Në debatin e së dielës në faqet e gazetës The New York Times, Steven R Shapiro, Drejtori Kombëtar Legal i Unionit Amerikan për të Drejtat Civile shkroi rreth pasojave të politikave kundra terrorizmit mbi të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara.

Letra drejtuar editorit:

Këto javë ka patur mjaft diskutime rreth gjykimit mbi të dhënat e të drejtave të njeriut në Amerikë një dekadë pas 11 Shtatorit dhe balancën midis lirive civile dhe sigurisë.

A mund të kishin shkuar punët më keq? Pa dyshim. Ne, për shembull, nuk patëm asgjë të ngjashme me internimet e japonezo-amerikanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe qeveria u zmbraps nga disa nga planet e veta më Orëelliane për shkak të kundërshtisë së publikut, përfshi krijimin e një super-dosjeje me informacione personale të titulluar Programi i Vetëdijes Totale të Informacionit.

Por nuk duhet të nënvleftësojmë dëmin që është bërë ndaj vlerave e reputacionit tonë si dhe rendit ligjor në dekadën e fundit.

Reagimi ndaj 11 Shtatorit ka përfshirë torturë, [arrestimin e paligjshëm dhe dërgimin në vende autoritare për tu interoguar të quajtur] extraordinary rendition, arrstime të tejzgjatura pa padi apo gjyq dhe burgosje në lokacione të fshehura. Këto shkelje të rënda janë pjesë e pashlyeshme në biografinë tonë në lidhje me të drejtat e njeriut, edhe pse këto shkelje kanë ndodhur kryesisht në Guantanamo dhe lokacione të tjera jashtë vendit.

Ngjarjet e fundit tregojnë se qeveria pretendon të drejtën e pakontestueshme për të vrarë qytetarë amerikanë që nuk gjenden në fushë-betejë bazuar mbi standarte të paqarta dhe evidencë sekrete.

Mijëra amerikanë tashmë gjenden në lista vëzhgimi të qeverisë pa patur ndonjë mënyrë të mirëfilltë për të kundërshtuar vënien e emrit të tyre në këtë listë apo që tu hiqet emri nga kjo listë.

Një rritje massive në vëzhgimin e qeverisë përfshin shumë njerëz që nuk dyshohen për terrorism, duke krujiar mundësinë që profilizimi në vëzhgimin qeveritar të bëhet mbi baza raciale dhe etnike.

Me kalimin e viteve, shtohet rreziku që ndryshimet ligjore që u adoptuan pas 11 Shtatorit, ndryshime që pakësojnë liritë tona civile, si fjala vjen [paketa ligjore e votuar nga Kongresi i quajtur] Patriotic Act, do bëhen pjesë permanente e sistemit tonë lega.

Së fundmi, 10 vjet pas 11 Shtatorit, ne ende nuk kemi vënë para ligjit ata që shkelën të drejtat e njeriut në emrin tonë e as nuk kemi ofruar dëmshpërblim të mirëfilltë pë rata që vuajtën si rezultat i këtyre shkeljeve.

Për të lexuar përgjigjen ndaj kësaj letre dhe përgjigjen pasuese të z. Shapiro, kliko këtu.

 

[five-star-rating]

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *