Elton Hatibi.

Në Pallatin e Kancelarisë në Romë nga data 14 deri më 19 tetor qëndroi e hapur ekspozita “Kur dashuria për profetin bëhet art” ( Aşk-i nebi sanat olunca). Ekspozita me 30 hilje (përshkrime të kaligrafuara të Profetit) nga autorë të ndryshëm dhe me një koleksion të madh tespihesh u organizua nga Ambasada e Republikës së Turqisë pranë Vatikanit, nën kujdesin e ambasadorit Dr. Kenan Gursoy. Holli në të cilin ishin ekspozuar veprat ndodhej në oborrin e pallatit, një ndërtesë madhështore kjo e periudhës së Rilindjes, seli e disa zyrave të Vatikanit, gjithashtu e njohur për mirëpritjen e ngjarjeve kulturore. Paralelisht me këtë ekspozitë vazhdonte të ishte e hapur për publikun një ekspozitë me vepra dhe ilustrime nga Leonardo da Vinci, ndërsa një poster njoftonte një grup eventesh me rastin e 400 vjetorit të Evlia Çelebiut, udhëtarit të famshëm osman. Veprat në ekspozitë bënin pjesë në koleksionet e z. Mehmed Çebi dhe të Bashkisë së Stambollit.

Në sallën e parë ishin ekspozuar punime klasike të mjeshtrave osmanë të shekullit XIX, Kadiasker Mustafa Izet Efendi, Mehmed Nazif dhe Mehmed Rashid. Punimet e tyre në formate kryesisht të vogla, kundrejt veprave të tjera më bashkëkohore ishin punimet më veçanta dhe më të çmuara, ndërkaq shërbenin dhe si dëshmi e vazhdimësisë së traditës së kësaj disipline arti. Në qendër të kësaj salle ekspozoheshin gjithashtu tespihe antikuare të përmasave të ndryshme, punuar artistikisht në larmi materialesh.

Më në vijim ndodheshin punimet e autorëve bashkëkohorë, grupi i parë i të cilave dilte nga kanonet tradicionale te hiljes, dhe ku vëreheshin lehtësisht individualitetet në kompozime. Gjithashtu përmasat e punimeve zmadhohen ndjeshëm për të mundësuar eksperimentimet stilistike. Në këtë zhanër spikasnin punimet e artistit të njohur Levent Karaduman, një punim i të cilit ishte përzgjedhur dhe si poster i ekspozites.

Në dy sallat e tjera mbizotëronte në punimet e autorëve një përmbajtje ndaj traditës klasike, si në kompozimin e veprës gjithashtu dhe në ligjshmëritë e tipeve të kaligrafisë. Në mesin e  kësaj kategorie binin në sy punimet e artistëve si Ahmed Felsefi, Habib Razanput, Muhamed Cevadzade dhe Savaş Cevik, tek të cilët shijohet tonaliteti dhe perzgjedhja e ngjyrave, thjeshtësia në kompozim dhe eleganca kaligrafike e shkronjave. Ndjeshëm perballë tyre përjetohej ndjesia e komunikimit me dicka të freskët dhe të gjallë, efekt i padiskutueshem i modeleve floreale që i qarkojnë, e tejkalon impaktin rutinor me një tablo fizike. Larmia e degëzimeve kaligrafike thuluthi, xheli divani etj. pasurojnë hapësirat qendrore të veprave, dhe me hijeshinë e tyre unike imponojnë respekt dhe emocione

Çfarë është hilje (hilye)? Fjala hilje vjen nga arabishtja, dhe një nga kuptimet do të thotë përshkrim. Bëhet fjalë për përshkrime fizionomike, të karakterit, sjelljes etj. Tradita muslimane ka nënkuptuar me hilje pershkrimin oral te personaliteteve duke u qëndruar besnike burimeve. Hiljet më të famshme janë ato për Profetin a.s., por nuk mungojnë përshkrime për disa sahabë, ose për profetë të mëparshëm. Përshkrimi më i njohur dhe më i përdorur i Profetit s.a. është ai nga Aliu r.a., kushëriri i tij. Gjithashtu janë te njohura dhe përshkrime të Profetit  a.s. nga bashkëkohës të tjerë të tij.

Në kulturën osmane përshkrimi i Profetit as njihet me termat Përshkrim i Lumturisë (sadet) ose Përshkrim Fisnik (sherif), dhe i pari që e përdori si disiplinë arti ishte Hafiz Osman Efendi (1642-1698), i konsideruar si një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kaligrafisë osmane. Kompozimi i hiljes, përgjithësisht i njëjtë, në krye fillohet me besmelenë e cila mund edhe të zgjatet në variante, në qendër ndodhet teksti i përshkrimi i Profetit a.s., në të shumtën e rasteve sipas rrëfimit të Aliut r.a., shoqëruar në kënde me katër emrat e kalifëve te parë. Më poshtë shkruhet ajeti kuranor “Nuk të kemi dërguar ty, pëveçse si mëshirë për botën”, ose sipas rastit “Me të vërtetë ti je i një natyre fisnike”. Më pas rreshtohen lutje për Profetin a.s. dhe përmbyll firma e autorit. Ornamentet gjeometrike e floreale kufizojnë tekstin apo ndërhyjnë në të. (Në shumicën e rasteve mjeshtrat e kaligrafisë në modelin e hiljes i janë përmbajtur tekstit të Hafiz Osman Efendiut, por nuk mungojnë risitë).

Në pikëprerjen e gjithë këtyre elementëve dhe niveleve të kumtit, do të zbresë, i personalizuar për kundruesin, portreti i Profetit.

Comments

  • Me teper se per kete un ndjej respekt per VATIKANIN-keshtjelle e KATOLICIZMIT-si mbrojtsja me e fuqishme e familjes dhe per rrjedhoje si mbrojtese e fuqishme e mbare shoqerise njerezore.

  • selam GYSIT me shoke, po kush ju paguan bre ‘BURRA’TE FSHINI KOMENTET QE SHPREHIN MENDIMET E MYSLIMANEVE QE QENDROJNE TEPER ME LART SE JU NE BESIM,NE KULTURE DHE NE KARAKTER!?

    • Ky blog rezervon te drejten te fshije komente qe nuk i konsideron te pershtatshme. Ndryshe nga ti Fatma, ne nuk pretendojme te masim nivelin e besimit te njerezve qe komentojne, kjo eshte dije e Zotit. Por sic mund te kesh pare, pas lenies se cdo komenti do lexosh qe komenti pret moderim dhe te drejten e moderimit e ka administratori i blogut. Qellon qe as adresimi yt i emrit te nje prej administratoreve nuk eshte i sakte, por gjithssi kjo nuk eshte ceshtje e jotja. Nderkohe qe te garantoj qe sa here komentet do jene etikisht te pranueshme, ato do pranohen.

    • Fatma

      per sa kohe nje blog i perkushtuar ndaj Islamit ne shqip, te lejon te publikosh nje koment ku ti thua se me teper se “kete” (shkrimi eshte per dashurine ndaj Profetit) respekton Vatikanin, nuk e kuptoj fare pse qahesh. Keto “kush ju paguan” jane shume te neveritshme dhe te rreshtojne me pjesen me qesharake te perdoruesve shqiptare te internetit. Meso se ka njerez ne bote qe nuk bien e gdhihen me lekun ne koke. Ka edhe ndonje gje tjeter me te rendesishme se leku.

      Po ta kisha pasur une (po bota eshte e padrejte) ne dore kete pune, ti do ishe perjashtuar perfundimisht prej komentimit ketu vetem prej faktit se shkruan me shkronja kapitale panevojshem, lere me per fyerje e shpifje si kjo me “kush ju paguan”. Gjeje kush paguan e kush paguhet dhe denonco diku, ose merr turpin me vete hesht.

      Nuk me duket se ketu te censuron njeri po pate etike minimale, pavaresisht fese qe ke apo nuk ke, prandaj, nese nuk je muslimane, nuk ka pse genjen njeri. Gjykuar nga sa po shkruan ketu, ma do mendja se ose nuk ia ke idene fare fese tende, dhe kjo ne rastin kur je vertet muslimane, se ndryshe nuk do respektoje nje organizate fetare me shume sesa nje profet te Zotit, cilido qofte ky profet, e cilado qofte kjo organizate. Kjo eshte ABC-ja e te qenit besimtar dhe ty nuk ta paska mesuar njeri kete. Cdo organizate fetare vepron ne baze te mesimeve qe kane transmetuar profetet, ndaj nuk ka logjike te respektohet me shume organizata fetare sesa nje profet. Nese ti nuk beson tek profetet apo tek Profeti, ky eshte problem tjeter. Por jo imi.

      Sa per ate se kush e mbron familjen, dihet se ata qe e mbrojne familjen me fort, jane ata qe krijojne familje. Askujt nuk i dhemb familja me teper se atij qe ka krijuar vete nje te tille.

      Atyre qe solidarizohen nga jashte me institucionin e familjes, sigurisht, gjithe respektet per altruizmin.

  • Alejkum selam Sinan,
    nuk mund te kerkohet respekt me teper se c’duhet vetem per faktin se eshte femeror, mendimi apo zeri, e sidomos kur shoqerohet me mungese te theksuar modestie. Nuk eshte nje gje qe kushtezohet nga gjinia
    Bashkohem me deshiren e arnautit per mundesine e ardhjes se ekspozites ne Tirane, po edhe sikur kjo te shoqerohej me fjalet “ka qene e hapur ne Pallatin e Kancelarise ne Rome”………….”seli te disa zyrave te Vatikanit” etj, etj, per te shuar merakun e Fatmes (po ca lidhje kishte ekspozita me familjen nuk mora vesh gje).

  • Forbes, te falenderoj shume per shkrimin drejtuar mua.Nese me gezoi njehere fakti qe aty kishte keshilla shume te vlefshme,nje fakt tjeter: myslimane qe gjykojne shume thelle dhe shprehen bukur sakte,me gezoi 100 here.

    ps.po ridergoj komentin per shkak te nje korrigjimi drejtshkrimor.

  • Fatma je shume larg asaj qe shkroi Forbes, megjithe ngazellimin tend per “muslimane qe gjykojne shume thelle dhe shprehen bukur sakte”

  • Shtyllasi, si metaforë e tranzicionit shqiptar

    Regjimet ndryshuan por të persekutuarit mbetën të persekutuar, e të privilegjuarit të privilegjuar
    Para disa ditësh më takuan disa miq të vjetër nga Shtyllasi i Fierit, ish të dënuar dhe të persekutuar, të cilët më shprehën një shqetësim që kishte lidhje me pronat e tyre.

    Shtyllasi është një fshat internimi, i ngritur në vitet e “arta” të diktaturës, ku fillimisht shërbeu si kamp pune për kanalin vaditës Vjosë – Levan – Fier dhe pasi mbaroi kanali, – kjo “vepër e ndritur e Partisë”, – të burgosurit politik i çuan për të ndërtuar vepra të tjera, ndërsa në Shtyllas sollën familje të internuara nga të gjitha krahinat e vendit.

    Shtyllasi mbetet gjithmonë një mozaik dhimbjesh e krahinash për të gjithë Shqipërinë që nga Veriu e deri në Jug. Të gjitha ato familje patën fatin e keq të internimit siç ishin: Ndreajt, Xherahët, Gjutajt, Mirakajt, Bazellët, Mihalët Pëllumbët, Kapa, Barutet, Kosturi, Zagorqani, etj. Ata iu nënshtruan një trajtimi çnjerëzor; që nga puna e detyruar, banimi në kushte skandaloze si dhe survejimi i rreptë nga ana e Sigurimit të Shtetit. Shumë banorë të këtij fshati nga familje të internuara përfunduan në burgje dhe arrati.

    Në vitin 1991-in, me ardhjen e demokracisë, shumë banorë të tij u larguan prej andej dhe Shtyllasi dalëngadalë u kthye për ta në një kujtim të frikshëm të së kaluarës së tyre tragjike.

    Nga ligji famëkeq Nr. 7501, familjet e tyre, të internuara ne këtë fshat, fituan tokë si gjithë të tjerët, atë tokë që për vite me radhë e kishin vaditur me gjakun, djersën dhe lotët e tyre… Ata kishin hapur toka të reja duke mbjellë plantacione të tëra me vreshta e ullinj.

    Në një pjesë të tokave të tyre kalon by-pass-i Levan – Fier. Dhe, kuptohet, për tokën e zënë paguhet një çmim i caktuar nga Qeveria. Ky çmim nuk është unik, Levani i populluar nga “agallarët” e rinj, të ardhur nga zonat e Jugut, e ka çmimin për 1600 lek m2, Shtyllasi 299 lek m2 lekë, Pojani 868 lek m2 lekë; një diferencë kjo e madhe për të njëjtën tokë.

    Ç’është ky diferencim kaq i madh?… E po, Levani, i kuadrove të Partisë dhe Pojani i lidhur ngushtë me Partinë, ndërsa Shtyllasi qendër internimi. Miqtë e mi më treguan të dokumentuara të gjitha përçapjet e tyre dëshpëruese që kanë bërë deri më sot për ta ndrequr këtë “gabim” që qeveria demokratike e “PD” paska bërë ndoshta “pa dashje“…, por deri më sot asnjë përgjigje shpresëdhënëse. E njëjta tokë, në të njëjtin vend, përkundrazi, ajo e Shtyllasit duhet të kishte vlerë më të lartë se ajo e Levanit dhe e Pojanit sepse është tokë pjellore, ndërsa çmimi i vlerësimit i ndryshëm, shumë i ndryshëm. E kjo është mëse e kuptueshme, sepse të persekutuarit duhet të mbeten gjithmonë të persekutuar, ndërsa të privilegjuarit e djeshëm duhet të jenë përjetësisht të privilegjuar. O e keqe, sa thellë janë rrënjët e tua!

    Tragjikomedia e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar nuk ka mbaruar akoma. Ajo vazhdon të luhet ethshëm mbi kurrizin e një populli të tërë dhe veçanërisht shtresës së persekutuarve, të burgosurve dhe të shpronësuarve.

    Pushtetarët e derisotëm, një pjesë e të cilëve janë hajdutë e kriminelë, dallkaukë e batakçinj që u pasuruan “habitshëm” duke kullotur azadë te livadhet e pafundme të pasurive të këtij vendi, duke i grabitur, rrëmbyer, dhuruar nga partitë apo blerë me çmime qesharake.

    Në rastin e Shtyllasit është e pranishme dhe një aferë korruptive ku dy pjesë anësore të rrugës nga 25 mijë m2 do t’i marrë një pronar anonim italian për të ndërtuar dy parkingje gjigante, të vulosura nga qeveria e Berishës…

    Dhe fshatarëve u është thënë se kjo është vendosur, ndaj ju duhet vetëm, të heshtni, të pranoni pa bëre zë grabitjen që iu bën pushteti.

    A ka drejtësi në këtë vend? Jo!…

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *