Qysh me hapjen e blogut me emrin e-zani i naltë e gjer më sot kur ne kemi kaluar në formatin e një gazete online, i kemi dedikuar disa shkrime kritike zhvillimeve në KMSH, krizave e puçeve të vazhdueshme si dhe qëndrimeve që kanë dalë nga ky institucion. Në listën tonë të diskutimit, në blog dhe në faqen tonë në Facebook, ashtu si dhe në kontakte private, kemi marë një sërë reagimesh ku disa kanë mbështetur “luftën” dhe “demaskimin” tonë të KMSH – së e të tjerë na kanë akuzuar si përçarës. Duket sikur mbështetësit, ashtu si dhe ata që janë irrituar nga artikujt tanë kanë keqkuptuar në një masë të madhe mesazhin që jemi përpjekur të përçojmë dhe sqarimi i qëndrimeve mund të ndihmojë në largimin e disa paqartësive.

A ka kjo faqe një qëndrim kundra institucionit të Komunitetit Mysliman Shqiptar? Sigurisht që jo. KMSH është institucioni më i lartë përfaqsues i myslimanëve shqiptarë dhe si i tillë është edhe institucioni jonë përfaqsues, drejtues i jetës fetare të tempujve ku falemi dhe institucioneve arsimore që ushqejnë jetën shpirtërore në vendin tonë. Si i tillë, KMSH gjendet para përgjegjsisë për të kryer këtë funksion nën dritën e sfidave specifike me të cilat përballet bashkësia e besimtarëve myslimanë; gjendet para përgjegjsisë për të përfaqsuar me dinjitet këtë bashkësi dhe të mbrojë interesat e saj; gjendet para përgjegjsisë të dëgjojë zërin e atyre që supozohet të përfaqsojë dhe të jetë vetë shprehje e përfaqsimit të besimtarëve myslimanë në Shqipëri.

Kur në faqet tona kemi sjellë shqetësimin e anashkalimit të rolit të këshillit të xhamive, e kemi bërë këtë të bindur se KMSH po neglizhon respektimin e rregullave që ka vendosur mbi veten dhe po përjashton edhe përfaqsimin e besimtarëve në këtë institucion. A na bën ngritja e një kërkese të tillë përçarës? Nëse po, atëherë do na duhet ta pranojmë këtë etiketim me nder.

KMSH ka vite që përflitet për korrupsion pronash, për keqmanaxhim të pronave të trashëguara, për shitje pronash në mënyrë të dëmshme për bashkësinë. Këto nuk i kemi sjellë ne në vëmendjen e publikut, ato janë bërë të qarta gjerësisht në media, shpesh nga funksionarë të flakur të KMSH – të flakur sepse kanë ngritur zërin kundra korrupsionit. Aksesi tek kabllogramet e ambasadës amerikane (për të cilat e-zani do shkruajë së shpejti) bën të qartë se edhe funksionarët shtetrorë që meren me çështjet fetare besojnë që KMSH është e mbërthyer në konflikte pronash dhe pazaresh korruptive. A na bën ne përçarës fakti që kërkojmë transparencë në çështjen e pronave dhe një manaxhim të ndershëm të aseteve ekonomike të institucionit që na përfaqson? Nëse po, atëherë ne me nder pranojmë etiketimin e “përçarësit.”

Si mundet të na përfaqsojë në mënyrë dinjitoze një institucion kreu i të cilit njihet si figurë e korruptuar? Si mund të na përfaqsojë një figurë si z. Selim Muça, i cili nuk gëzon kredenciale fetare e intelektuale, e as staturën e një figure fetare? Në ç’mënyrë mundet z. Muça të na përfaqsojë përballë institucioneve të shtetit që e njohin si të korruptuar? Z. Muça i është përgjigjur të gjitha kritikave ndaj tij duke akuzuar kritikët si “ekstremistë” të dhunshëm, kur është se funksioni i tij është të ngrihet kundra kësaj retorike që margjinalizon besimtarët myslimanë. A na bën ne përçarës kërkesa jonë, që z. Muça të largohet nga një post që e mban nëpërmjet shkeljeve statutore, nga një post të cilit i ka sjellë njollën e aktivitetit të tij të përfolur për vite për korrupsion? Nëse po, atëherë ne e pranojmë me nder etiketën e të qenit “përçarës.”

Kabllogramet e ambasadës amerikane na tregojnë se kjo ambasadë ashtu si dhe funksionarët e shtetit shqiptarë që meren me çështjet fetare besojnë se z. Muça e përdor këtë retorikë kundra “ekstremistëve” për të heshtur zërin e kritikëve. A nuk është e turpshme që kreu i një bashkësie të demonizojë njerëzit që supozohet të përfasojë që të mbajë postin e tij? Nëse demaskimi i kësaj hipokrizie kaq të dëmshme na bën ne përçarës, ne e pranojmë me nder se jemi të tillë.

A ka kjo faqe një qëndrim antagonist kundra funksionarëve të KMSH – së, të cilët në jetën e tyre fetare dhe organizative janë frymëzuar nga figura e Fetullah Gullen? Ne kemi respektin më të madh për aktivitetin dhe idetë e ekumenizmit fetar dhe dialogut për të cilin është bërë i njohur botërisht hoxhë efendi Fetullah Gullen dhe besojmë se mesazhi i tij i dialogut ndër-fetar harmonizohet me traditën tonë fetare si dhe me sfidat e shoqërive moderne. Në këtë kontekst, besojmë se idetë e tij e të pasuesve të tij janë dobiprurës për bashkësinë tonë.

Por le të kujtojmë se imamët e mëdhenj që kanë ngritur strukturën madhështore të skolastikës islame, siç është bërë e qartë në fjalët e Imam Ebu Hanifes e të tjerëve, kanë bërë të qartë se asnjë figurë e vetme ndër dijetarët nuk mund të mbërthejë të gjithë gamën e dimensioneve të fesë dhe se feja jonë është një fe e diversitetit, që kundërshtoi qysh prej fillimit idenë e ekskluzivitetit të monopolit klerikal. Këtë monopol e kundërshtuan ata imamë të cilëve ky monopol ju ofrua. Në nderim të kësaj tradite që qëndron në thelb të dinamikës tradicionale komunitare të Islamit, ne kërkojmë që institucioni më i lartë fetar i myslimanëve shqiptarë të jetë i qartë në kundërshtimin e një monopolizimi të tillë ideor dhe të tregojë dedikimin ndaj ruajtjes së diversitetit ideor të fesë tonë. A na bën ne kjo kërkesë përçarës? Nëse po, atëherë përsëri, e pranojmë këtë etiketim me nder.

Ata që na akuzojnë si përçarës do duhet të tregojnë se çfarë hapsirash ka krijuar KMSH për të dëgjuar në mënyrë konstruktive kritikat, sygjerimet, reagimet brenda bashkësisë. Ne nuk kemi krijuar problemet që trazojnë jetën e bashkësisë tonë prej kaq vitesh, ne thjesht jemi përpjekur të krijojmë një forum ku i japim zë këtyre shqetësimeve në mungesë të rrugëve e forumeve që do duheshin krijuar nga institucioni që na përfaqson. Ne nuk jemi në luftë kundra KMSH, ne jemi në mënyrë të drejtëpërdrejtë të interesuar për mbarëvajtjen e shëndetshme të këtij institucioni sepse mbarëvajtja e saj është edhe mbarëvajtja jonë si bashkësi.

Ne kuptojmë që një pjesë e madhe e problemeve janë rjedhojë e dobësisë së trashëguar institucionale për shkak të inkuizicionit laik të komunizmit. Ne pranojmë gjithashtu se kohët e fundit janë bërë hapa të rëndësishëm në ngritjen e nivelit arsimor të shkollave që ky institucion manaxhon dhe udhëheqja e re e KMSH meriton tu njihet merita e kësaj pune. Ne kemi shprehur rezervat tona rreth Universitetit BEDER, faktit që nuk pati më shumë transparencë rreth këtij projekti, thithje më të gjerë të ideve e sugjerimeve nga figura të kualifikuara nga bashkësia si dhe për emrin e këtij universiteti. Gjithsesi duhet njohur merita e hapjes së një institucioni të tillë.

Ne nuk jemi pra në luftë me këtë institucion dhe ky nocion është sa absurd aq edhe qesharak. Por besojmë se është e rëndësishme që për mbarëvajtjen e këtij insititucioni duhet të largohet z. Muça, të ketë transparencë dhe kontroll mbi manaxhimin e aseteve ekonomike; të afirmohet funksioni i këshillave të xhamive dhe të përfaqsohet diversiteti i mendimeve në udhëheqjen e KMSH; të ketë dedikim në mbrojtje të të drejtave të bashkësisë së besimtarëve dhe të kërkohet që shteti të respektojë laicitetin duke hequr dorë nga ndërhyrje destabilizuese në jetën fetare. Këto kërkesa i konsiderojmë normale dhe nuk mendojmë se ngritja e këtyre kërkesave na bën përçarës. Por nëse kritikët tanë vazhdojnë të mendojnë kështu, ne do e pranojmë me nder këtë etiketim edhe pse përherë do jemi të interesuar të dëgjojmë zërin e tyre.[five-star-rating]

 

Comments

  • KMSH nder te tjera i ka vendos nje gjobe te madhe financiare besimtareve qe frekuentojne Medresen “Haxhi Mahmud Dashi”(se ciles duan t’ja ndyshojne dhe emrin duke e quajtur Medreseja e Tiranes). Nuk e di ne medreset e qyteteve te tjera por ne Tirane kjo rjepje shkon deri ne njiemilion e shtaqindmij lek te vjetra(njesoj si me pas kry haxhin). Nderkaq qe ka organizata te tjera muslimane te cilat jane te gatshme ta financojne Medresen duke i marre nxenesve vetem nje shume modeste si kusht per rregjistrime. E gjitha kjo behet per ti thartuar nxensit e brishte me nga 3-4 ore turqisht ne dite. Qe ceshtja e “nxehte” eshte ceshtja e turqishtes kjo u shpalps dhe u vulos perfundimisht ne rastin e kurikules se “U. Beder”. Egziston fakultet per turqishten , dhe studim deri ne nivelin Master, ndersa arabishtja gjuha e Kuranit dhe e Sunetit, gjuha e mijra dietareve dhe veprave te tyre eshte e perjashtuar dhe e sabotuar nga KMSH. Na rrofte organizimi dhe dizajni kur jemi bosh nga brenda, si Kungull i kalbur.
    Ata qe mbrojne KMSH te na sjaroje se perse desh kaq shume pare KMSH per “projektin Ramazani”, plot 17000 Euro, a per are emision raketik tek OraNews, po donte nai lek edhe Ferdi tek Shijaku. Per ceshtjen e haxhit me te cilen po i rjepin besimtaret eksluzivisht me nga 2300 Euro, po le te shkruaj ndonje tjeter, ne te kunder po i shtoj vete disa fjale.

  • Presidenti Gul gjate takimit me Topin permendi nder te tjera prezencen e dy universiteteve TURKE ne Shqiperi. Njerin e dijme qe eshte “U. Epoka” , po tjetri cili eshte? Te mos na e shese KMSH-ja “U. Beder” si universitet te sajin. Tashme qe sot e tutje do ta therresim U. Turk, sepse pervec disa te turqizumeve Made in Albania, te tjeret qe do te japim mesim, si dhe do te organizojne jeten universitare do te jene vetem Turq nga Kahrman Marashi.

  • Ezani, e ke bezdi te jesh pak me i kujdesshem ne ilustrim? Na shkeput vemendjen nga artikulli dhe na corienton mendimin dhe ndjenjat.

  • Gjithashtu, Universiteti Beder, si nje universitet qe pretendon se i perket institucionit perfaqesues te bashkesise muslimane ne kete vend, ka per detyre te jete transparent me stafin pedagogjik dhe me aplikimet e pretendenteve per kete staf. Deri tani, rezulton se kushti per te qene punonje akademik ne kete universitet nuk eshte niveli dhe kualifikimi akademik, por besnikeria apo luajaliteti ndaj nurxhinjve. Me nje fjale, ky universitet, pervec synimit per te promovuar dhe kultivuar nurxhizmin kunder sunizmit tradicional shqiptar, ka dhe nje funksion tjeter, krijimin e vendeve te reja pune per nje kaste njerezish qe, ne nje menyre apo nje tjeter, u sherbejne apo u bejne pune nurxhinjve. Ne nuk duam qe universiteti i muslimaneve te jete nje torte te cilen “partia gyleniste” e ndan per ata qe i kane sherbyer.

  • Ezan@. Keto qe them nuk jane lafe kot ne ajer. Per leket qe i rjepin nxenesve te medreses, mjafton te pyesni nxenesit dhe prinderit qe duket sikur i ka rene damllaje ne koke. Leket per kete nivel rjepjeje shkojne per xhepat e mesuesve dhe edukatoreve te konvikteve TURQ, sepse shqiptareve te fundme qe kan mbetur aty, rogat nuk u kane levizur. Ndersa TURQIT me 6 klase shkolle marrin 3 fishin e pritsve shqiptar. Dhe nje here po nuk besuat shkoni dhe pyetni nxenesit qe jane te revoltuar. Edhe dicka per Medresen; me keto ritme pas dy ose tre vjetesh, Shqiptaret e vetem qe do te mbesin ne ate institucion do te jene Babi i Patosit, dhe roja 600 vjec me radiomarse ne dore.
    Sa per 170.000 eurot qe mbeten ne tentative per tu marre si gjobvenje shoqatave dhe institucioneve te tjera me rastin e Ramazanit, shkoni dhe pyesni nenpunesit e ketyre shoqatave (gjithmone ne konfidence) se si ja kishin nda secilit gjoben njeri kaq mije euro, tjetri kaq mije euro, tamam ne traditen me te neveriteshme te KMSH. Dhe argumentimi i zyrtaruceve per kete gjobvenje te fryre ne tentative ishte,” po si do forcohet islami ne Shqiperi”. Me keto metoda vetem xhepi i disa qenjeve forcohet ne Shqiperi. Sa per ate caprazin qe e mbajne si dordolec per kryetare, na felliqi duke permen “buken qe po na shtron kryetari, kryepalamentarje, kryetari tjeter, etj” si me qene ne dreke xhenazje dhe jo neper iftare.
    Per llogarite e haxhit le te sqroje dikush tjeter se mund te jete me i detajuar per kostot e haxhit, se mua me duket disi e fryre 23oo evro.
    Hajt per hajer

  • Shikon faqen zyrtare te “U. Beder”, se cfar thote per turqishten;
    “Studimet universitare në përgjithësi kanë për qëllim aftësimin e studentëve për ushtrimin e profesionit të ardhshëm. Me realitetin e ri të krijuar në Shqipëri, gjuha turke ka fituar një rëndësi të veçantë në komunikim; rrjedhimisht njohja e kësaj Gjuhe dhe kulture krijon mundësi më të mëdha për integrim në tregun e punës”.
    Fltet per realitet te ri, se arabishtja qe ka shekuj qe flitet e levrohet nder shqiptare nuk eshte realitet, dhe sic duan ata, TURQIT, nuk duhet te jete realitet ne Shqiperi. “U. Bedr” na shqetesohet per tregun e punes. Me mire do qe, qe atyre bylmezave TURQ tu hapeshin kurse pasdite per te mesuar anglisht se ju bo dhe nder, nese duan te integrohen ne Shqiperi tu hapin dhe kurse, gjithmone pasdite, per mesimin e shqipes. KMSH, eshte felliq perfundimish me faktin e mosperfshirjes se ARABISHTES ne universitetin e “saj”. Dhe ketu e kam fjalen per te gjithe ne, si besimtare qe na kan shkel aty ku nuk mba mo, tek gjuha e “shenjte”.
    P.s. Ndonje qe do me u mor me termin i shenjte ketu le te me sjelli ndonji kopje te ndonji fedvaje perkatese, se ndryshe nuk e marr ne konsiderate.

    • Me duket sikur po problematizohet me shume sec duhet gjuha turke dhe besoj se duhet bere kujdes qe ne nje klime ku ka kaq shume stereotipe raciste anti-turke, mos shtohen te tilla edhe ne kete faqe. Lexoj nga artikulli dhe gjendem dakort me te:

      A ka kjo faqe një qëndrim antagonist kundra funksionarëve të KMSH – së, të cilët në jetën e tyre fetare dhe organizative janë frymëzuar nga figura e Fetullah Gullen? Ne kemi respektin më të madh për aktivitetin dhe idetë e ekumenizmit fetar dhe dialogut për të cilin është bërë i njohur botërisht hoxhë efendi Fetullah Gullen dhe besojmë se mesazhi i tij i dialogut ndër-fetar harmonizohet me traditën tonë fetare si dhe me sfidat e shoqërive moderne. Në këtë kontekst, besojmë se idetë e tij e të pasuesve të tij janë dobiprurës për bashkësinë tonë.

      Por le të kujtojmë se imamët e mëdhenj që kanë ngritur strukturën madhështore të skolastikës islame, siç është bërë e qartë në fjalët e Imam Ebu Hanifes e të tjerëve, kanë bërë të qartë se asnjë figurë e vetme ndër dijetarët nuk mund të mbërthejë të gjithë gamën e dimensioneve të fesë dhe se feja jonë është një fe e diversitetit, që kundërshtoi qysh prej fillimit idenë e ekskluzivitetit të monopolit klerikal. Këtë monopol e kundërshtuan ata imamë të cilëve ky monopol ju ofrua. Në nderim të kësaj tradite që qëndron në thelb të dinamikës tradicionale komunitare të Islamit, ne kërkojmë që institucioni më i lartë fetar i myslimanëve shqiptarë të jetë i qartë në kundërshtimin e një monopolizimi të tillë ideor dhe të tregojë dedikimin ndaj ruajtjes së diversitetit ideor të fesë tonë. A na bën ne kjo kërkesë përçarës? Nëse po, atëherë përsëri, e pranojmë këtë etiketim me nder.

      • Problemi kryesor qe kane nurxhinjte ne faktin qe sot jane ne krye te KMSH-se eshte legjitimiteti. Pyetja qe shtrohet eshte: Si erdhen ata ne KMSH, kush i solli dhe me c’te drejte u prijne puneve te nje bashkesie qe nuk eshte gyleniste?
        Mungesa e legjitimitetit ben qe, edhe sikur mrekullira te bejne, te jene ne te padrejte.

    • Gjithashtu, me duket joreal ky pretendim per kete ardhjen e “turqve” a thua se punet ishin persembari me pare e tashme u prishen, ne te kundert, teksa akordohem me kritikat e sjella ne artikull punet ndoshta jane me mire. E sa per ate sunizmin tradicional shqiptar, ate e shkatarroi Enver Hoxha e keshtu qe po bejme petlla me uje.

      • Sic e thashe nuk ka pike rendesie nese punojne mire apo keq turqit. Ajo qe eshte principale ne kete ceshtje eshte se kush ua ka dhene te drejten, mandatin per ti bere keto pune “te mira”?
        Ata kane ardhur ne krye te KMSH-se duke korruptuar njerez si selimet dhe kjo, edhe sikur te bejne cudira, mbetet padrejtesi, zullum, fitne, e cila zhvlefteson cdo gje te mire qe ata mund te bejne ne krye te ketij institucioni. Ata pra nuk jane te mandatuar per te punuar hic dhe kjo eshte ceshte drejtesie. Ne jemi muslimane dhe jemi ketu per te dhene drejtesi, qofte kjo edhe kunder veteve tona. Nje pune e ndertuar mbi themele padrejtesie nuk mund te kete bereqet.
        Nga ana tjeter pastaj, nese i hyjme, diskutimeve, qe ne fakt jane muhabet i gjate, ata as po punojne mire, e madje as i kane shancet per te punuar mire, pasi jane nje hierarki e ngritur mbi baze paditurie dhe mungese integriteti individual. Nje piramide ushtaresh te bindur, robokopesh te komanduar nga nje person i vetem dhe elita e tij (kaq larg realitetit shqitpar), nuk mund te punoje kurre mire.

  • Flm Ezani, jeni me te vertete forumi qe na ka munguar dhe urojme te beheni nje forum sa me i rendesishem e gjitheperfshires
    selam

  • Fakti qe sot gylenistet drejtojne komunitetin mysliman eshte faji i te gjitheve ne! Me ardhjen e nurxhinjve ne krye te KMSH eshte sofistikuar pak puna, te pakten eshte perftuar nje klime normaliteti, kaq! Pepara tyre ne komunitet kane qene gjithmone neo-komunistet dhe spiunet e shtetit te cilet e kane zhvatur KMSH e prapseprape deri tani su ka hyre gjemb ne kembe!!! I kujt eshte faji ? I nurxhinjve ? Ku jane padite penale ndaj ketyre rrufjaneve? Ku jane OJQ-te e myslimaneve ne keto pune ? Ku jane aktivistet qe te ndergjegjesojne njerzit per keto pune? Si mund te lihen akoma te lire ‘Betimet’? Atehere, te gjithe ata qe qahen per gylenistet do duhej ti ktheheshin vetes dhe te reflektonin se sa kane kontribuar ata vete ne perkeqesimin e situates ne kete komunitet! Ne menyre te vecante jane intelektualet ata qe duhej te kuptonin, projektonin, ndertonin dhe ne fund fare, te implementonin nje strategji pune ne menyre qe te shmangej sadopak katrahura e gjithe ketyre viteve. Me kete nuk kam parasysh vetem ‘revolucionin’ kundra ‘diktatoreve’, por edhe levizje te tjera alternative qe do ti ofronin orientim jo vetem komunitetit te besimtareve por edhe publikut te gjere.

    • Fiks fare. Gjithe cfare eshte bere eshte drejtuar gishti tek te tjeret dhe nje bashkesi besimtaresh qe tradita fetare do duhet tu diktonte te nisnin reflektimin nga vetja, eshte mjaftuar vetem me kritika per te tjeret. Anonim i ke rene pikes.

  • E lezetshme kjo puna e hajdutit dhe lopes…puna eshte qe hajduti hajdut mbetet, ate pune ka, po u more me hajdutin i le femijet pa buke.

    • Po ne me hajdutin do merremi, se me fillu me denu vetem rojet, te siguroj qe do te behet i gjithe populli hajdut dhe askush roje.

  • pa lexuar akoma textin nuk e di se si kalova direkt tek komentet, tek komentet me terhoqi vemendjen ai termi ” NURXHINJ ” dhe me sa arrita ti kuptoja komentuesit e tjere nuk eshte se jane kunder TURQVE sepse te gjith jemi musliman elhamdulil-lah por jane kunder atyre ” NURXHINJEVE ” qe ne emer te islamit po rjepin xhepat e donatoreve turq qe japin per hire te All-llahut duke ju thene se ne ne shqiperi po jua mesojme Kur’anin. le ti hedhim nje sy te gjithe aktiviteteve te nurxhinjeve ne shqiperi duke filluar nga kolegjet turke dhe universiteti epoka, le ti pyesim njehere se sa ata po bejne ate jua thojne donatoreve turq ( se po jua shpjegojme islamin ) sipas nurxhinjve nuk ju lejohet sepse buk jua lejon shteti. po Medreseja e Tiranes ne cfare gjendje ka qene dhe ne cfare gjendje eshte sot ? ka qene ajo medrese qe mesimet fetare kane dominuar aty ndersa sot mesimet fetare thuajse jane hequr te gjitha duke e kthyer ate shkolle ne nje Kolegj.
    ne fakt asnje nga ata nuk kane faj, sepse puna e tyre te punojne kunder islamit eshte, puna e tyre eshte qe te jene misionaret e vatikanit dhe Amerikes sepse vete guleni eshte nje agjent i tyre.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *