dhe nuk kemi nevoje te kerkojme gjera te tjera te perbashketa mes tyre dhe nesh sepse ato nuk kane asnje vlere para doktrines tone monoteiste dhe eskuliziviste qe nuk pranon se ne boten tjeter mund te shpetoj kush qe nuk eshte musliman, pra vella i nderuar bej dallim mes asaj qe une e pranoj tjetrin sepse ai eshte krijese e Zotit edhe pse eshte kafir dhe nuk ka nevoje te gjeje te tjera lidhje me te mes fese se tij pagane apo fe e pa pranuar tek Allahu dhe fese time. kete po them une qe ne nuk kemi nevoje fare te germojme per gjera te perbashketa mes nesh dhe atyre per te bashkeekzistuar sepse ne na mjafton sheriati yne qe e pranon ekzistencen e tyre ne kete dynja edhe sikur ata te mos kene asgje nga ato gjera dytesore dhe tretesore te perbashketa mes nesh dhe atyre.
    sa per fjalen “entuziast” une nuk shoh se ka ndonje mungese edukate ndaj Profetit (salallahu alejhi ue selem) eshte nje fjale qe ne menyre te permbledhur pershkruan nje gjendje dhe nje marredhenie te caktuar te tij me ata njerez per te cilet une po flisja. gjithsesi pertej termave qe mund te keqkuptohen a mund te me japesh nje rast sesi i Pejgamberi i Allahut ka bere dicka te ngjashme ky te vinte ne pah anet dytesore te feve te jo muslimaneve me islamin dhe perdorte kete ne te njejten linje sic po perdoret kjo sot?

    • Sigurisht qe e ke gabim sepse Profeti, alejhi selam, ka bere thirje per bashkepunim ne te mire te njerezve jo vetem me te krishtere dhe hebrenj te cilet jane fetarisht te afert me myslimanet por edhe me politeistet dhe bashkpunimi per te mire behet mbi baze veprash dhe principesh qe konsiderohen te mira nga te gjitha palet, se per ndryshe nuk do kishte motivim per bashkepunim. Mund te mbyllesh sa te duash mendesite e tua por jo principet e fese, ato nuk i mbyll dot.

  • me duket se nuk jeni duke kuptuar
    titulli i artikullit thote Shumë Besime Dhe Një e Vertetë e Vetme

    e kjo eshte 100% e gabuar dhe e pasakte

    ka vetem nje fe dhe nje besim te vertete dhe ai eshte islami..
    ne baze te kesaj te kuptohet e gjitha ajo qe ka thene dhe ska lidhje me bashkepunimin e lejuar me qafiret te cilin ju permendni…
    zaten kot nuk thone se 3/4 e debateve zgjaten nga moskuptimi i asaj qe thote tjetri

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *