Shtypi 14/10/2011.





Këto ditë kanë vazhduar kontributet mbi debatin rreth revizionimit të historisë së periudhës osmane. Në këtë debat është përfshirë, nëpërmjet një interviste, edhe historiani i historisë së Shqipërisë nga ShBA, Bernd Fischer.

Fischer thotë: “Ditët e fundit ka pasur teza nga një ministër turk, sipas të cilit turqit në Ballkan dhe në Shqipëri nuk ishin pushtues, por administratorë. Si i konsideroni këto teza?
E kam ndjekur këtë debat dhe mendoj se ka arsye të mira për ta rivlerësuar këtë pjesë të historisë. Nuk mendoj se ka një kontradiktë mes termave pushtues dhe administrues, në fillim je pushtues, pastaj bëhesh administrator. Shumë vende në Ballkan, që u bënë subjekt i pushtimit otoman, panë një lloj shkalle zhvillimi edhe për qytetarin e mesëm. Kjo duhet rivlerësuar. Mendoj se është më e rëndësishme ta shikojnë rolin e pushtimit otoman, pasi përqasja që literaturat serbe kanë ndaj tij, është shumë më negative se në çdo vend tjetër.
Ndoshta se ata kanë qenë më fanatikë ndaj fesë së krishterë sesa shqiptarët, që nuk e kanë pasur me sa duket çështje të identitetit kombëtar?
Është një mundësi. Sepse krishterimi në nacionalizimin serb ka një rol shumë më të fortë, sesa roli që luan feja në Shqipëri.”

Në kundërshti me këtë intervistë, ashtu si më parë me replikën kundrejt historianit Ferid Duka, ka shkruar sociologu Fatos Tarifa.

Po kjo gazetë sjell shkrimin e shkrimtarit dhe kritikut kroat, Jurica Pavicic, për monumentet e urrejtjes në Ballkan dhe përdorimin e simboleve fetare si simbole të nacionalizmit shovinist.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *