e-zani.

Lexojmë në gazetën Shekulli se

Zyrat e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo” janë shkatërruar nga sulme me bomba molotov. Sulmet kanë ardhur një ditë pas publikimit të lajmit se drejtuesit e saj kishin ‘emëruar’ Profetin e Islamit, Muhamedin kryeredaktor special për numrin e ardhshëm të revistës.

Në faqe të parë paraqitet Muhamedi hokatar. Ky veprim i revistës erdhi pas fitores së zgjedhjeve në Tunizi nga një parti islamike.

Botuesi është shprehur se pas sulmeve “nuk ka më revistë. Të gjitha pajisjet janë shkatërruar”. Bombat molotov janë hedhur nëpërmjet dritareve duke bërë që sistemit kompjuterit të marrë flakë.

Këto reagime janë sat ë trishtueshme po aq dhe revoltuese. Sigurisht që këto lloj provokimesh që shenjëstrojnë Profetin tonë, paqja dhe mirësia e Zotit qoftë mbi të, janë fyese. Por myslimanët duhet të pyesin veten të njëjtën pyetje që ngriti sheh Abdulla Adhami e të tjerë ulema: Me këto lloj reagimesh a kemi kontribuar dhe ne në ato karikatura? A kanë qenë myslimanët ambasadorë të denjë të mesazhit të njeriut për të cilin Zoti thotë se erdhi si manifestim i mëshirës së Zotit për botën? A po reflektojnë myslimanët rahman profetike?

Comments

  • Selam alejkum

    Mendoj se sa me teper te permiresohet gjendja e muslimaneve qa me teper do shtohen perpjekjet per implikimin e muslimaneve dhe krijimin e alibive ndaj tyre.

    Selam

    • Ore dashte Zoti gjendja permiresohet sa me shume po puna eshte se keto lloj reagimesh njollosin fene. Zemerimi mund te jete i drejte po jo ky lloj reagimi

  • Pervec se njollosin fene, problemi kryesor eshte se krijojne nje menyre konceptimi te shperfytyruar per fene. Nje akt i tille eshte ne kundershtim te plote me ate cfare kerkon Islami dhe nuk ka pike kuptimi qe te kundershtosh Zotin per hir te fese se Zotit. Kjo eshte absurde. per mua, keto reagime nuk vijne per motive te mirefillta fetare, por vijne si pasoje e mllefeve dhe frustracioneve qe krijohen per shkak te diskriminimit qe komuniteteve te ndryshme te huaja u behet ne shoqeri te tilla. Keto reagime jane thjesht akte te nje disekulibri emocional dhe nuk kane asnje lidhje me objektin per te cilin reagohet.

  • po te rrezatonim te gjithe ne rrahma profetike bota sot do te ishte e gjitha ne islam dhe do te flitesh arabisht prandaj ju lutem mos perfundomi ne absurd. pavaresisht nga reagimet e myslimaneve ata miqte fyerjet i kane per zanat.

    • O birikino atehere duhet me kerku te na e bejne se po u bejme thirrje qe te pasqyrojne myslimanet thelbin e fese se tyre. Nje artikull ben thirrjen e vet e dashte Zoti ka sa me shume efekt. Plus nuk eshte kusht te flisnin arabisht se jane bere afrikane, amerikane, evropiane nga te gjitha kombesire myslimane pa qene nevoja qe te gjithe te flasin arabisht. Kesisoj te besh thirrje bashkefetareve te tu qe te perkujtojne e te jetojne principet e fyre se tyre nuk me duket aq absurde.

      Kujtojme beduinin qe u habit se pa Profetin qe po puthte ne koke nipin e tij duke thene: “Une kam dhjete femije e asnjehere nuk i kam puthur.” Profeti i tha, alejhi selam, “A kam ndonje gje une ne kete fe per nje njeri qe Zoti i ka hequr rahman nga zemra?”

      Ne hadith kudsi na thuhet se Zoti i pershkruar vetes Meshire-Rahma.

      Rahma eshte ne thelb te fese e pse qenka absurde te besh thirrje qe myslimanet te harrojne kete, pavaresisht cfare bejne te tjeret?

      • nuk jam kontra Che qe kudo e kurdo te behet thirrje per ndjekjen e shembullit profetik,por islami gjykohet nga Kurani dhe jo nga njerezit qe mudohen ta pasojne. pastaj karikaturistet nuk meren me karikaturimin e muslimaneve qe jane perplot te mete , duke filluar nga une i pari, por merren me karikaturimin e Profetit Muhamed salallahu aleijhiselam qe eshte shembull per njerezine dhe ketu dallonmuhabeti. pra per te perfunduar sido te vervitet puna zullumi do vazhdoje…

  • Ne pamje te pare, revoltohesh nga keto veprime te myslimaneve. por egziston edhe nje dyshim: A vertet valle , ata te cilet sulmuan zyrat me molotov jane myslimane ? apo jemi para nje fushate kunder myslimaneve : botohen ca karikatura, hidhen zyrat ne ere te redaksise dhe pastaj….. kerkesa nga partite e ekstremit te djathte ( sic po degjojme shpesh kete term koheve te fundit) per te kufizuar ardhjen e emigranteve myslimane, debimi i tyre apo edhe ndalimi i nikabeve ( dhe me vone edhe shamite dhe mundesisht te vishen femrat me fustane sa me te ngushta qe te jene te sigurte qe poshte atyre rrobave nuk ka arme te ftohta, bomba apo femra kamikaze)? Mendoj qe duhet ti marrim me gjakftohtesi keto ngjarje: ti denojme si anti-islame por edhe nuk duhet ti besojme si ndodhi. Kush me garanton mua qe mbas ketyre shperthimeve qendrojne myslimanet? Keto dite eshte hapur ne fcb nje faqe e re ku e ka mbushur me keto foto karikatura , nje faqe antiislame ku tallet me sheriatin tone, me besimin tone, me Allahun xh.sh. Eshte ne gjuhen arabe.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *