“Në më të vështirat e rrethanave, përpara dhe përgjatë pranverës arabe, Taëakul Karman ka luajtur një rol prej udhëheqseje në luftën për të drejtat e grave dhe për demokraci  dhe paqe në Jemen,” tha komiteti i Nobelit për fituesen e tretë, Karman, 32 vjeç dhe nëna e tre fëmive, e cila themeloi në 2005 grupin Gra Gazetare pa Kufinj.

Ajo ka qenë një figurë kyçe ndër aktivistët e rinj në Jemen qyshkur ata filluan okupimin e sheshit qendror në Sana në Shkurt duke kërkuar fundin e regjimit të Saleh dhe shpesh ka qenë zëri i aktivistëve në televizionet arabe, duke sjell reportazhe nga terreni për situatën në sheshin jashtë Universitetit të Sanas, ku shumë aktivistë janë vrarë nga forcat qeveritare.

Ajo e quajti çmimin një fitore për popullin e Jemenit, për revolucionin jemenas dhe për të gjithë revolucionet arabe.

“Ky është një mesazh se koha e diktatorëve arabë ka marë fund. Ky është një mesazh ndaj këtij regjimi dhe gjithë regjimeve despotike se asnjë zë nuk mund të mbysë zërin e lirisë dhe dinjitetit. Kjo është një fitore për pranverën arabe në Tunizi, Egjipt, Libi, Siri dhe Jemen. Revolucioni jonë paqësor do vazhdojë gjersa të rrëzohet Saleh dhe të ngrëmë shtetin civil.”

Kreu i komitetit norvegjez të Nobelit, Thorbjorn Jagland, i that Associated Press se çmimi për Karman duhet parë si sinjal se të dy, edhe gratë edhe Islami kanë luajtur një rol të rëndësishëm në kryengitjet arabe në këtë vit. “Pranvera arabe nuk mund të ishte e suksesshme pa përfshirë gratë në të,” tha ai.

Ai tha se Karma bënte pjesë në një lëvizje muslimane që kishte lidhje me Vëllazërinë Muslimane, një grup islamist “i cili në Perëndim perceptohet si kërcënim ndaj demokracisë.” Ai vazhdoi: “Unë nuk jam dakort me këtë. Ka mjaft sinjale se kjo lloj lëvizjeje mund të jetë një pjesë e rëndësishme e zgjidhjes.”

Jagland i tha AP se ishte e vështirë të zgjidhje një udhëheqës të revoltave të pranverës arabe midis shumë blogerëve që luajtën rol në energjizimin e protestave dhe theksoi se puna e Karman filloi para revoltave arabe.

Nuk ishte e lehtë për ne të mernim dikë nga Egjipti apo Tunizia, sepse kishte kaq shumë dhe nuk donim të shonim se njëri ishte më i rëndësishëm se të tjerët.” Ai theksoi se Karman ka “filluar aktivizmin e saj kohë përpara revolucionit në Tunizi dhe Egjipt. Ajo ka qenë në Jemen, prej një kohe të gjatë, një grua me shumë kurajo.

Lexo artikullin të plotë

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *