Edhe Kadafi Ishte Njeri.





e-zani

Njerëz nga e gjithë bota shprehën solidaritetin dhe entuziazmin për fitoren e popullit të Libisë kundra një prej diktaturave më gjakatare e njëkohësisht më groteske të Lindjes së Mesme. Kolonel Kadafi prej katër dekadash shtypi në mënyrën më brutale popullin e tij, teksa mbështeti akte terroriste në vrasjen e civilëve në vende të tjera të botës. Bota do jetë një vend më i mirë pa praninë e tij. Por në epokën e kamerave të telefonëve dhe internetit, ne patëm rast të shohim edhe momentet e fundit përpara ndarjes së tij nga kjo botë, pamje tronditëse që të lënë një shije të hidhur.

Është më se i kuptueshëm zemërimi i popullit të Libisë ndaj Kadafit, por zemërimi nuk është udhëzuesi më i mirë në sfidën tonë të vazhdueshme për të qenë njerëz – beni Adam – fëmijët e Ademit, si na quan Zoti në Kuran, ku ndër të tjera Zoti thotë, le kad karamna beni adam (i kemi nderuar fëmijët e Ademit).

I dashuri jonë, Profeti Muhamed, paqja e bekimi i Zotit qoftë mbi të, na ka mësuar se është e ndaluar – është Harram – të prishësh, të dëmtosh trupin e njeriut, edhe pas vdekjes. Është interesante të kujtojmë se këtë mësim ai, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, ua dha shokëve e pasuesve të tij pas një beteje, kur besimtarët gjendeshin para trupave të vrarë të armiqve të tyre politeistë, atyre që i kishin persekutuar për shkak të fesë së tyre, u kishin vrarë të afërmit dhe familjarët, u kishin rrëmbyer pasurinë. Përballë trupave të atyre që i kishin persekutuar për vite të tëra, Profeti Muhamed u mësoi shokëve të tij shenjtërinë e trupit njerzor, edhe të armikut, se është krijesë e Zotit.

Mësojmë se në kohën e tensioneve komunitare mes hebrenjve dhe myslimanëve në qytetin e Medinës, i dashuri jonë, Profeti Muhamed, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, u ngrit në këmbë për të nderuar xhenazen e një hebreu dhe kur një nga pasuesit e tij erdhi të protestonte se i vdekuri që Profeti po nderonte ishte një hebre, ai, alejhi selatu ue selam, pyeti: po a nuk është dhe ai njeri, a nuk është edhe ai shpirt?

Kadafi gjeti fundin që meritojnë kriminelë si ai, por krimet e kriminelëve nuk na lejojnë të neglizhojmë detyrën – dhe nderin – që ka vendosur mbi ne Zoti për të qenë njerëz, krijesa me misionin për të përmbushur në tokë amanetin e shenjtë. Edhe trupi i një krimineli është krijesë e Zotit dhe teksa ai meritonte dënimin me vdekje, poshtërimi i trupit të tij është në kundërshtim me diktatet etike të fesë tonë. Vdekja e një njeriu, qoftë edhe një njeriu si Kadafi, duhet të na përkujtojë për fatin tonë të kthimit tek Krijuesi jonë, ashtu si na përkujton Zoti në Kuran: Nga Zoti vimë dhe tek Ai do kthehemi.

Lusim Zotin t’i japë popullit të Libisë paqe, urtësi, e qetësinë hyjnore – sekinën, pas një periudhe lufte e tronditjesh sociale dhe të na falë sa herë që dështojmë në përmbushjen e rolit tonë si beni Adam – fëmijë të Ademit.

Comments

  • Kujto ketu qe opozita e ulemave ne fllim te praktikes se autopsise kishte te bente pikerisht me ndalimin e dhunimit te integritetit te trupit, dhe me sa di, ulemate reformatore si Muhamed Abduh e nxesesit e tij gjeten mbeshtetje ne disa tekste te Ibn Kudames per te argumentuar per perdorimin e autopsise ne emer te vendosjes drejtesi per te vrarin dhe per te adresuar krimin. Gjithsesi, nderimi per trupin e te vdekurit ishte perhere nje ceshtje serioze dhe nuk ja vlen nje kriminel si Kadafi qe te maresh mbi vete kete gjynaf.

  • me vjen mire qe e nxoret kete reagim sepse me pati tronditur shume menyra si u brutalizua Gadafi para kamerave bashke me ekzekutimin e birit te tij, dhe raportet per ekzekutim me gjakftohtesi te dhjetra pasuesve te tij ne Sirte. Keto vrasje nuk perputhen me moralin islam qe une ndjej dhe jam i bindur qe nuk jane sjellje islamike.

  • e-zan,ndjeshmeria dhe tronditja e juaj per veprimin kriminal ndaj nje krimineli ju perputh plotesisht me meshiren kristiane

    • Ne fakt gabohesh, sepse po te lexoje me pak me teper vemendje, do shihje qe kerkon te ndjeke meshiren e te dashurit tone, profetit paqja qofte mbi te i derguar nga Zoti i Gjithemeshirshem – Rrahman – si manifestim i meshires hyjnore: Ne nuk te kemi derguar ty o Muhamed pervec se si meshire per gjithe boten.

      Duke qene se fe si krishterimi jane fe hyjnore, sigurisht dhe ato theksojne dimensionin e meshires.

      Te kujtoj ketu pergjigjen e Profetit nda beduinit qe u ankua kur pa profetin duke puthur koken e nipit te tij: Une nuk kam asgje ne kete fe per dike qe Zoti i ka hequr meshiren nga zemra.

  • e-zan mos beni gafa…Gadafi nuk ishte njeri…njeriu nuk eshte gjaakatar…me kete shkrim kini bere autogol …arsyetimi i juaj eshte foshnjor

    • O Hasan si te eshte dukur ty Gedafi, delfin apo qen, sic e therrisnin perendimoret. As qeni e as çdo lloj peshku nuk e meritojne masakrimin, pavarsisht se ai ishte delfini i Perendimit.
      Ne qofte se te jane erresuar syte, ik dhe merr abdes, dhe me siguri do te keshe tjeter qasje. Po nuk reflektove pas ketij veprimi, dermani do ta gjesh me veshtirsi, por do ta gjeshe dashte Zoti.

      • O Zanzibar ti drejt e ke dhe qe i thua Hasanit te shkoje te mare abdes, po me duket se nuk e ka dhe aq me Gedafin por me e-zanin… prape keshilla e abdesit mbetet me vend, si perhere.

  • Hasani qorton arsyetimin ” foshnjor” te e-zanit…o hasan a mund te na japesh ti nje arsyetim jo-foshnjor per kete pune…sigurisht pasi te ndjekesh keshillen e Zanzibar.7C3…
    Selim bej dhe ti si hasani, he te keqen…

  • Kete punen e autogolit desha po du me e pa pak me hollesisht.
    Eshte interesante se shqiptaret nuk besojne hic se njeriu mund te punoje, te luftoje dhe te debatoje per nje ide apo ideal, por perpiqen te shohin pas gjithckaje, ndonje perfitim per vete dhe demtim per tjetrin. Rrjedhimisht edhe autogoli i sinjalizuar nga arbitri me siper, eshte deshmi e natyres halucinante shqiptare, qe mendon se cdo shkrim ka per qellim me i bo gol dikujt.
    Kjo, per mua, nuk tregon gje tjeter vetem mungesen e idealit tek ai qe gjykon, ne keto raste.

  • selam Dalan, autogoli eshte goli qe i behet vetvetes ,pra me drejtperdrejt: e-zani me kete shkrim ia ka “futur” vetvetes sepse shpalosja e meshires hyjnore dhe krimineli Gedaf jane larg sa qielli me token…

    • o Shqipe!

      uroj qe te jesh nga Kosova, se keshtu ndoshta je edhe mashkull, meqe atje emri “shqipe” i adreson te dyja gjinite e shqiptarit
      A e di pse shpresoj e deshiroj te jesh mashkull? Sepse e kam te veshtire ta pranoj sidomos nga nje femer kete gjuhe te ashper, me ato metafora te sikletshme qe i ke “futur” edhe ne thonjeza.

      Meso se meshiren njeriu e perdor mbi te tjeret, qe ne fakt te meshiroje vetveten. NE kete bote asgje nuk i bejme dot kurrkujt pos vetes.

      I dashuri i Allahut, qe u dergua si meshire per gjithe botet (edhe ate te kafsheve, edhe te krimineleve) na ka lene nje amanet:

      MESHIRONI ATA QE JANE NE TOKE (pra te gjithe) QE T’JU MESHIROJE AI Q ESHTE MBI QIELL

      Krimineli meriton gjyq dhe po u gjet fajtor per shkaterrim ne toke, denohet ashtu si denon Sheriati i Allahut: as me pak, as me shume se aq. Po nuk meriton askush te shkelet me kembe deri ne vdekje e te ekspozohet tek dyqani i kasapit per pelegrinazh makaber.

  • Ti dukesh qe hyn ketu per te bere gola, ndaj dhe nuk e kupton qe shqetesimet e ngritura ne kete blog nuk kane per qellim te fitojne ndonje beteje me dike, por kane per qellim te ngrene sensibilitete, qe jane te shendetshme per shoqerine tone. Duhet te kuptosh se ka lojra mashkullore, qe pergjigjesisht jane lojera garuese (ku duhet bere patjeter gol), ka dhe lojera femerore, apo memesore, qe kultivojne perkujdesjen. Ezani synon te prodhoje pergjithesisht tipin e dyte te ligjerimit publik. Por ajo qe me habit, eshte fakti qe shoh disa femra (ne mos qofshin te gjitha po e njejta: Shqipe-Zana), qe shfaqin mbiprodhim testosteroni ne shkrimet e tyre, aq sa, edhe nje loje shtepiash duan ta organizojne ne fomre konkuruese. Per me teper, kur flitet per meshiren, nje natyre femerore, duhet ta kete me te lehte te kuptoje se meshira e Zotit, eshte e shtrire kudo, edhe tek kriminelet me te medhenj. Ti duhet ta dish historine e Ibrahimit, qe u merzit me dike qe nuk donte te permendte Zotin si bamires te Tij. Zoti i tha Ibrahimit, se Ai e kish mbajtur ne jete ate deri ne moshe te pleqerise, megjithese nuk kish qene falenderues, ndaj Ibrahimit nuk i takonte te merzitej me nje veprim. E pra, Zoti e ka mbajtur ne jete edhe Gedafin, megjithese ishte kriminel.
    Megjithate, ketu meshira ka nje tjeter dimension. Ajo ketu ka te beje me dinjitetin njerezor, jo me vepren e tij. Sigurisht, sic thuhet edhe ne shkrim, Gedafi ishte kriminel dhe e meritonte vdekjen. Por nuk jemi ne qe e meritojme barbarine, duke u sjelle si te tille, me kufomen e kriminelit. Pra, te gjymtosh kufomen e kriminelit do te thote te gjymtosh dinjitetin tend. Pasi kufoma eshte dicka qe nuk preket, sic edhe jane varret. Nese nuk e kupton kete, nuk kam c’te them tjeter. Vazhdo dhe merru me diskutime nese ishte apo jo offside, apo ishte apo jo penallti autogoli i shenuar me dore ne porten tende.

  • …shkrimi pohon papjekurine e autoreve qysh ne titullin e vet:Edhe Kadafi Ishte Njeri.
    …nese ju i percaktoni njeres thjesht ata qe kane sy ,hunde, goje dhe veshe jini ne regull, por nese me fjalen njeri nenkuptojme humanizmin dhe shume e shume vyrtyte te larta…ju del per detyre te mendoheni shume dhe te shkruani pak ose aspak…

    • Nuk eshte halli tek inati personal Zana, asnje nga artikull shkruesit nuk pretendon se e do Gedafin por ato pohojne qe per te qene brenda dhe ne perputhje me ligjin Sheriatik Gedafit duhej ti behej gjygj e nese shpallej fajtor te denohej me denimin qe meritonte. Gedafi u kap si rob dhe nuk u trajtua si i tille, mos harro se Sahabet kane vuajtur shume nen hyqmin e Mekasve idhujtare por ato nuk vepruan kunder urhderit te profetit a.s qe erdhi per sklleverit madje shume prej sklleverve u trajtuan me mire.
      Nese Gedafin do e kishin vrare gjate betejes kjo eshte tjeter gje, por forma e vrasjes se tij nuk ishte sheriatike ky eshte thelbi i diskutimit qe ben artikulli. Fjalet e tjera qe leshon ti apo ndonje tjeter vetem sa mundohen te hedhin hi syve per te terhequr vemendjen.

      Te lutem mos apliko me shprehjen “Shkruaj per te treguar se ekzistoj”

    • Zana, perpiqu ta vesh pak mendjen ne pune. Kur themi se ishte njeri, nuk themi se ishte nejrezor. Kaq gje duhet ta dasllosh. Por gjithashtu, kur themi se ishte njeri, nuk e kemi fjalen per percaktim biologjik, se ne cfare gjinie gjallesash perfshihet Gedafi. Ketu po flasim per nje kategori te detyrimeve nejrezore qe nejriu ka ndaj njeriut, qofte ky kriminel, imoral apo cfaredo tjeter. Ne rastin konrket, sjellja me robin e luftes, me diktatorin, por sidomos me kufomen, duhet trajtuar ne minimiunim e mundshem etik qe kerkon sheriati. Ne qoftese nuk e kupton kete qe po them, eshte e kote, nuk ia vlen te vashdojme me tej.

  • Selam ,basmachi guerrilla, te falenderoj ngrohtesisht,sepse me bere te njoh vetveten:hemafrodite.
    Te falenderoj gjithashtu edhe per fragmentin:
    ‘A e di pse shpresoj e deshiroj te jesh mashkull? Sepse e kam te veshtire ta pranoj sidomos nga nje femer kete gjuhe te ashper, me ato metafora te sikletshme qe i ke “futur” edhe ne thonjeza”
    Egoja tende mashkullore toleron vetem ashpersine mashkullore:karakteristike e shoqerise patriarkaliste shqiptare.Eshte mire ta dish se femrat gjuhen e ashper e kane mesuar nga meshkujt e ashper dhe te pameshirshem.

  • Sec eshte nje Shqipe-Zana ketu qe na boni corap, e ka kidnapu debatin ketu sic duket ne keqkuptim me vetveten. Hyn e del neper komente me parimin “bjeri ti bim”. Ne qofte se ka ndonje ceshtje personale me ndonje ketu, te dale ne “mejdane” te tjere dhe mos te fusi kotemkot cice mice. Nese vazhdon keshtu dhe nuk ja censurojne dufet, me mire te mos kete komente fare. Ju them qe te pulikoni dicka mbi kodin e etikes prane rubrikes “komente”.
    Hajd selam.

  • Basmachi dhe dalan, i thone nje shprehje ju me buke ata/ato me gure (ose me banalitete). Pervec faktit qe nuk eshte pare e degjuar gjekundi ne historine islame nje trajtim i tille cnjerezor,ashtu si e kuptova une, shkrimi nuk ka te beje vetem me trajtimin e Gadafit se sa me ate se si arriten ata njerez t’ia benin nje dicka te tille nje qenieje njerezore. D.m.th. nese Gadafi kishte gjithe te zezat dhe nuk ishte human pavaresisht se kishte sy,veshe, goje dhe gjera te tjera, ata zoterinjte e tjere qe e vrane dhe perdhunuan kufomen nuk me duket se e kane merituar me shume titullin njeri, sipas kritereve qe gjetem ne ndonje koment. Madje zonjat me hormone te huazuara nga meshkujt e pameshirshem dhe te ashper duhet ta dijne se ekziston edhe nje shembull i Salahudin El-Ejubit, qe permendet sot e qindra vjet edhe nga kundershtaret me te rrepte te Islamit. Dhe behet fjale per kryqtare te periudhes me erret te historise se njerezimit, qe per krime e lene ne bisht Gadafin. Po te vazhdojme te hulumtojme qofte edhe perciptas historine islame dhe te kthehemi ca me heret se Salahudini ne kohe do te gjejme debatin e famshem midis Aliut dhe Muavijes (Allahu qofte i kenaqur me ta) rreth ndeshkimit te organizatoreve te trazirave te medha ne Medine dhe vrasjes se Uthmanin r.a. Muavija ngulte kembe qe te gjithe organizatoret perfshi edhe cifutin Abdulla ibn Sebe, si koka e fitnes, dhe vrasesin e Uthmanit, te vriteshin menjehere. Por Aliu, si gjykatesi me i mire, percaktuar si i tille nga nje hadith i profetit (s.a) – “Gjykatesi me i mire nder ju eshte Aliu”, ngulte kembe qe pjesemarresve ne turbullira dhe vrasje perfshi edhe Abdulla ibn Sebe T’U BEHEJ GJYQI. Edhe dijetaret e fese sone, nga ku ne marrim tharmin per sqarimin dhe kuptimin e Islamit, jane te gjithe ne nje mendje qe Aliu kishte te drejte (per gjyqin pra). Shto ketu qe Gadafi u kap rob dhe sipas ligjeve islame robi nuk vritet, por i dorezohet te parit (Keshillit Tranzitor). Pra, sic e shikojme, Islami, feja qe ne duam dhe praktikojme, ka rregulla dhe ligje te percaktuara nga i Gjithefuqishmi dhe kundershtimi i ligjesise se Allahut vetem sa na largon ne nga e verteta. Neqoftese se duam t’u shkojme prapa epsheve tona dhe te anashkalojme fene, atehere nuk jemi shume larg Gadafit e Allahu na ruajte per kete.
    Me trishtues per mua mbetet fakti se pasi te ftohet situata dhe libianeve do t’u duhet te perballen me sfiden e ndertimit te shtetit, pamjet e percudnimit te Gadafit do t’u perlasen ne fytyre per nje kohe mbase shume te gjate jo vetem libianeve, por edhe te gjithe muslimaneve te tjere kudo, si per t’u treguar se ja, keta jeni ju.
    Per ta mbyllur, do te deshiroja shume qe debati te mos degjeneronte ne te ashtuquajturen “sfida mashkull-femer”, sepse nuk eshte fetarisht etike. Nuk besoj se ne kohet e sotme mund te justifikohemi se na “mbyti egoja e meshkujve te pameshirshem”. Kjo do te thote ta kerkosh gabimin tek te tjeret dhe jo tek vetja dhe se na pelqen te viktimizohemi. Nuk do preferoja te me respektonte dikush mendimin dhe zerin per shkak te te qenit femer, sesa per vete mendimin. Ne rast se mendimi im nuk do ta meritonte respektin, atehere kam nevoje ta ridimensionoj ate.

  • Selam,motra myslimane,Shqipe apo Zana, ju lus te jini me te kujdesshme ne komente ,sepse sjellja e keqe nuk përputhet me modelin e sjelljes femërore. Një sjellje e pahijshme nuk ka të njëjtën domethënie si për femrat ashtu edhe për meshkujt.“Seksi i dobët” duhet të kënaqet thjesht me faktin e të shkuarit mirë, duke hequr dorë nga ideja për të ecur përpara.

  • E dashur lejla, domethenia e nje sjelljeje te keqe eshte sigurisht njelloj per te dyja gjinite. Do preferoja me shume kete fjale se sa “seksi i dobet” qe perdor ti ne koment, meqenese bart ngjyrime te shumta kuptimore, qe mbase do te vene ne siklet edhe meshkujt siper (por jo ty dhe Shqipen). Por nuk me duket se ata meshkujt siper, po t’u referohemi emrave, kane perdor ndonje sjellje te pahijshme. Po edhe sikur te pretendosh per sjellje te pahijshme, na del detyra t’i kthejme ne hulline e debatit, se fundja gjithe muhabeti aty vertitet. Pra puna eshte si te nxjerrim mendime apo ndjenja me vlere nga shkrimi, si te bashkepunojme, si te nxeme dhe si te informohemi apo si te kundershtojme me mire, qe nuk do te thote aspak se po heqim dore nga ideja per te ecur perpara. Te nxenit dhe pasuruarit me dije nuk eshte lufte. Ne nje ajet kuranor thuhet: “Dhe mos debatoni me ehli-kitabet (popujt e librit), pervecse ne menyren me te mire”. Po ashtu ka edhe nje hadith te profetit ne po te njejten linje, kuptohet. Tani lejla, merre pak me mend vete si duhet te jete debati ne mesin tone.

  • po ata qe ka masakruar vrRE DHE PRERE kadafi nuk ishin njerez! ky monster ka bere krimet nga me mosntruozet ndaj popullit te tij dhe nese ndonjeri prej jush do ishte libian edhe nese nuk ishte prej atyre qe e ka pesuar direkt apo indirekt nga ky diktator do ta kuptonte mjaft mire regimin e popullit te tij “jo njerzore” ndaj ketij qeni …keshtu qe eshte kollaj te flasesh nga larg duke pare qete qete dhe nga kolltuku sesi e trajtonin kadafin, por po te kishit qene atje ndoshta do te ishti sjellur me keq sesa libianet… mos harroni se shqiptaret per hakmarrje per gjera shume here me te vogla dhe me njerez shume me perfiferik kane bere gjemen me ta as ju kujtohet 97 sec bene me ploicet e shkrete ne vlore… difernac ne mes tyre dhe kadhafit eshte si naata me diten ..e pra duhet kuptuar situata dhe reagimi i nje populli qe i ka rdhur shpirti ne maje te hundes pertej ligjeve apo normave etike qe meriton cdo njeri ka shpesh gjera qe gjykohen nga rrethanat dhe situata e jo nga ajo cka duhet te jete.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *