Në shtypin e sotëm mund të lexoni rreth jë imami shqiptar në Zvicër i cili ka tërhequr vëmendjen e medias pasi ka postuar në faqen e vet në internet që prindërit duhet t’i rrahin fëmijët nëse nuk falen.

 

Eduart Zaloshnja shkruan rreth regjistrimit të popullsisë.

 

Në valën e artikujve që pasuan vdekjen e kreut të fundit komunist, sugjerojmë artikullin e e shkrimtarit Agron Tufa ashtu si dhe artikullin e Ardian Vehbiut si dhe mund të lexoni intervistën e fundit të z. Alia dhënë para vdekjes. Gazeta Panorama njofton se ndër ata që kanë nderuar z. Alia në varrim kanë qenë edhe disa “sheikë” nafte nga Emiratet:

Sheikët
Kanë rënë në sy jo vetëm për veshjen tipike të besimit mysliman, por edhe për faktin se nuk janë larguar asnjë moment nga homazhet, si dhe e kanë përcjellë Alinë drejt Sharrës. Bëhet fjalë për dy sheikë, biznesmenë të fuqishëm të makinave dhe naftës, që sipas informacioneve pranë familjes, kanë ardhur apostafat me çarter nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithashtu, mësohet se ata dhe Alia janë miq të vjetër dhe vjet kanë kaluar një muaj pushime bashkë në Dubai, ku i ndjeri ka bërë njëkohësisht edhe disa vizita mjekësore.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *