e-zani.

Na zuri veshin në këto ditë edhe shkëmbimet politike me “Kurban.” Lexojmë se

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli pas vizitës së sotme në Komunitetin Mysliman në Tiranë i uroi të gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit.
“Është një festë që bazohet tek sakrifica. Çdo shqiptar ta shikojë me optimizëm të ardhmen. Uroj që të jetë një ditë e gëzuar dhe Bajrami i ardhëshëm më i mire”,- uroi Topalli.

Kryeparlamentarja nuk mundur ti shmangë komentet në lidhje me Kongresin e Partisë Socialiste të zhvilluar dje. “Kurban Kongresi”- komentoi shkurt Topalli.

 

Pra Topalli sapo del nga një qokë ku ka uruar myslimanët për Kurban Bajramin, e përdor fjalën “Kurban” si shënues negativ për të sulmuar oponentët e saj politikë!!!

Rama, nga ana e tij, ka zgjedhur mos i bëj urimet në selinë e KMSH –së, e cila u bë dy herë platformë elektorale e kryeministrit Berisha në zgjedhjet e kaluara, por ka uruar nga Kavaja, ku ka thënë

“Të gjithë mësojmë nga toleranca fetare. Problem ndasia pa arsye, jo njerëzore . T’i japim fund ndasive në shoqërinë tone. Bashkëjetesa fetare, vlerë që duhet përcjellë”,

 

Nuk ka munguar përgjigja ndaj deklaratës me “Kurban” të Topallit, jo përpara kamerave, por në twitter.

 

“Kurbankongres Jozefinë? Ashtu do ta doje po s’të doli! Të enjten në librari. Ço dikë ta bleje jo vetë, se bllokon trafikun me eskortën tren”, shkruan Rama në rrjetin social “Twitter”.

 

Kujtojmë se kreu i socialistëve është autori kohët e fundit i librit të titulluar “Kurban.” Ndërkohë, kryebashkiaku i ri, z. Basha, zuri në gojë atë muhabetin e vjetër të xhamisë, muhabet e premtim që është bërë pjesë e adeteve të urimit të festave për myslimanët qysh prej… dy dekadash.

Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha në ditën e festës së Kurban Bajramit u ka dhënë besimtarëve mysliman garancinë se së shpejti do të kenë xhaminë e munguar në kryeqytet.

Këto deklarata basha i bëri pas vizitës së sotme në Komunitetin Mysliman, ku u prit nga krerë të këtij komuniteti.

“Shumë shpejt mblidhet këshilli për përcaktimin e planit dhe komisioni për xhaminë. Do të nisë shumë shpejt puna e madhe dhe e mirë për t’i dhënë komunitettit xhaminë e munguar prej kohësh”,- premtoi  Basha.

 

Adeti i Bajramit solli përsëri politikanët të takohen dhe të bëjnë të njëjtat deklarata e thirrje për harmoni fetare në Shqipëri. Dikush duhet t’u thotë këtyre zonja e zotërinjëve se Shqipëria nuk po vuan nga mungesa e harmonisë fetare, por nga mungesa e harmonisë politike.

 

Ndërkohë, reporterët televizivë, ndoshta nën entuziazmin e regjistrimit fetar të popullsisë, po hedhin shorte me numrat e pjesmarrësve në faljen e Bajramit dhe për Top Channel, edhe pse pamjet që ofron nga 2010 në 2011 janë pothuaj të njëjta, besimtarët që falin Bajramin nga njëri vit në tjetrin kthehet nga “mijëra besimtarë falin Bajramin” në “qindra besimtarë falin Bajramin.” A thua është plotësuar lutja e disave që shqiptarët të kthehen në fenë e të parëve?

 

p.s. Kur Sara Palin u kthye në sensacion politik në 2008, u përfol shumë në mediat amerikane një intervistë që ajo dha teksa mbrapa saj po therreshin kokat e gjelave për festën amerikane të Thanksgiving. Të gjithë ameirkanët e dinë që gjelat që hanë kanë qenë dikur të gjallë, por qëniet njerzore kanë një lloj reaksioni negative ndaj aktit të therjes së bagëstisë, edhe pse kontribuojnë përditë nga një thikë me lëkët që shpenzojnë në restorante apo tek dyqani i kasapit. Reportazhet për këtë festë në tëlëvizionet shqiptare lënë hapsirën më të madhe të reportazhit therjes dhe rjepjes së bagëtisë. Kjo ndodh në një kohë kur kjo festë lidhet dhe me pelegrinazhin më të madh në botë, gjë që transmetohet nga gjithe televizionet e mëdha të botës dhe kjo gjë ndodh në televizionet shqiptare për Kurban Bajram se për Fitër Bajram kamerat nisen vrap e për tek burgu

Comments

  • Orientalizma eshte instiucionalizuar nga te dy krahet tashme. Cdo gje qe ka lidhje me Islamin ne Shqiperi eshte e destinuar perdite e me teper per batuta shantazhuese, me qellim denigrimin e kundershtarit. E vetmja rruge qe mund ti sillte ne terezi keta arrogante eshte qe tu mbyllesh dyert e te mos i persesh e te mos u qasesh. Por kjo zor se mund te ndodhe. Mjerisht nuk e kemi kuptuar se vec per dekor folklorik u duhemi, dhe sigurisht per te na thith votat gjate ekstazave elektorale.
    A mundet dikush nga keta top-politikanet tane ti jape leksione tolerance ndonje metropoliti per Pashke? Besoj se nuk ka budalla qe te besoje se edhe kjo mund te ndodhe tek ne perderisa simbolet e krishterimit nuk bastardohen rregullisht nga te lartpermendurit.
    Selimi le te shperndaj dhalle.

  • BERISHA PER KONGRESIN

    Komentoi dhe Kongresin e PS: “Kongresi nuk ishte kurban Kongres sic e tha Topalli pasi kurbani nuk u pranua, Jozefina mund ta ketë thënë ndoshta sepse ishte lodhur nga festimet…. Në fakt ajo që mund të thuhet dhe përmblidhet është autobusi po ecni para drejtë etërve. Unë dua ti garantoj se nuk do të ketë në atë drejtim as etër as bijë, jo sepse shqiptarët e ndanë atë kohë. E cilesoj Kurban-Kongres, por në doktrinë kurbanin duhet ta pranojë i Gjithëfuqishmi, dhe kurbani quhet kur pranohet. Por, kur nuk pranohet shkon kot. Atij nuk ju pranua, UFO-t nuk kanë shanse të pranohen. Z. UFO nuk pranohet, tentativa e tij dështo”, tha ndër të tjera Berisha në mbledhjen e grupit të PD-s
    http://www.shqiptarja.com/home/1/berisha-rama-si-ufo-kurbanin-s–ia-pranon-zoti-64810.html

  • Vazhdon prap ky Arrori te gervishti me termin “Kurban”. Sot duke perserit arritjet dhe lavazhin e perditshem te trunrit, ka ironizuar duke i sugjeruar kundershtarit te behet kurban.
    “Kur nuk ke turp, bej c’fare te duash”

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *