Nga Barry Carter / The Star Ledger.

Ibtihaxh Muhamed rend me vrap të lehtë rreth palestrës së katit të dytë të qendrës Manhatane të Fencing në Nju Jork. Ajo po bën nxemjen, e etur për t’iu përveshur punës.

Gati! Lufto!

Shpatarët janë tashmë në korsi, një rrugicë e ngushtë luftimi, dhe po përballen duke mbushur ajrin me fërshëllima të mprehta si brisk. Shumë prej tyre janë aspirantë olimpikë, si ajo, duke u përgatitur për Kupën e Botës që do jetë të shtunën në Itali. Kjo garë është një mundësi tjetër për Muhamed për të fituar pikë kualifikuese në sfidën e saj për të arritur në Lojrat Olimpike të Londrës në Korrik 2012.

 

“Nuk besoj se kam dashur ndonjëherë ndonjë gjë kaq shumë”, thotë Muhamed, 25 vjeçe, nga Mapplewood. “Veç dua të sigurohem që po bëj çdo gjë të mundur për të arritur tek Lojrat Olimpike.” Kur vjen rradha e saj për duel, ajo vë maskën e skermës mbi hixhabin e saj, shamia e kokës që mbajnë gratë myslimane. Në një dhomë plot shpatarë, është gjëja e vetme që e dallon atë. Nëse ajo ja del të shkojë në Lojrat Olimpike, ajo do dallohet edhe më shumë. Zyrtarët e skermës besojnë se Muhamed ka të ngjarë të jetë femra e parë myslimane Amerikane me hixhab që konkuron në Lojrat Olimpike. Komiteti Olimpik i Shteteve të Bashkuara nuk i regjistron atletët sipas fesë, por demografia është diçka rreth së cilës Muhamed mendon, duke e ditur se ç’arritje do ishte duke qenë se shumë pak femra myslimane garojnë në sporte.

 

“Unë nuk kisha gra myslimane shembuj në botën sportive” thotë ajo. “Është vërtet e rëndësishme që njerëzit ta dinë historinë time. Mendoj se është diçka që duhet ta bëj, sepse dua që vajzat e reja myslimane të besojnë se mund të bëjnë diçka të tillë.”

 

Muhamed rankohet e dyta në Shtetet e Bashkuara dhe e 13-ta në botë në sabre për femra, një stil skerme në të cilin goditjet bëhen sipër belit me çdo pjesë të shpatës. Brenda Amerikës ajo përfaqëson Fondacionin Peter Westbrook në Nju Jork City, dhe trajnohet tek Fencers Club në Rrugën 28, ku trajner ka Akhnaten Spencer-El, një shpatar Olimpik i vitit 2000. Nën kujdesin e tij, ajo është një luftëtare taktike tepër e mprehtë e cila e befasoi botën e skermës në 2009-ën.

 

Ajo fitoi kupën kombëtare të Amerikës atë vit, duke thyer rankimet më të mira në botë. Vitin e kaluar ajo mori medaljen e bronxit në Kupën Pan Amerikane dhe fitoi një vend të dëshiruar në ekipin kombëtar Amerikan për femra.

 

“Ajo është akoma e re në lojë dhe vetëm për tu përmirësuar ka,” thotë Spencer-El.

Kthehemi te korsia. Ajo përballet me një anëtar të ekipit kombëtar Amerikan për burra, Dagmara Wozniak nga Avenel. Mund të dëgjosh xingun konstant të shpatave sabre që përplasen. Të gjithë kanë lëvizje këmbësh ultra të shpejtë si të maceve, loggaritës dhe agresivë. Ata bëjnë duel para mbrapsht duke u munduar të jenë më të mençur se kundërshtari, duke përthyer armët tek kyçi i dorës për të shënuar. Fijet e gjata elektrike tek xhaketat e tyre të skermës regjistrojnë  goditjet. Të gjithë duken si kukulla që kërcejnë mbi një fije e që sulen drejt njëri tjetrit e drejt shansit të tyre për medalje ari.

Të shkosh në Itali nuk është e lehtë. Çdo stet ka dy vende për sabre për femra, dhe Muhamed e shoqet e saj janë 4 shpataret më të mira në Amerikë. Më e mira nga to është Mariel Zagunis nga Oregon, e cila është nr. 1 në botë.

 

Muhamed nuk turbullohet. Ajo trajnohet çdo ditë përveç të djelave, duke vrapuar në mëngjes para se të kondicionohet në një palestër femrash. Në darkë ajo shkon në Nju Jork Siti për të skermuar për 4 orë. “Unë nuk ndalem,” thotë ajo. “Nuk dua të shkoj një garë e të humb një ndeshje sepse nuk u trajnova atë orë më tepër.” Mund ta dalloh që ajo është tepër konkuruese, urren të humbasë, vazhdimisht kritikon veten. Ajo është tmerrësisht e fokusuar për këtë shans të vetëm në jetë, por Muhamed edhe ndalon për gjërat e rëndësishme.

 

E treta nga pesë fëmijë, Muhamed gjen forcë në besimin e saj. Në Gusht ajo qëndroi e fokusuar gjatë Ramazanit, muaji Islamik i agjërimit gjatë ditës. Por Muhamed nuk kërkon simpati, dhe thotë se sakrificat e saj janë si ato të shumë të tjerëve. Ajo e mbajti veten të hidratuar duke u zgjuar çdo 90 minuta gjatë natës për të ngrënë e pirë. Nëse ajo ja arrin të futet në ekip, Muhamed do jetë mësuar me regjimin sepse Ramazani vitin e ardhshëm bie gjatë garave olimpike.

 

Tani për tani nuk ka rëndësi. Muhamed ka avancuar shumë në një karrierë që filloi kur ishte në vit të parë gjimnaz. Ajo rastisi këtë sport teksa po kalonin me makinë pra gjimnazit Kolumbia me nënën e saj, e cila e pa ekipin që trajnohej përmes dritareve të palestrës. Inayah Muhamed nuk e dinte çfarë po bënin por mendoi se vajza e saj duhet ta provonte sepse uniforma e mbulonte trupin duke qenë kështu e përshtatshme për rregullat e modestisë Islamike për gra. “Nuk e kisha idenë që skerma do na sillte kaq larg,” thotë nëna e saj, një mësuese në Newark. “Ajo e dashuron sportin. Nuk besoj se e kupton sa e mirë është në të.”

 

Muhamed ishte një skermuese epee, tek Kolumbia, deri sa trajneri i saj i atëhershëm, Frank Mustilli, e pa që ajo ishte më e përshtatshme për stilin luftarak të sabre. Një ditë gjatë trajnimit, Mustilli thotë se sportistja e tij e urtë u mërzit pasi u godit fort dhe shpërtheu. “Ajo më tregoi pak zjarr. Ulëriti dhe më sulmoi,” thotë Mustilli, kryetar i Aleancës për Fencing në Nju Xhersi.

 

Në Kolumbia, Muhamed gjithashtu luajti volejboll dhe softboll, por ishte kapitene e dy skuadrave të skermës për shtetin e Nju Xhersit, para se të shkonte në Universitetin Duke. Ajo arriti të hynte tre herë në ekipin kombëtar të Ligës Universitare Amerikane (NCAA) dhe në të njëjtën kohë mori diplomë të dyfishtë në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Afro-Amerikane me një nën-degë në Arabisht.

 

Pas diplomimit në 2007-ën, babai i saj, Shemsedin Muhamed, thotë që pasioni i saj për skermën nuk u mpek. Familja e mbështet atë financiarisht dhe ajo kontribuoi me ç’të mundej vjet, duke punuar si mësuese zëvendësuese në gjimnazin Shabaz në Newark dhe si trajnere skerme në Kolumbia.

 

“E di që kjo është ëndrra dhe frymëzimi i saj,” thotë babai i saj, një ish-polic i Newark në pension. “Ne besojmë që ç’të jetë e shkruar do të ndodhë.”

Ky besim e ndihmon atë me hutimet gjatë këtij rrugëtimi. Ka pasur raste kur ajo e ka pyetur veten nëse rraca apo feja e saj ka pasur të bëjë me vendimin e padrejtë të një gjyqtari. Gjatë udhëtimeve ajo është trajtuar si një e huaj që nuk di Anglisht, dhe akoma më keq, ka ndjerë shikimet që thonë “terrorist”.

 

Në Belgjikë këtë vit, zyrtarët e sigurimit i kërkuan asaj të dilte nga aeroporti nëse nuk do e hiqte hixhabin e saj. Muhamed nuk e hiqte. Nëna e saj ndërhyri dhe u arrit një kompromis që dikush ta kontrollonte hixhabin me të prekur. Muhamed thotë që është e lodhshme ti bësh të tjerët të ndihen rehat, por ajo nuk ka ndërmend të lërë “pikëpamjet prej dollapi të mbyllur” të devijojnë qëllimin e saj.

 

“Nëse Zoti do që unë të dal me sukses, askush nuk mund të ma marrë këtë gjë, “ thotë ajo. “Kjo është mënyra se si unë i qasem kësaj pune dhe besoj se kjo është ajo që më mban të qetë mendërisht dhe të fokusuar në këtë sport.”

 

Përktheu A.T.

Linku: http://blog.nj.com/njv_barry_carter/2011/10/carter_maplewood_woman_could_b.html

Comments

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *