Lexojmë tek gazeta Shekulli se: “Përplasja mes Presidentit të Republikës dhe Kryetares së Kuvendit dhe sidomos replikat e kësaj të fundit që i dhanë deklaratave sfond krahinor, duket se kanë hapur debat të fortë publik.”

“Instrumentalizimi që i bën Topalli debatit duke i vendosur katolikët si superior ndaj myslimanëve është i rrezikshëm, – deklaroi mbrëmë në emisionin Opinion në TV Klan publicisti Fatos Lubonja. Sipas përfaqësuesit të qeverisë Gent Strazimiri, Topalli nuk ka dashur t’i fyejë myslimanët shqiptarë. Strazimiri ka ndërprerë vazhdimisht Lubonjën shpesh pa etikë i mbështetur nga moderatori Fevziu. Lubonja i është drejtuar ndërkohë Fevziut me fjalët: “Ke kohë që bën debate që polarizojnë Shqipërinë. Ta dija që do kishe në panel, militantë si Strazimiri, nuk të vija në emision.. Nuk mund të na marrësh ne si gazetarë e të na vesh përballë militantëve.. je bërë palë me PD-në”.

Në po këtë gazetë lexojmë shkrimin e Ardian Vehbiut rreth këtij debati:

Meqë Kryetarja Topalli jo vetëm flet lokalisht në një mjedis institucional qendror, por edhe e bën këtë me bindje, atëherë nuk mund të mos krijohet përshtypja se ajo kërkon ta theksojë prejardhjen e saj gjeografike dhe kulturore, duke i kumtuar publikut të vet, sa herë që e përdor shkodranishten, se Parlamenti i Republikës Shqiptare ka për kryetare e cila i referohet, në identitetin e vet, jo Republikës, por Shkodrës dhe Gjergj Fishtës.

Dhe ky është akt politik i kulluar. Për arsye të njohura, shumë shqiptarë, sidomos nga veriu i Shqipërisë, po ndeshin në vështirësi me standardin; kryesisht ngaqë mësimi i shqipes në shkollë, këto njëzet vjetët e fundit, ka lënë shumë për të dëshiruar. Vështirësi të ngjashme, madje edhe më të mëdha, po ndeshin sot edhe shqiptarët në Kosovë. Shto këtu edhe zbritjen e një numri të madh shqiptarësh të veriut drejt qyteteve të Shqipërisë së Mesme, për të plotësuar tablonë e një mase të madhe njerëzish, të cilët nuk e përdorin dot standardin ashtu siç do të dëshironin, dhe e perceptojnë këtë mangësi si një barrierë midis tyre dhe institucioneve qendrore të shtetit, ose mass mediave me shtrirje kombëtare.

Gjithashtu, për këtë debat ka shkruar tek Panorama Edlira Gjoni, si dhe tek gazeta Shqip nga Jetmir Shpuza.

Comments

  • Po meren me hallven e ftohte qe quhet PD. Deri sa te fryen me kete tip hallve(qe eshte pa arra edhe pa gjalp, te ngec ne fyt. Ndersa hallva tjeter ne vend te sheqerit ka limontoz)dhe me pas ta vjellin, do tu duhet disa kohe qe tu kalojne sekelldia. Konvulsionet me djerse te ftohta mund te supozohet se do ti kthjellojne disi. Por do te jene me medyshje duke i shtruar vetes pyetjen: a ja vlen te provoj pafundesish ndonje tip hallve tjeter? Dhe do te bien ne nje mendje se me mire eshte te hane vetem zahire te bome vete ke shpia, tip turshi e pasterma te cilat te garantojne sterilitet, sepse kripa ja ka vrare bakteret dhe do ndihen te sigurte(por u ka vrare edhe vitaminat me shumice).
    Keshtu do shkoje kjo pune, duke pritur me spec djegs ke goja deri sa te vije brezi i ri me tepsine e hasudes,”kalldemin e xhenetit”

    • Pasi lexon kete qe paske shkru, pra ne te tilla raste (ta shperblefshim) shqiptaret thone “mos vdeksh kurre!”; po meqe duhet me vdek nje dite, po te uroj ymer te gjate se me vdiqe gazit!

      ps: “kalldromi i xhenetit”, kur thuhet kjo metafora, zakonisht shoqerohet me perendim sysh dhe ngrejtje te lehte shpatllash, demek “s’kemi c’bojm!, duhet me e more me vrap kalldromin tashi, deri ne alivanosje!”.

  • Dhe te mos harrojme se hasudja thyen dhe ligjin e gravitetit.

    Ps. Kush nuk e di se si, te na beje me dije se ja tregojme me vone.

  • Taku, je i madh!
    Ne fakt, e ka thone edhe Qazim Mulletja: “Façizmi osht hallve”. Ne fakt, hallva e vertete pas façzmit, ka qene ajo e shokut Enver. Pas dhjetorit 90 procesi i shthurjes se rendit komunist solli shperberjen e ingrendienteve te hallves se vjeter dhe prandaj, kjo eshte arsyeja pse, njeres hallve i mungon sheqeri, e tjetres ynyra. Sepse jane orientu ne kahje te ndryshme. Po ai qe ti jep te dyja ne kete rast eshte Henri Cili. Ai e ka mire me te dyja palet.
    :))

  • Dalan & Taku, interesant me vjen ky muhabeti politik i cili shqyrtohet me terma cilesie hallve. “Po meren me hallven e ftohte qe quhet PD,” thote Taku. Dalani sjell citatin atribuar te ndjerit, Qazim Mulleti “Façizmi osht hallve” per te shpjegu me pas proceset politike post ’90 si “shperberje e ingredienteve te hallves” duke sugjeruar qe Henri Cili paska the ‘secret ingredient’ te hallves me sasine e duhur te sheqerit e ynyres. Pyetja ime eshte kjo: “Futi i top hallve” do te thote “Voto dhe Ti”? Lajmi me gjigand qe kam lexu keto dite, ne krye te krye te te gjitha hits, ishte qe kane arrestu te shkretin nipin e Haxhi Qamilit… se ka kercenu kryetaren e Parlamentit se ka thone qe ajo ka hy ne gjak me fisin e Haxhi Qamilit te shkrete. Cfare hallve eshte ky muhabet mer jahu?

  • Per te shkuar deri ne fund me dinamiken e hallves, personalisht nuk do te ha me hallven e politikes qe na ka nginj deri alivanosje. Hallvaxhiu i fundit qe na e futi eshte ai qe nuk la iftar e pazar pa shku duke ledhatu muslimanet, tashme do te ndihmoje “Motrat nga Kalkuta” per te shpernda trilecet e perendimit, ne dyert e atyre qe u ishte premtuar.
    Boll ka duruar ai nipi i Haxhi Qamilit, duke ja permend gjyshin shpesh e me shpesh. Po si nuk doli njeri more te na thote a ka pas Haxhi Qamili te drejte vote (te drejte me i fut i top hallve), apo thjeshte duhet te mbante pafundesisht Ramazan.

  • Gjuha ka rregullat e të shkruarit dhe të folurit. Është mirë që të gjithë të flasim bukur e të përdorim gjuhën letrare, por nuk është edhe tragjedi nëse njëri nga ne e flet gjuhën apo dialektin nga vjen. Prandaj, ne shqiptarët duhet të mësohemi të respektojmë edhe ata që nuk flasin dhe nuk mendojnë si ne. Ky është cmimi më i lirë i kësaj cështëje.

  • Jam dakort me mendimin tend Lubonja “Instrumentalizimi që i bën Topalli debatit duke i vendosur katolikët si superiorë ndaj myslimanëve është i rrezikshëm.”
    Por Komuniteti Islamik Shqipetare servil i politikes se dites nuk don ta kuptoje kete.
    Jo vetem qe nuk ka perparesi katolicizmi ndaj Islamit por duke pranuar qe Kurani eshte fjala e Allahut te Madheruar dhe eshte dhene rreth 600 vjet me pas ne pershtatje me evolucionin e shoqerise ne bote dhe e quajtur, gjithmone flasim sipas Kuranit, Fe e perkryer ahere themi se te gjithe librat qiellore jane fjele e Allahut te Madheruar, ndersa kurani eshte permbledhja e pergjithshme e tyre dhe persosja e besimit.
    Faleminderit per mirekuptimin.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *