Nga Scott Wilson dhe Craig Whitlock.*

Presidenti Amerikan Obama do dërgojë rreth 100 forca speciale Amerikane ne Uganda dhe vëndet përreth për të luftuar ndaj Lord’s Resistance Army dhe për të vrarë ose kapur liderin e saj, Joseph Kony, i cili është paditur për krime lufte për shkak të fushatës së tij disa-dekadëshe kundra civilëve në Afrikën Qëndrore.

Në një letër drejtuar Kongresit Amerikan të premten, Obama tha se forcat Amerikane do kenë një rol thjesht këshillues, të cilët do hynë në aksione luftimi vetëm në rast vetëmbrojtjeje. Dërgesa e parë ushtarake me rreth një dyzinë trupa arriti në Uganda të mërkurën, dhe do arrijë fuqinë e plotë brenda disa javëve.

Ky vendim vjen pas gati një vit studimi brenda Shtëpisë së Bardhë se si ta mbështesnin qëllimin e një ligji të kaluar nga Kongresi Amerikan për të ndihmuar vendet e Afrikës Qëndrore për të mposhtur një levizje destabilizuese guerrilase (LRA).

Zyrtarë të të drejtave të njeriut e kanë inkurajuar Obamën të çojë trupa kundër Lord’s Resistance Army, duke argumentuar se do ishte një përdorim i justifikuar i forcës për të zgjidhur një krizë humanitare. Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve e paditi Kony-n dhe 4 komandatë të tjerë në 2005 me akuza për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit.

Por dërgimi i trupave vjen në një kohë kur administrata e Obamës po tërhiqet nga fushëbetejat e Irakut dhe Afganistanit, ku luftëra të gjata e kanë testuar durimin e publikut Amerikan dhe konsumuar resurset që presidenti ka thënë se nevojiten “këtu në shtëpi”. Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se kjo vendosje trupash – më e madhja në një zonë konflikti Afrikan që kur Marinsat zbarkuan në Liberi më 2003-shin – është modeste në numër dhe në qëllime.

“Ky është një misjon këshillimi dhe ndihme,” tha Tommy Vietor, zëdhënës i National Security Council. “Është një indikator i mbështetjes sonë për përpjekjet e vazhdueshme rajonale për ta konfrontuar këtë rrezik.”

Ushtria Lord’s Resistance Army operon në zonën kufitare mes veriut të Ugandës, Republikës Demokratike të Kongos, dhe kombeve të tjera të Afrikës Qendrore prej më shumë se dy dekadash. E udhëhequr nga Kony, një ish shërbyes altari i kishës me një kompleks mesianik, kjo ushtri lufton për të instaluar një qeveri të Krishterë në Uganda të bazuar mbi 10 Urdhëresat e Biblës.

Megjithëse ka vetëm 250 anëtarë të armatosur, kjo lëvizje njihet për vrasjen e civilëve dhe për rrëmbimet, sidomos të fëmijëve. Shtëpia e Bardhë vlerëson se gati 385,000 njerëz janë zhvendosur prej fshatrave të tyre në rrajon për shkak të këtyre taktikave.

Një grup i vogël këshilltarësh Amerikanë ndihmoi një përpjekje të mëparshme të Ugandës ndaj Lord’s Resistance Army në fund të 2008 dhe fillim të 2009. Ai operacion dështoi dhe grupi i Konyt shpëtoi duke u kundërpërgjigjur me një seri masakrash ndaj civilëve.

Më pak se 24 ushtarakë Amerikanë u përfshinë në atë operacion, në të cilin ata ofruan inteligjencë dhe këshillim për trupat e Ugandës dhe Kongos që po e ndiqnin grupin e Konyt në një zonë të thellë në verilindje të Kongos. Luftëtarët e Konyt u arratisën dhe më pas shkatërruan fshatrat Kongoleze të afërta, duke vrarë disa qindra vetë, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.

 

Përktheu A.T.

Linku i origjinalit: http://www.washingtonpost.com/world/national-security/small-us-force-to-deploy-to-uganda-aid-fight-against-lords-resistance-army/2011/10/14/gIQAyDOvkL_story.html

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *